Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Mbahet takimi i radhës i Grupit Punes mbi politikat e Shkencës së Aplikuar organuzuar nga HERAS Plus dhe MASH-it

10 Dhjetor 2020

Të mërkurën u mbajt takimi i Grupit Punues (GP), mbi politikat e Shkencës së Aplikuar (AS), i cili u organizua në bashkëpunim të ngushtë midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MAS) & HERAS Plus, ku mori pjesë edhe prof. ass. dr. Shemsi Morina, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren. Drejtuesi i projektit të HERAS, z. Aqim Emurli , e falendëroi ministrin e arsimit z. Ramë Likajn për ndarjen e vizionit të tij në lidhje me zhvillimin e politikave AS në Kosovë, i cili gjithashtu inkurajoi anëtarët e GP-së që të vazhdojnë me punën e tyre dhe të përdorin mbështetjen e HERAS Plus, bazuar në përvojën austriake. Eksperti kryesor ndërkombëtar i projektit të AS-së, z. Almir Kovacevic iu drejtua audiencës përmes platformës në internet dhe ofroi një përmbledhje të praktikave më të mira të AS-së në Austri, duke përfshirë një udhëzues të procesit për hartimin e politikave të AS-së. Drejtuesi i projektit, z. Aqim Emurli prezantoi 'modus-operandi' të HERAS Plus i cili do të ofrojë mbështetje të përgjithshme drejt hartimit të kornizës rregullative në fushën e AS-së. Për më tepër, anëtarët ranë dakord që AS-ja do të rregullohet në një mënyrë sistematike duke pasur një politikë të shëndoshë, standarde të rregulluara të akreditimit për AS-në, dhe ngritjen e duhur organizative të IAL-së publike për të zbatuar ato politika. Si hap tjetër, projekti HERAS Plus së bashku me anëtarët zhvillojnë një hartë rrugore në AS, me disa opsione që do t'i paraqiten MASH-tit për shqyrtim dhe miratim. HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake e Zhvillimit dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës - MASH, dhe implementohet nga konsorciumi WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation - ZSI dhe OeAD.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas