Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Mbahet takimi në mes të dy Universiteteve, atij të Prizrenit “Ukshin Hoti”, dhe Universitetit “Trakya” nga Edirne e Republikës së Turqisë

23 Tetor 2020

Sot në ambientet e rektoratit në Universitetin e Prizrenit, u mbajt një takim në mes të dy Universiteteve atij “Ukshin Hoti” në Prizren, dhe Universitetit “ Trakya” nga Edirne e Republikës së Turqisë. Prorektori për Çështje Mësimore dhe Kërkime Shkencore, prof. ass. Dr. Shemsi Morina, Prorektori për Marrëdhenie me Jashtë dhe Ngritje të Cilësisë, dhe prof. dr. Soner Yildirim, pritën në takim delegacioinin turk në krye me, Rektorin e Universitetit “Trakya”nga Edirne e Turqisë prof. Dr. Erhan Tabakoglu, me të cilin biseduan për të ardhmen e dy Universiteteve.

Temë kryesore gjatë takimit ishte rruga e bashkëpunimit mes dyja Universiteteve, dhe se të dyja palët ishin të gatshëm për të bashkëpunuar. Prorektori Morina, dhe Prorektori Yildirim, shpalosën para delegacionit turk të arriturat e Universitetit, dhe sfidat që e presin Universitetin e Prizrenit.

Ndërkaq Rektori i Universitetit “Trakya” nga qyteti i Edirnes së Turqisë, prof. Dr. Murat Turkyilmaz theksoi se: jemi të gatshëm për thelluar bashkëpunimin mes të dyja vendeve, për të shkëmbyer përvojat tona.
Të dyja palët u dakorduan që në të ardhmen të nënshkuajnë marrëveshje që do të jenë në favor të të dyja vendeve, ndërsa palnet e dy Universitetve janë të nënshkruajnë marrëveshjet e bashkëpunimit për sa i përket, Shkollës Verore, dhe projektin “Dual Diploma” i cili pritet të implementohet në të ardhmen, për diplomat e përbashkëta, studimet e masterit dhe atyre të doktoratës duke shkëmbyer studentë nga të dyja vendet.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe prof. dr.ass Elsev Brina, mësimdhënëse e gjuhës turke në Fakultetin e Edukimit, dhe Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë Përparim Abdullahu.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas