Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të Postës së Kosovës dhe Universitetit "Ukshin Hoti"

22 Dhjetor 2020

Të martën në Universitetin "Ukshin Hoti" Prizren është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Postës së Kosovës SH.A, dhe Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren, qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është ofrimi i shërbimeve për studentë.Xhevdet Smakiqi- U.D i Kryeshefit Ekzekutiv në Postën e Kosovës theksoi se jam i nderuar që gjendem në Universitetin e Prizrenit, e aq më shumë që sot po lidhim edhe bashkëpunim më të gjerë. Ndihem tepër me fat që sot po fillojmë hapjen e zyrës së Postës së Kosovës në këtë Universitet, e cila do të jetë në shërbim të studentëve, stafit akademik e administrativ të këtij tempulli të dijes. Do të jetë një lehtësim i madh për studentët e këtij Universiteti, që pagesat e tyre të ndryshme tani e tutje pagesat e tyre mund t'i kryejnë brenda ambientit të Universitetit. Posta e Kosovës SH.A filialet e saja i ka pothuajse në të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës, dhe ky shërbim tani e tutje do t'ju ofrohet edhe studentëve prizrenas.Leonard Shabanaj- Kryesues i Bordit të Drejtorëve në Postën e Kosovës SH.A, i përshëndeti të pranishmit dhe e faleminderoi Rektorin prof.asoc dr. Ismet Temaj për mundësinë e bashkëpunimit e aq më tepër hapjen e kësaj zyreje në Kampusin e Universitetit të Prizrenit. Ai tha se bashkëpunimi dhe shërbimet e Postës së Kosovës ndaj studentëve nuk do të mungojnë asnjëherë por që do jenë gjithmonë e më efikase.Burim Geci- M.A Drejtor i Drejtorisë së Shitjes dhe Marketingut në Postën e Kosovë SH.A, theksoi se prej kohësh kemi bërë përpjekje për hapjen e kësaj zyreje, dhe se kjo zyrë do të jetë funksionale së shpejti, duke e ditur se studentët, stafi administrativ dhe akademik kanë nevojë për të tilla shërbime kur dihet se tarifat e Postës së Kosovës janë 50% më të lira sesa në posta private.Etrit Hoti- Zëvendës-Kryeshef i Postës së Kosovës SH.A, tha se po ndihem i nderuar që sot po e nisim një bashkëpunim mes këtyre dy institucioneve dhe synimi është i qartë ofrimi i shërbimeve më të mira për studentët e Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren. Ky institucion ka rëndësi të veçantë për mua duke e ditur se me krenari e mburrje e gëzon emrin e të madhit krushjanë Ukshin Hoti, pra ky hero është i gjakut dhe i fisit tim, andaj gjithmonë ky vend do të mbetet i veçantë për mua.Prof. asoc. dr. Ismet Temaj- Rektor i Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren i përshëndeti përfaqësuesit e Postës së Kosovës SH.A dhe i faleminderoi për bashkëpunimin e tyre, dhe e kosideroi si të vonuar hapjen e kësaj zyreje në Universitetin e Prizrenit, duke e ditur numrin e madh të studentëve dhe kërkesat e tyre për shërbimet postare. Besoj se zyra që ua kemi rezervuar do të jetë e favorshme dhe praktike për të ofruar shërbime ndaj studentëve tanë.Kjo marrëveshje e bashkëpunimit u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Prizrenit prof. asoc. dr. Ismet Temaj dhe Xhevdet Smakiqi U.D i Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës SH.A.Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje prezent ishte edhe z. Përparim Abdullahi-Këshillatar i Rektorit dhe Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, dhe z. Naim Hoxha- Koordinator i Postës së Kosovës SH.A në Prizren.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas