Fakulteti i Filologjisë

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Historiku dhe objektivat

Fakulteti i Filologjisë në Prizren ka një traditë disa vjeçare. Prizreni me rrethin dhe shoqëria shqiptare në përgjithësi kishin dhe kanë një traditë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare, që përfshin periudhën para dhe gjatë humanizmit dhe të iluminizmit. Ky fakt është i dëshmuar edhe në rrugën shkencore, por është një shtyllë e fuqishme për vazhdimësinë e traditës hulumtuese dhe shkencore. Lidhshmëria tradicionale e shkollës shqipe ka vazhduar dhe është dëshmuar edhe në periudhën e Rilindjes Kombëtare.

Fakulteti i Filologjisë në Prizren vazhdon rrugëtimin për ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës shqiptare, por edhe zhvillimin e kulturave anglofone dhe gjermanofone.

Drejtimet e studimeve, orientohen në parimet e realizimit të plan-programeve, të cilat mbështeten në udhëzimet e Ligjit të Arsimit të Lartë të Republikës së Kosovës, në udhëzimet ligjore dhe administrative të MAShT-it dhe kryesisht mbështeten në Statutit e Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit. Kështu që, duke i aplikuar standardet e nivelit më të lartë, si dhe duke u bazuar gjithnjë në kërkesat e sistemit të Bolonjës dhe Lisbonës, programet do të jenë të kompletuar dhe premtues për t’u zgjeruar, por edhe për të siguruar dhe garantuar cilësi.

Kjo njësi akademike ka tri programe të studimeve.

  • a. Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
  • b. Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • c. Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

Tri programet janë në nivelin e parë të studimeve.

Programet ofrojnë studime të mirëfillta albanologjike dhe filologjike.

Të gjitha programet janë më 240 (180) ECTS.

Programet në nivelin baçelor në përgjithësi kanë për qëllim aftësimin e studentëve për të ushtruar profesionin e tyre. Tri programet për objektiv studimi kanë gjuhën dhe komunikimi, letërsinë dhe kulturën. Këto fusha pastaj zbërthehen në lëndët e veçanta që i zhvillojnë dhe i thellojnë shkathtësitë gjuhësore dhe letrare të studentëve si dhe i zhvillojnë shkathtësitë e tyre akademike, në mënyrë që të rrisin profesionalizmin në gjuhë dhe letërsi. Studentët do të aftësohen për mësimdhënie, komunikim të rrjedhshëm në qarqet akademike dhe jo akademike dhe do të përgatiten për t’u përballuar me sfidat që mund t’i hasin në tregun e punës.

Dekanati i Fakultetit të Filologjisë për mision dhe vizion të tij ka hapjen e programeve të reja si për nivelin themelor ashtu edhe për atë pasuniversitar.

Fakulteti i Filologjisë mban lidhje me fakultetet dhe universitetet e tjera, po ashtu edhe me institucionet studimore, kërkimore e shkencore brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës.

Dekanati i Fakultetit të Filologjisë është dhe do të jetë në shërbim të studentëve.

 

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS