Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Programet Akademike:

Pjesa e përgjithshme e Fakultetit / Struktura organizative

Iniciativa për themelimin e programeve të reja studimore që lidhen me ushqimin, mjedisin dhe bujqësinë ka filluar nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, ku në dhjetor të vitit 2014 i propozoi senatit të universitetit ngritjen e një komisioni profesional që do të merret me hulumtimin e tregut të punës dhe kapaciteteve të universitetit për një fakultet të ri dhe programe të reja studimore. Komisioni në përbërje prej, Dr. Bekim Gashi, Dr. Isuf Lushi dhe Dr. Hysen Bytyqi, pas një konsultimi të gjerë me ekspertë të ndryshëm por edhe me universitet e tjera në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Slloveni dhe Itali si dhe Institucione të ndryshme shtetërore, propozoi që në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren të themelohet edhe një fakultet i ri në fushën e shkencave jetësore. Mbështetur në programet studimore që do të ofron ky fakultet dhe shembujt e tjerë nga bota perëndimore por edhe kodet e lëmive sipas Erasmus, komisioni hartoi raportin dhe i propozoi Senatit dhe KD-së që kjo njësi akademike, të emërohet: Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

Bazuar në specifikat e UPZ-së dhe kërkesat e tregut të punës në regjionin e Prizrenit por edhe mbarë Kosovës, programet e reja studimore të prezantuar në këtë raport do të kontribuojnë në rritjen e performancës së UPZ-së në përgjithësi por edhe identifikimit të këtij universiteti në veçanti. Duke marrë parasysh traditën e regjionit të Prizrenit por edhe pozitën gjeografike, atëherë, këto programe do të ndikojnë direkt ose indirekt në rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik por edhe shkencor të këtij regjioni përmes kualifikimit të ekspertëve të lëmive të ndryshme.

Mbështetur në dispozitat e nenit 55 dhe 56 të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, dhe sipas propozimit të komisionit dhe rektorit, Këshilli Drejtues i UPZ-së  përkrahi iniciativën (Vendimi nr. 183/2015, dt. 03.06.2015) që të themelohet Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Misioni i Fakultetit

Misioni themelor i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) do të jetë ofrimi i nivelit të edukimit universitar dhe pasuniversitar si dhe të merret me hulumtimet shkencore dhe punë  konsultative që kanë të bëjnë me Shkencat e natyrës së gjallë, Mjedisit dhe Agrobiznesit. Në kuadër të orientimit të vetë drejt studimit të burimeve natyrore dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tyre, fakulteti është njëri ndër institutet për të cilin ka nevojë çdo shtet me qëllim të formimit dhe mbajtjes së identitetit të tij. Mbrojtja e relievit dhe natyrës, mbrojtja e trashëgimisë natyrore, shfrytëzimi i qëndrueshëm dhe miqësor i burimeve natyrore, prodhimi dhe procedimi i ushqimit cilësor, së bashku me teknologjinë moderne paraqesin një sfidë globale e cila mund të adresohet pozitivisht duke zbatuar hulumtimet gjithnjë më të avancuara.

Misioni i fakultetit do të mbështet nga komuniteti akademik i pedagogëve, hulumtuesve shkencor, stafit teknik dhe studentëve, të cilët janë përgjegjës për mbajtjen dhe kontributin e aktiviteteve të fakultetit me nismat e tyre, punën e përhershme, diturin profesionale dhe rezultatet e punës kualitative.

Vizioni i Fakultetit

Vizion i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është përparimi i dijes, përmes aftësimit të profesionistëve të shkathtë, dhe zbatimi i saj në zhvillimin e potencialit njerëzor në funksion të zhvillimit të një shoqërie moderne në Kosovë të orientuar drejt zhvillimit duke synuar përvetësimin e trendëve moderne globale në aspektin shoqëror dhe social si dhe atë arsimor.

Me programet e tij edukative dhe shkencore, FSHJM përshpejton dhe inkurajon bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe multidisplinor në fushën e shkencave jetësore si dhe hulumtimet integrale të problemeve të zhvillimit që janë në masë të madhe shumë shtresore e të ndërlidhura me interesat e profesioneve të ndryshme. Prandaj fakulteti do të siguroj në të gjitha disiplinat shkencore dhe në programet e studimit kualitet të lartë dhe bashkëpunim, njohje me karakter internacional dhe profesional të bazuar në ekselencë.

Garancion tjetër i nivelit të edukimit, hulumtimit dhe aktiviteteve të zhvillimit në kuadër të FSHJM është krahasueshmëria e tij ndërkombëtare. Fakulteti ka nevojë të ketë pozitë profesionale solide dhe vështrim në të gjitha çështjet sociale praktike në të gjitha fushat që përfshihen në programet e tij. Kështu ai ka nevojë që aktivisht të merr pjesë në krijimin e politikave të natyrës, zhvillimit rural dhe në politikat që kanë të bëjnë me teknologjinë e pylltarisë dhe teknologjinë e ushqimit, si dhe fushat tjera gjegjëse.

Departamentet dhe Programet studimore

Për shkak të specifikave dhe disiplinave të ndryshme, ky fakultet pastaj duhet të ndahet në këto Departamente:

1. Departamenti i Agrobiznesit;

2. Departamenti i Shkencave të Ushqimit (i planifikuar për të ardhmen e afërt);

3. Departamenti i Shkencave të Mjedisit.

Programet studimore që propozohen në kuadër të këtij fakultetit, janë:

Departamenti i Agrobiznesit:

· Programi: Agrobiznes

Departamenti i Shkencave të Ushqimit

  • Programi: Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit (i planifikuar për vitin akdemik 2017/18)

Departamenti i Shkencave të Mjedisit

  • Programi: Planifikim Hapësinor (i planifikuar për vitin akdemik 2017/18)
  • Programi: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

Të gjitha këto programe studimore do të jenë 3 vjeçare (Bachelor me 180 ECTS) dhe më vonë duhet të vazhdohen me ciklin e dytë të studimeve Master, në mënyrë që të arrihen njohuri bazike si për punë ashtu edhe për aktivitete hulumtuese shkencore.

Struktura organizative e fakultetit / organogrami i fakultetit

Struktura organizative e Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit do të përbehet nga Dekani, prodekani për çështje mësimore dhe prodekani për çështje materiale.

Këshilli i Fakultetit - sipas statutit (neni 73) Këshilli duhet të ketë së paku 15 anëtarë të zgjedhur nga radha e profesorëve, deri në 2 anëtarë të zgjedhur nga radha e asistentëve, dekani, dy prodekanët, një prej administratës dhe një përfaqësues të Këshillit studentor. Anëtarët e Këshillit nga stafi akademik zgjidhen me zgjedhje të rregullta që organizohen në nivel të Universitetit Ukshin Hoti në Prizren.

Komisioni i Studimeve- është organ këshillëdhënës për Këshillin e Fakultetit, përbëhet prej 9 anëtarëve, dhe kryesohet nga Dekani i Fakultetit. Ky komision përbëhet nga prodekani për çështje mësimore, pesë mësimdhënës, një asistent dhe dy student.

Organogrami i FSHJM-së

Në kuadër të fakultetit të FSHJM-së, do të funksionojnë edhe Komisioni disiplinor dhe Komisioni për nostrifikimin e diplomave. Të gjitha komisionet, emërohen nga Këshilli i Fakultetit me propozim të Dekanit.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas