Stafi i Administrates

Ketu mund te gjeni listen e zyrave pran Universitetit te Prizrenit si dhe kontaktet e personave pergjeqes se bashku me pershkrimin e puneve per te cilat jane pergjeqes.

  1. Zyra e Financave

    • Emri i Zyrës

      Zyra për Buxhet dhe Financa

      Funksioni i Zyrës

      N[ bashkëpunim me menaxhmenti  e UPZ e bënë planifikimin e buxhetit për Universitetin e Prizrenit për vitin vijues akademik si dhe planet afatmesme të UPZ. Pas aprovimit të atyre planeve nga Këshilli Drejtues i UPZ i paraqet ato plane si kërkesa buxhetore në institucionet gjegjëse.

      I ekzekuton të gjitha pagesat e UPZ për të gjitha kategoritë ekonomike të buxhetit.

      E përcjell pagesën e pagave të personelit dhe sigurohet që ato të jenë në harmoni me kontratat në fuqi.

      U raporton udhëheqësve superior lidhur me shpenzimin e buxhetit si dhe në mënyrë periodike Këshillit drejtues të UPZ.

      Bënë analiza periodike lidhur me shpenzimin e buxhetit.

      Është përgjegjegjës për zbatimin e Ligjit mbi menaxhimin e financave publike.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Bajram Kolgeci

      E-mail

      bajram.kolgeci@uni-prizren .com

      Telefoni i Zyres

       

  2. Zyra për gjuhë boshnjake

  3. Zyrtar për Shërbime Studentore

    •  

      Emri i Zyrës

      Koordinator i Zyrës për Përkrahje dhe Mbështetje të Studenëtve

      Përkthyes për gjuhë angleze.

      Funksioni i Zyrës

      Bënë organizimin e punëtorive të ndryshme ditore dhe javore si dhe panair te karrierres me ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm "për studentët" brenda vitit kalendarik në bashkëpunim me Projektin TEMPUS. Ligjeron për studentë në trajnime në fushën e zhvillimit në karrier në kuadër të projektit TEMPUS .

      Bënë përkthime me shkrim nga gjuha shqipe ne gjuhën angleze  të tërë materialit pë Akreditim të programeve ekzistuese dhe programeve të reja, përkthen të gjitha  dokumentet zyrtare me shkrim si dhe bënë përkthim gojor për Menaxhmentin e UPZ në takime me përfaqësuesit ndërkombëtar.

      Përgjegjësi i Zyrës

       

      E-mail

       

      Telefoni

       

  4. Shërbimi i përkthimit

    • Emri i Zyrës

      Koordinator i Zyrës për Përkrahje dhe Mbështetje të Studenëtve

      Përkthyes për gjuhë angleze.

      Funksioni i Zyrës

      Bënë organizimin e punëtorive të ndryshme ditore dhe javore si dhe panair te karrierres me ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm "për studentët" brenda vitit kalendarik në bashkëpunim me Projektin TEMPUS. Ligjeron për studentë në trajnime në fushën e zhvillimit në karrier në kuadër të projektit TEMPUS .

      Bënë përkthime me shkrim nga gjuha shqipe ne gjuhën angleze  të tërë materialit pë Akreditim të programeve ekzistuese dhe programeve të reja, përkthen të gjitha  dokumentet zyrtare me shkrim si dhe bënë përkthim gojor për Menaxhmentin e UPZ në takime me përfaqësuesit ndërkombëtar.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Përparim   Avdullahu

      E-mail

      [email protected].

      Telefoni

      /

  5. Asistente administrative në zyrën e Sekretarit

    • Emri i Zyrës

      Asistente administrative në zyrën e Sekretarit

      Funksioni i Zyrës

      - Koordinon punën në zyrën e Sekretarit, bënë përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për takimet, udhëtimet zyrtare etj.;

      - Regjistron takimet, thirrjet telefonike nga vendi dhe jashtë vendit, mban adresarin (numrat) e telefonave të Sekretarit, Rektorit dhe Prorektorëve dhe të personelit në Universitet;

      - Kujdeset që telefonat të përdoren vetëm për nevoja zyrtare;

      - I mirëpret vizitorët dhe bashkëbiseduesit në telefon, i përcjell mesazhet nga Sekretari, Rektori, Prorektorët dhe udhëheqësit tjerë të Universitetit dhe i pranon ato për  të njëjtit  dhe udhëheqësit e tjerë të UPz-së;

      - Sipas nevojës merr pjesë në takimet me Sekretarin. Merr pjesë në përgatitjen e mbledhjeve, e të konferencave të ndryshme;

      - Informon fakultetet për takimet e Senatit, të Bordit dhe për takimet e tjera që organizohen në Universitet;

      - Përkujdeset dhe përgjigjet për ruajtjen e sekretit zyrtar në çështjet e Universitetit;

      - Përpunon në kompjuterin personal ose i shtyp, shkresat, raportet, memorandumet, telefakset dhe të gjitha dokumentet dhe formularët e tjerë të Universitetit që ndërlidhen me çështjet operative të Universitetit;

      - I përcjell dokumentet e Universitetit për nënshkrim dhe i ruan ato;

      - Organizon dhe bën arkivimin e dokumenteve, duke i respektuar rregullat e përgjithshme të arkivimit;

      - Kryen edhe punë të tjera nga veprimtaria e tij, të cilat ia cakton Sekretari, Rektori dhe Prorektorët.

      -

      Përgjegjësi i Zyrës

       

      E-mail

       

      Telefoni

  6. Zyra e Certifikimit

    • Emri i Zyrës

      Zyra e Çertifikimit

      Funksioni i Zyrës

      - Të siguroj që kushtet e zbatueshme të një kontrate publike të janë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës;

      - Të sigurojë që shpenzimi i parave publike sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me Rregullat e KMF;

      - Verifikon lartësinë e shpenzimeve sipas njësive dhe kodeve;

      - Kompleton dhe arkivon dokumentet financiare;

      - Verifikon dokumentacionin, vërteton saktësinë e të dhënave;

      - Kontrollon dokumentacionin mbështetës ( faturat,fletëdergesat, kontratat, vendimet dhe shkresat tjera përcjellëse);

      - Të sigurohet se të gjitha dokumentet janë të vulosura dhe të nënshkruara;

      - Mirëmban sistemimin e dosjeve, duke përfshirë te gjitha kopjet relevante;

      - Ruan dhe arkivon dokumentet e certifikuara;

      - Mirëmban regjistrat e te gjitha vendimeve te certifikuara, me detaje te sakta dhe precize për fonde sipas kërkesave për çertfikim;

      - Ushtron të gjitha detyrat të cilat i janë caktuar atij/asaj sipas Rregullave të KMF;

      - Ndihmon zyrtarin e prokurimit dhe zyrtarin për buxhet e financa sipas nevojës se paraqitur;

      - Zëvendëson zyrtarin e prokurimit dhe atë të financave në rast të mungesës së tyre nga puna;

      - Kryen dhe punë të tjera më urdhër të Rektorit dhe Prorektorëve.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Shaban Bajrami

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

       

  7. Zyrtarë për diploma

    • Emri i Zyrës

      Zyrtarë për diploma

      Funksioni i Zyrës

      - E bën futjen e shënimeve në kompjuter për kandidatët e diplomuar në Universitet:

      - E mbanë librin e amzës për numrin e të diplomuarve ;

      - Nëpërmjet kompjuterit i plotëson formularët e diplomës për kandidatët e diplomuar në studimet  themelore baçelor dhe në master,si dhe i shpërndan ato;

      - Mban evidencë të saktë dhe shtyp diploma në harmoni me legjislacionin në fuqi;

      - Raporton në zyrën për buxhet dhe financa për t’i barazuar në baza mujore të hyrat të cilat krijohen nga shtypja e diplomave;

      - Kryen edhe punë të tjera të cilat i cakton sekretar i përgjithshëm.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Abedin Balaj

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

  8. Përkthyes për gjuhë angleze.

    • Emri i Zyrës

      Koordinator i Zyrës për Përkrahje dhe Mbështetje të Studenëtve

      Përkthyes për gjuhë angleze.

      Funksioni i Zyrës

      Bënë organizimin e punëtorive të ndryshme ditore dhe javore si dhe panair te karrierres me ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm "për studentët" brenda vitit kalendarik në bashkëpunim me Projektin TEMPUS. Ligjeron për studentë në trajnime në fushën e zhvillimit në karrier në kuadër të projektit TEMPUS .

      Bënë përkthime me shkrim nga gjuha shqipe ne gjuhën angleze  të tërë materialit pë Akreditim të programeve ekzistuese dhe programeve të reja, përkthen të gjitha  dokumentet zyrtare me shkrim si dhe bënë përkthim gojor për Menaxhmentin e UPZ në takime me përfaqësuesit ndërkombëtar.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Përparim   Avdullahu

      E-mail

      [email protected].

      Telefoni

      /
  9. Zyrtar ligjor në zyrën e Këshillit Drejtues

    • Emri i Zyrës

      Zyrtar ligjor në zyrën e Këshillit Drejtues

      Funksioni i Zyrës

      Detyrat e punës:

      - Bashkërendon punën në zyrën e Këshillit Drejtues, përgatit materialet e nevojshme si dhe bënë përgatitjet teknike për takim.

      - Regjistron takimet në audio incizim si dhe mban procesverbal në takimet e Këshillit Drejtues.

      - Harton procesverbalet e mbledhjeve, vendimet si dhe të gjitha shkresat tjera të Këshillit Drejtues.

      - Procedon aktet e nxjerra nga Këshilli Drejtues për nënshkrim, evidentim /prot publikim në web.

      - Organizon dhe mirëmban materialet e Këshillit Drejtues sipas standardeve arkivore për ruajtjen e materialeve.

      - Ofron mbështetje profesionale dhe ligjore në mbledhjet kolegjiale të KD-së dhe komisioneve të KD-së në konsultim me eprorin.

      - Fton mbledhjet e Këshillit Drejtues në përputhje me dispozitat e rregullores për punën e KD-së, përkatësisht kryen punës e sekretarisë së Këshillit Drejtues.

      - Kryen edhe punë tjera të ngjashme sipas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe Udhëheqësit të Zyrës Ligjore.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Ma.sc. Abdullah Etemi

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni


  10. Zyra për të Hyra dhe Shpenzime

    • Emri i Zyrës

      Zyrtar i Lartë për të Hyra dhe Shpenzime

      Funksioni i Zyrës

      -Bënë pranimin e lëndëve të ndryshme nga njësit akademike të UPZ-së;

      - Bënë përgatitjen e lëndëve për nënshkrim për të hyra vetanake dhe buxhet te Rektori,Prorektori apo Sekretari i Përgjithshëm;

      - Bënë zotimin e lëndëve nga buxheti i rregullt dhe nga të hyra vetanake si dhe zotimin e lëndëve që kanë të bëjnë burimet financimit nga donatorët;

      - Bënë përgatitjen e lëndëve për anulim në MEF;

      - Bënë paraqitjen e raportit ditor nga sistemi i Free Balancit  përgjegjësve për financa;

      - Bënë pagesat e shërbimeve publike, pagesat e furnizimeve të ndryshme si dhe përgatitjen e dokumenteve standarde për prokurim publik;

      - Sipas nevojës merr pjesë në Komision për vlerësimin e ofertave,vazhdon procedurën për autorizim dhe certifikim në MASHT, kryen punët e finalizimit në MEF, kryen pagesat dhe banë barazimin në bazë të ekstrakteve dhe historive;

      - Bënë barazimin e pagesave të studentëve në bazë të raporteve të bankave dhe raporteve të fakulteteve;

      - Kryen edhe detyra të tjera të cilat i kërkojnë udhëheqësit;

      Përgjegjësi i Zyrës

      Azem Ramadani

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

  11. Zyra e Prokurimit

    • Emri i Zyrës

      Zyra e Prokurimit

      Funksioni i Zyrës

      - Planifikimet paraprake për vitin fiskal;

      - Parallogarit e llogaritur e vlerave për produkte, shërbime ose punë;

      - Vlera, lloji dhe kushtet e kontratave publike

      - Specifikimet dhe llojet e blerjeve, kryerjes së shërbimeve;

      - Përcaktimi I kushteve përmbajtjesore të kontratave publike;

      - Inicimi i aktiviteteve të prokurimit (shpalljet, mbledhja, hapja dhe vlerësimi I ofertave);

      - Ushtrimi i aktivitetit të prokurimit në mënyrë transparente, pa diskriminim dhe duke ruajtur sekretet afariste.

      - Është përgjegjës për ruajtjen dhe mbikëqyrjen e aseteve të UPZ-së;

      - Kryen edhe detyrat si zëvendës I zyrtarit të financave dhe ati të zyrtarit të certifikimit te pagesave sipas nevojës;

      - Kryen edhe punët ë tjera më rekomandim të Rektorit dhe Prorektorëve.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Udhëheqës i Zyrës së Prokurimit: Egzon Kryeziu

      Zyrtar për Prokurim: Bajram Kolgeci

      E-mail

      [email protected]

      [email protected]

      Telefoni

       

  12. Asistente administrative në zyren e Rektorit

    • Emri i Zyrës

      Asistente administrative në zyren e Rektorit

      Funksioni i Zyrës

      - Koordinon punën në zyrën e Rektorit në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për takimet, udhëtimet zyrtare etj.

      - Regjistron takimet, thirrjet telefonike nga vendi dhe jashtë vendit, mban adresarin (numrat) e telefonave të rektorit dhe prorektorëve dhe të personelit në Universitet,

      - Kujdeset që telefonat të përdoren vetëm për nevoja zyrtare,

      - I mirëpret vizitorët dhe bashkëbiseduesit në telefon, i përcjell mesazhet nga rektori, prorektorët dhe udhëheqësit tjerë të Universitetit dhe i pranon ato për rektorin, prorektorët dhe udhëheqësit tjerë të UPz-ës,

      - Sipas nevojës merr pjesë te rektori gjatë përkthimeve nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas. Merr pjesë në përgatitjen e mbledhjeve, të konferencave, duke përfshirë këtu edhe prenotimet hoteliere.

      - Informon fakultetet dhe shkollat e larta për takimet e Senatit, të Bordit dhe për takimet e tjera që organizohen në Universitet,

      - Përkujdeset dhe përgjigjet për ruajtjen e sekretit zyrtar në çështjet e Universitetit.

      - Përpunon në kompjuterin personal ose i shtyp letrat, raportet, memorandumet, telekset, telefakset e të gjitha dokumentet dhe formularët e tjerë të Universitetit që ndërlidhen me çështjet operuese të Universitetit,

      - Njëra prej tyre e udhëheq edhe arkivin e Universitetit,

      - I përcjell dokumentet e Universitetit për nënshkrim dhe i ruan ato,

      - Organizon dhe bën arkivimin e dokumenteve, duke i respektuar rregullat e përgjithshme të arkivimit.

      Përgjegjësi i Zyrës

       

      E-mail

       

      Telefoni

      029 232-140
  13. Vozitës i Rektorit

    • Emri i Zyrës

      Vozitës i  Rektorit

      Funksioni i Zyrës

      - Është përgjegjës te drejtoj veturat qe i ka në dispozicion universiteti, sipas urdhrit te shkruar dhe gojor te rektorit, prorektorit;

      - Ngarkohet me veturat e Rektoratit te Universitetit te Prizrenit dhe kujdeset për mirëmbajtjen, pastërtinë dhe qe veturat te jen ne gjendje te rregullt teknike;

      - Vozit Rektorin dhe udhëheqësit  tjerë te Universitetit;

      - Sipas nevojës bën vozitjen e personelit te universitetit;

      - Kryen intervenimet teknike te vogla ne vetura;

      - Mban evidencën mbi kilometrazhin e kaluar dhe shpenzimet e lëndëve djegëse dhe mjeteve tjera shpenzuese për veturat qe drejton;

      - Se bashku me zyrtarin përkatës kujdeset për kohen e regjistrimit te automjeteve;

      - Kryen edhe punët e pranim dozimit e dërgesave te postes;

      - Sipas nevojës kryen edhe punët e korrierit dhe portierit;

      - Kryen edhe punët e tjera te cilat ia cakton Rektori i UPz-së

      Përgjegjësi i Zyrës

      Blerim Shehu

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

      044-258-357

  14. Zyrtar për Asete-Pasuri

    • Emri i Zyrës

      Zyrtare për Asete-Pasuri

      Funksioni i Zyrës

      - Sigurimin dhe menaxhimin efektiv, efikas dhe të besueshëm të pasurisë;

      - Bënë mirëmbajtjen e saktë e të dhënave mbi pasuritë përmes përcjelljes sistematike të regjistrit të pasurive, me qellim të vlerësimit dhe raportimit të vlerës së tyre;

      - Bënë mirëmbajtjen e saktë e të dhënave mbi pasuritë për qëllime të vlerësimit dhe raportimit të vlerës së tyre;

      - Siguron procese adekuate, efikase dhe transparente përkitazi me tjetërsimin e pasurive;

      - Përpilon dhe mirëmban regjistrin e pasurisë që është në pronësi të Universitetit;

      - Bënë regjistrimin në regjistrin kontabël dhe sistemin e thesarit të pasurive me vlera më të larta se 1000€;

      - Bënë regjistrimin e pasurive kapitale dhe jo kapitale në regjistrat kontabël dhe regjistrin e pasurisë mbi bazën e çmimit fillestar dhe të blerjes;

      - Mban evidencën e pasurisë se mjeteve themelore dhe te inventarit ne përdorim;

      - Regjistron ne fre balance sipas çmimeve te furnizimit;

      - Mban librat e amortizimit te pasurisë e kështu me radhë;

      - Kryen edhe punë të tjera të cilat ia caktojnë udhëheqësit.

      Përgjegjësi i Zyrës

       

      E-mail

       

      Telefoni

       

  15. Bibliotekar

    • Emri i Zyrës

      Bibliotekar

      Funksioni i Zyrës

      - Organizon punën në Bibliotekën e Universitetit;

      - Organizon dhe udhëheq bazën e të dhënave mbi punën shkencore hulumtuese të mësimdhënësve të Universitetit;

      - Hulumton bazën e të dhënave shkencore teknologjike;

      - Kryen edhe punën e zyrtarit të bibliotekës në rast se në Universitet nuk do të ketë zyrtar të bibliotekës;

      - Kryen të gjitha punët e regjistrimit të librave, broshurave dhe revistave në bibliotekë;

      - Rregullon bibliotekën sipas nomenklaturës, e cila aplikohet;

      - I jep librat për shfrytëzim studentëve, mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve;

      - Sipas nevojës bën edhe kujdestari në sallat e leximit, të cilat i shfrytëzojnë studentët;

      - Kryen edhe punë të tjera të ngjashme dhe sipas urdhrave të Rektorit, Prorektorëve, Dekanëve

      - të fakulteteve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Denis Mallata

      Hekuran Kabashi

       

      E-mail

      [email protected],

      [email protected]

      Telefoni

       

  16. Zyra për Infrastrukturë dhe Furnizim

    • Emri i Zyrës

      Zyra për Infrastruktur dhe Furnizim

      Funksioni i Zyrës

      - Përgatit dokumentet për projekte duke përfshirë planin, specifikacione dokumentet teknike,,instruksionet,shtrirjen e punës,faturat e sasisë dhe aprovimin financiar.

      - Asiston në punën e menaxhmenti të UPZ dhe bashkëpunon me financat sipas nevojës

      - Mbikëqyrë dhe monitoron kontratat e administruara nga UPZ për infrastrukturë, duke u siguruar që janë respektuar konstruktimi, materiali dhe standardet e kontraktimit.

      - Ndihmon ne menaxhimin dhe përshtatjen e hapësirave për funksionimin dhe realizimin e punës ne UPZ

      - Mbikëqyre dhe drejton te gjitha punët ndërtimore te cilat realizohen ne UPZ nga kontraktohet, donatoret dhe komuna.

      - Mban përgjegjësit për ekzekutimin e punimeve ne fushën e përgatitjes profesionale qe ka, respektivisht realizimin e projekteve përcaktuara për UPZ.

      - Asiston ne përgatitjen e paraqitjes se buxhetit dhe te raporteve te tjera te nevojshme financiare për punët e infrastrukture.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Udhëheqëse e Divizionit për  Infrastrukturës dhe Furnizim: Ma sc.Edona Berisha, Arkitekte

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

  17. Zyra për Buxhet dhe financa

    • Emri i Zyrës

      Zyra për Buxhet dhe financa

      Funksioni i Zyrës

      - Përgatitë propozimin e buxhetit dhe përpilon kërkesat e nevojshme

      - për Universitetin e Prizrenit dhe bën dorëzimin e propozim buxhetit dhe kërkesave për përvetësime në MEF;

      - Koordinon punën me  të gjitha zyrat e njësive akademike të UPz-së

      - për përpunimin e matricave për buxhetin e UPz-së;

      - Bën harmonizimin e kërkesave të njësive akademike të UPz-së me kufirin fillestar të përcaktuar nga MFE;

      - Fut të dhënat fillestare në sistemin e BDMS-së, për kërkesat fillestare të njësive pas harmonizimit në nivel të UPz-së për numrin e të punësuarve sipas formularëve dhe koeficienteve për paga, shpenzimet e mallrave dhe shërbimeve sipas kategorive dhe kodeve të përcaktuar nga Thesari, shpenzimet komunale, transfertet dhe subvencionet, shpenzimet kapitale, etj.;

      - Futja e projekteve kapitale te propozuara dhe të llogaritura nga njësitë organizative të UPz-së ne sistemin e PIP-it, llogaritur sipas formave të përcaktuara nga MEF për projekte kapitale;

      - Bën planifikimin dhe përpilimin e kesh planit për UPz-së pas miratimit te buxhetit dhe dorëzimi në MEF –thesar;

      - Bën kërkesat për alokimin e mjeteve nga thesari sipas  periudhave tre mujore;

      - Përcjellë zotimet e mjeteve sipas planifikimit me buxhet dhe sipas planit të keshit të kërkuar nga UPz, respektivisht njësitë akademike të UPz-së;

      - Bënë rishikimin e buxhetit dhe harmonizimin i tij me rebalancin,

      - përgatitë raportet periodike dhe vjetore për Këshillin Drejtues  të UPz-së dhe MEF;

      - Përgatitë pasqyra financiare  për MEF;

      - Bën planifikimin e të hyrave vetjake sipas MIM-it për arkëtimin e të hyrave vetjake  nga njësitë akademike;

      - Bënë planifikimin për shpërndarje dhe realizim mjeteve sipas MIM;

      - Të sigurojë që të gjitha transaksionet financiare të  kryera në UPz të regjistrohen nç Regjistrin e Kontabilitetit të Thesarit;;

      - Të sigurojë që të gjuha faturat e rregullta të pranuara të dorëzohen menjëherë për pagesë përmes sistemit të thesarit;

      - Mbikëqyrë kryerjen e detyrave dhe punëve në sektorin e financave dhe të punësuarit e njësive akademike për çështje financiare;

      - Jep këshilla dhe sugjerime për punët dhe detyrat lidhur me financat me sektorin e financave ne nivel te UPz-së, (të punësuarit në sektorin e financave të administratës qendrore për çdo dite, ndërsa të punësuarve në njësitë akademike kohë pas kohe),

      - Përgatitë propozimin për shfrytëzimin e pushimit vjetor të të punësuarve në financa;

      - Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe procedurave buxhetore dhe financiare në shërbimin përkatës;

      - Është person kontaktues për çështje financiare ,në mes të UPz-së dhe MFE-së;

      - Kryen edhe detyra tjera që kërkohen nga udhëheqësit e tij superior.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Bjaram Kolgeci U.D.

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

  18. Zyrtar administrativ për gjuhë Boshnjake

    • Emri i Zyrës

      Zyrtar administrativ për gjuhë Boshnjake

      Funksioni i Zyrës

      - Bën përkthimin me gojë dhe me shkrim të dokumenteve në shqip-serbokroatisht(boshnjakisht)anglisht dhe anasjelltas;

      - Mirëmban webfaqen zyrtare të UPZ-së në gjuhen serbokroate(boshnjake)

      - Përpilon publikime dhe lajmërime të ndryshme të ndryshme universitare në UPZ në gjuhen serbokroate(boshnjake);

      - Kryen edhe detyra tjera që i caktohen nga ana e punëdhënësit.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Jasmin Jusufi

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

  19. Auditor i brendshëm

    • Emri i Zyrës

      Auditor i brendshëm

      Funksioni i Zyrës

      - Është përgjegjës për organizimin, kryerjen, mbikëqyrjen, dhe ushtrimin e të gjitha aktiviteteve të auditimit të brendshëm, si dhe për dorëzimin e rezultateve të auditimit te menaxhmenti i lartë;

      - Është përgjegjës për përzgjedhjen e auditorëve të brendshëm në baza konkurruese, pas konsultimit nga lista e auditorëve të brendshëm e siguruar nga NJQH dhe në pajtim me ligjet tjera të zbatueshme në Kosovë, legjislacioni për shërbimin civil;

      - Është përgjegjës për të siguruar zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve përcaktuar me Ligjin Mbi Auditimin e Brendshëm;

      - Është përgjegjës për të siguruar përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut për rishikim dhe miratim te menaxhmenti i lartë;

      - Është përgjegjës për përgatitjen e dorëzimit e raporteve tre mujore, gjashtë mujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit te menaxhmenti i lartë.

      - Merr informata të certifikuara nga Thesari, Banka Qendrore e Kosovës dhe cilado Organizatë Publike apo Private në lidhje me xhirollogaritë dhe/ose transaksionet aktuale ose të mbyllura që përfshinë subjektet mbi të cilat Zyra për auditim të brendshëm ka kompetenca sipas nenit 10 pika 1 të Ligjit Mbi Auditimin e Brendshëm;

      - I mirëmban të gjitha dosjet e raporteve të auditimit, shënimet gjithëpërfshirëse, të shkruara në lidhje me të gjitha çështjet, dëshmitë, që kanë të bëjnë me ato raporte dhe me të gjitha rekomandimet e dhëna menaxhmentit të lartë, të cilat duhet të ruhen së paku  7 (shtatë) vjet;

      - Është përgjegjës për raportimin e menjëhershëm te menaxhmenti i lartë për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit dhe dhënien e propozimeve për përmirësimin e sistemeve, si dhe njoftimin e autoriteteve kompetente, nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprimet e duhura;

      - Është përgjegjës për përgatitjen e një plani për të siguruar zhvillimin e mjaftueshëm profesional të të gjithë anëtarëve të Zyrës së auditimit të brendshëm përfshirë edhe drejtorin;

      - Është përgjegjës për t’ia dorëzuar menaxhmentit të lartë statutin për funksionin e Auditimit të brendshëm;

      - Është përgjegjës dhe kryen detyra të tjera të parapara me nenin 12 dhe 14 të Ligjit për Auditimin e Brendshëm;

      - Kryen edhe detyra të tjera të cilat i kërkojnë udhëheqësit;

      Përgjegjësi i Zyrës

      Muharrem Fazliu

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

  20. Zyra Ligjore

    • Emri i Zyrës

      Udhëheqëse e Divizionit Ligjor

      Funksioni i Zyrës

      - harton rregullore, udhëzime, rekomandime për organet e Universitetit,

      - jep sqarime për dispozitat Ligjore, Statutit dhe të akteve tjera normative të zbatueshme në Republikën e Kosovë,

      - përgatit format e vendimeve dhe të kontratave të cilat lidhen me personelin e Universitetit dhe me subjektet tjera me të cilat ka raporte kontraktuese Universiteti i Prizrenit,

      - sipas nevojës, përgatit edhe padi ndaj personave dhe subjekteve tjera të cilat i shkaktojnë dëme Universitetit,

      - përfaqëson Universitetin në të gjitha procedurat të cilat zhvillohen në Gjykatat e Kosovës dhe organet e administratës,

      - përmes sekretarit të përgjithshëm jep përgjigje në kërkesat që i drejtohen Këshillit Drejtues dhe Senatit dhe jep sqarime juridike për organet e Universitetit,

      - përgatitë materialet për mbledhjet e organeve të Universitetit dhe merr pjesë në mbledhje,

      - harton procesverbalin dhe ekstraktin e procesverbalit nga mbledhjet e organeve të Universitetit,

      - përpilon vendimet, konkluzionet dhe rekomandimet nga mbledhjet e organeve të Universitetit,

      - kryen edhe punë të tjera të cilat ia cakton sekretari i përgjithshëm i Universitetit.

      Përgjegjësi i Zyrës

      LL.M Blerta Hajra Kabashi

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

      029/224 560
  21. Zyra e Personelit

    • Emri i Zyrës

      Zyra e Personelit

      Funksioni i Zyrës

      - Mban librin amë të personelit të punësuar

      - Mban të dhënat dhe dokumentacionin për çdo individ të personelit të UP – së në bazë të Ligjit dhe akteve të Universitetit;

      - Lëshon vërtetime dhe dokumente tjera lidhur me statusin e personelit;

      - përpilon raporte të ndryshme statistikore lidhur me personelin për nevoja të Universitetit,

      - sipas nevojës përgatitë kontratat e punës për personelin administrativ, profesional dhe teknik të Universitetit,

      - sipas nevojës përgatitë kontratat mbi veprën sipas udhëzimeve të rektorit dhe sekretarit të përgjithshëm,

      - kryen edhe punë të tjera të cilat ia cakton sekretari i përgjithshëm i Universitetit.

      - Sipas nevojës përgatit kontrata mbi veprën sipas udhëzimeve të rektorit dhe sekretarit të përgjithshëm i Universitetit

      - Kryen të gjitha punët lidhur me zhvillimin dhe mbajtjen e procedurave të rekrutimit

      - Procedon pensionimin dhe koordinimin me udhëheqësin e sektorit për pranim dhe zhvillim të personelit procedon çështje disiplinore.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Skender Kokollari

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

  22. Asistente administrative e dekanëve

    • Emri i Zyrës

      Asistente administrative e dekanëve

      Funksioni i Zyrës

      - Koordinon punën në zyrën e koordinatorëve të Programeve në përgatitjen dhe mbajtjen e dokumentacionit të nevojshëm për drejtorët e Programeve etj,

      - Kryen punë administrative dhe teknike për koordinatorët e programeve;

      - Regjistron korrespodencën,i përcjell afatet e obligimeve të Koordinatorëve;

      - I pranon palët për Koordinatorët e programeve;

      - Shkruan shkresa dhe bën punët e daltilografit për nevojat e koordinatorëve;

      - Sipas nevojës bënë fotokopje të materialeve dhe ato i radhitë;

      - Sipas nevojës bënë dhe udhëheq protokollin kryesor mbi regjistrimin e lëndëve hyrëse dhe dalëse;

      - Bënë shpërndarjen e postës pasi e pranojnë koordinatorëve e programeve;

      - Bënë shpërndarjen e shkresave, vendimeve dhe materialeve tjera nëpërmes librit të brendshëm për gjithë personelin e programeve në fjalë;

      - Regjistron takimet, thirrjet telefonike nga vendi dhe jashtë vendit, mban adresarin (numrat) e telefonave të personelit (mësimdhënësve) të cilët mbajnë mësim në  programe, e sipas nevojës edhe ju telefonon atyre.

      - Kujdeset që telefoni i zyrës të përdoren vetëm për nevoja zyrtare,

      - I mirëpret vizitorët dhe bashkëbiseduesit në telefon, i përcjell mesazhet nga rektori, prorektorët dhe udhëheqësit tjerë të Universitetit dhe i pranon ato për drejtorët e Programeve dhe udhëheqësit tjerë të UPz-ës,

      - Sipas nevojës merr pjesë në takimin e drejtorëve me Rektori, gjatë përkthimeve nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas. Merr pjesë në përgatitjen e mbledhjeve, të konferencave.

      - Informon koordinatorët për takimet e Senatit, të Bordit dhe për takimet e tjera që organizohen në Universitet,

      - Përkujdeset dhe përgjigjet për ruajtjen e sekretit zyrtar për çështjet e Universitetit.

      - Përpunon në kompjuterin personal ose i shtyp letrat, raportet, memorandumet, telekset, telefakset e të gjitha dokumentet dhe formularët e tjerë të Universitetit që ndërlidhen me çështjet operuese të Universitetit,

      - I përcjell dhe i ruan dokumentet e programeve për nënshkrim,

      - organizon dhe bën arkivimin e dokumenteve, duke i respektuar rregullat e përgjithshme të arkivimit,

      - Mban dhe sistemon evidencat e dorëzuara nga profesorët për orët e mbajtura me studentë si dhe përpilon raporte dhe i njofton drejtorët e programeve për orët e humbura nga profesorët.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Nora Rada

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

       

  23. Zyra për Informim

    • Emri i Zyrës

      Zyra  për Informim

      Funksioni i Zyrës

      - Siguron qasje dhe transparencë të punës në UPz, përmes ofrimit të informacioneve dhe dokumenteve opinionit të gjerë publik dhe mediave;

      - Informon me kohë opinionin publik për punën dhe vendimet që merren në UPz, përmes organizimit të konferencave ndërkombëtare dhe vendore si atë për shtyp, brifingjeve shpjeguese, si dhe përmes lëshimit të kumtesave për shtyp;

      - Siguron që qëndrimet e Rektoratit të paraqiten me njoftime për opinionin publik, për fushat e informimit publik, për komunikatat për shtyp, si dhe për paraqitjen në mediat zyrtare;

      - I ndihmon dhe këshillon zyrtarët e Rektoratit në drejtim të implementimit të strategjisë për komunikim;

      - I ndihmon Rektorit dhe Prorektorëve në përgatitjen e dokumenteve për publikim, fjalimeve, paraqitjeve publike, për mbajtjen e faqes zyrtare të UPz-së, etj.

      - Përgatit informata dhe raporte nga mbledhjet e departamenteve në kuadër të UPz-së;

      - Monitoron mediat ditore, vendore e ndërkombëtare lidhur me shkrimet për UPz;

      - Bashkërendon ndërlidhjen me shtypin  ndërkombëtar dhe atë vendor, përkitazi me çështjet që kanë të bëjnë me UPz-së dhe bashkëpunimin ndërkombëtar;

      - Kryen detyra profesionale sipas kërkesës së Rektorit dhe Prorektorve për Marrëdhënie me Publikun.

       

      Përgjegjësi i Zyrës

      Ramadan Baraliu

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

       

  24. Vozitës në Rektorat

    • Emri i Zyrës

      Vozitës në Rektorat

      Funksioni i Zyrës

      - Është përgjegjës te drejtoj veturat qe i ka në dispozicion universiteti, sipas urdhrit te shkruar dhe gojor te rektorit, prorektorit;

      - Ngarkohet me veturat e Rektoratit te Universitetit te Prizrenit dhe kujdeset për mirëmbajtjen, pastërtinë dhe qe veturat te jen ne gjendje te rregullt teknike;

      - Vozit Rektorin dhe udhëheqësit  tjerë te Universitetit;

      - Sipas nevojës bën vozitjen e personelit te universitetit;

      - Kryen intervenimet teknike te vogla ne vetura;

      - Mban evidencën mbi kilometrazhin e kaluar dhe shpenzimet e lëndëve djegëse dhe mjeteve tjera shpenzuese për veturat qe drejton;

      - Se bashku me zyrtarin përkatës kujdeset për kohen e regjistrimit te automjeteve;

      - Kryen edhe punët e pranim dozimit e dërgesave te postes;

      - Sipas nevojës kryen edhe punët e korrierit dhe portierit;

      - Kryen edhe punët e tjera te cilat ia cakton Rektori i UPz-së

      Përgjegjësi i Zyrës

      Rion Kryeziu

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

  25. Zyrtar për arkiv, shërbime postare dhe fotokopje

    • Emri i Zyrës

      Zyrtar për arkiv, shërbime postare dhe fotokopje

      Funksioni i Zyrës

      - Nga shërbimet përkatëse e pranon gjithë materialin arkivor;

      - Bën arkivimin e dokumentacionit zyrtar të Universitetit në bazë të nomenklaturës së paraparë me rregullat për mbajtjen dhe regjistrimin e materialit arkivor dhe e udhëheqë librin arkivor;

      - I propozon Rektorit dhe Sekretarit të Universitetit listën e kategorive të materialeve të regjistruara për afatet e ruajtjes;

      - Përgatitë dhe propozon shkatërrimin e materialit të regjistruar dhe mbanë evidencë për këtë;

      - I përcjell dhe i aplikon dispozitat ligjore me të cilat rregullohet mënyra e udhëheqjes së lëndës arkivore;

      - Me lejen e Rektorit dhe të sekretarit të UPZ-së jep në përdorim të përkohshëm lëndën arkivore me revers;

      - E mban dhe e udhëheqë protokollin kryesor për regjistrimin e lëndëve;

      - Bën shpërndarjen e dërgesave të postës pasi e pranon nga Rektori apo sekretari i UPZ-së;

      - Bën shpërndarjen e shkresave, vendimeve dhe materialeve të tjera nëpërmjet librit të brendshëm të shpërndarjes për gjithë personelin e Universitetit;

      - Sipas nevojës, bën fotokopje të materialeve dhe i radhitë ato;

      - Kryen edhe punë të tjera sipas rregullave për arkivin dhe sipas urdhrave të sekretarit dhe Rektorit .

      Përgjegjësi i Zyrës

      Nehat Gashi

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

       

  26. Zyrtar të IT-së

    • Emri i Zyrës

      Funksioni i Zyrës

      Zyrtar  të IT-së

      - Siguron program të aplikueshëm sipas standardeve dhe nevojave për udhëheqjen e lehtë e të efektshme të bazave të dhënave për studentë, personelin akademik dhe jo akademik të Universitetit;

      - Administron rrjetin kompjuterik të Universitetit të Prizrenit;

      - Administron serverët e Universitetit të Prizrenit.

      - Siguron gjithë përfshirje të të gjitha fakulteteve të Universitetit në rrjetin kompjuterik;

      - Bënë zgjerimin e softuerit për regjistrimin e studentëve dhe lidhjen e qendrave në rrjet;

      - Organizon perfeksionimin e punëtorëve të cilët punojnë në qendrën kompjuterike;

      - Kryen edhe punë të tjera të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për Qendrën, si dhe ato të cilat i kërkojnë udhëheqësit.

      - Merr pjesë në përgatitjen e projekteve për rrjetet kompjuterike LAN, WAN; WPN, internet dhe intranet;

      - Instalon dhe implementon rrjetet kompjuterike nëpër kabinetet e informatikës brenda Universitetit të Prizrenit dhe kudo tjetër që paraqitet nevoja.;

      - Rregullon rrjedhën e instalimeve administrative të sistemeve operative për rrjetin e UPz-së;

      - Administron me sistemet operative të rrjetit kompjuterik;

      - Merr pjesë në instalimin dhe konfigurimin e : Kompjuterëve, Printerëve, Skanerëve,etj;

      - Ngrit Sisteme Operative nëpër kompjuter dhe instalon programe për Antivirus dhe kompresim të dokumenteve;

      - Përgjegjës për tërësinë e të dhënave,monitorimin, planifikimin, sigurinë e kompjuterëve dhe problemeve të ndryshme;

      - Ndihmon në mbikëqyrjen e sigurimit fizik dhe të dhënat nëpër kompjuter;

      - Ndihmon punën e planifikimit të rrjetit ekzistues dhe atij që duhet të bëhet sipas normave, duke filluar nga Universiteti dhe në të gjitha fakultetet.

      - Mbikëqyr punën në softuer përkatësisht programin aplikativ për regjistrimin e studentëve dhe bënë bartjen e studentëve të viteve paraprake në këtë program;

      Kryen edhe punë te tjera më urdhër te Rektorit dhe udhëheqësit të IT planifikuese, udhëzuese dhe kontrolluese;

      Përgjegjësi i Zyrës

      Xhevat Kallaba,

      Tarik Han,

      Geront Ademaj

      E-mail

      [email protected]

      [email protected]

      [email protected]

      Telefoni

       

  27. Zyrtar i Shpenzimeve dhe pagave

    • Emri i Zyrës

      Zyrtar i Shpenzimeve dhe pagave

      Funksioni i Zyrës

      - Regjistron shpenzimet ne ditarin e evidencës se shpenzimeve sipas procedurave dhe rregullave te SIMFK;

      - Raporton lidhur me shpenzimet  ne mënyrë periodike dhe sipas nevojës sipas kategorive ekonomike;

      - Kontrollon dhe verifikon alokimet  e buxhetit  në  organizatën buxhetore;

      - Kontrollon dhe verifikon kodet e projekteve si dhe te dhënave tjera relevante për kryerjen e shpenzimeve;

      - Raporton mbi gjendjen e shpenzimeve të bëra;

      - Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Tauland Thaqi

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

  28. Depoist

    • Emri i Zyrës

      Funksioni i Zyrës

      Depoist

      -

      Përgjegjësi i Zyrës

      Vetim Hajredini

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

  29. Administrata Qendrore

    • Emri i Zyrës

      Shërbimi Profesional për Çështje të Studentëve

      Funksioni i Zyrës

      Ky shërbim i kryen të gjitha punët rreth regjistrimit të studentëve të vitit të parë në të gjitha fakultetet e Universitetit.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Abdylbari Shalqini - Administrata Qendrore

      Agron Qovanaj - Zyrtare për shërbime Studentëve në Fakultetin e Filologjisë

      - Zyrtar për shërbime Studentëve në Fakultetin Ekonomik

      Enver Buzhala - Zyrtar për shërbime Studentëve në Fakultetin Juridik

      Zëmirë Bresilla-Dakaj - Zyrtare për shërbime Studentëve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

       

      E-mail

       

      Telefoni

       

  30. Drejtor i zyrës për Çështje akademike

    • Emri i Zyrës

      Drejtor i zyrës për Çështje akademike

      Funksioni i Zyrës

      - Organizon dhe kordinon punën në zyrën për çështje akademike, udhëheq me stafin vartës si epror operativ dhe administrativ.

      - Mbikqyrë realizueshmerinë e planprogrameve mësimore ( lëndeve përkatëse sipas syllabuseve dhe raporteve të vetëvleresimit).

      - Përgatit dhe mbikqyrë procesin e vlerësimit të stafit akademik në kordinim me prorektorin përkatës.

      - Në bashkëpunim me zyrën e personelit përcjell proceset e konkurseve për staf akdemik të universitetit dhe zhvillimin në karrierë dhe komunikon me MASHT-in, AKA-ne dhe institucionet tjera relevante.

      - Kryen detyrën e sekretarisë në komisionin e studimeve në nivel të senatit dhe shërben si zyre këshilldhënëse për komisionet e studimeve të njësive akdemike.

      - Merrë pjesë në senat siaps kërkesës së Rektorit dhe Sekretarit të Pergjithshëm lidhur me çështjet profesionale të zyrës për çështje akademike.

      - Anëtar ex-officio i komisionit të botimeve me të drejtë vote.

      - Bënë ekuivalentimin e diplomave dhe barasvlerësimin me diplomat e UUHP-së dhe sistemin arsimor në Republikën e Kosovës ose për nevojat e universitetit në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

      Përgjegjësi i Zyrës

      Driton Krasniqi

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

  31. Zyrtar për zotimin e mjeteve buxhetore

    • Emri i Zyrës

      Zyra për zotimin e mjeteve buxhetore

      Funksioni i Zyrës

      - Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e tyre; 10%

      - Analizon dhe vlerëson planin rrjedhës të parasë dhe siguron se zotimet janë bërë në pajtim me procedurat dhe standardet për buxhet dhe financa; 15%

      - Siguron që mjetet buxhetore janë në dispozicion për shpenzim dhe janë bërë zotimet përkatëse në sistemet përkatës të institucioneve financiare dhe buxhetore; 20%

      - Rishikon çdo urdhër zotimi dhe dokumentet përkatëse për inicimin e procedurave për prokurim dhe i përcjell për veprim të mëtutjeshme; 15%

      - Regjistron të gjitha zotimet e shpenzimeve në sistemin e menaxhimit të financave dhe i përcjellë deri në realizimin e tyre; 15%

      - Barazon raportet me sistemin e thesarit në bazë tre mujore gjashtë mujor dhe vjetore dhe bashkëpunon me strukturat tjera organizative të ministrisë lidhur me zotimet; 10%

      - Mbikëqyrë dhe zbaton kontrollin efektiv të menaxhimit të parave të gatshme dhe mirëmban dokumentacionin financiar dhe dosjet për te gjitha zotimet; 10%

      - Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 5%

      Përgjegjësi i Zyrës

      Kushtrim Rrakaqi

      E-mail

      [email protected]

      Telefoni

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit