Sesioni i mirëseardhjes për punonjësit e rinjë.

Si një profesor, asistent ose staf i ri administrativ , ju inkurajoheni të merrni pjesë në Sesionin tonë të Mirëpritjes së Punonjësve të Rinjë i cili është krijuar për t'ju pritur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe për të siguruar që të keni një mirëseardhje të duhur në komunitetin tonë akademik.

Sesionet e mirëseardhjes së punonjësve.

Secila njësi akademike në javën e  parë të secilit semestër mbanë një takim të Këshilit të fakultetit për mirëpritjen e  stafit të ri ku njoftohen me antarët e fakultetit dhe me rregullat e përgjithshme. Dekani i njësisë,  ua dorëzon Statutin, Doracakun për të punësuarit dhe Kodin e Etikës secilit punonjës të ri të fakultetit.

Ky sesion informues e orientues, organizohet për stafin akademik të plotë ose të angazhuar me orar jo të plotë.

Turne në kampus.

Të gjithë punonjësit e rinjë janë të ftuar të bëjnë një turne në këmbë në kampus. Udhëtimet në këmbë zakonisht realizohen pas Sesioneve të Mrëseardhjes për Punonjësit e Rinjë, dhe drejtohen nga Dekani i njësisë akademike.

Sesionet e mirëseardhjes për punonjësit e administratës organizohen nga Zyra për Burime Njerëzore në javën e parë të fillimit të punës.

Gjatë Sesioneve të Mirëseardhjes, punonjësit e rinjë pajisen edhe me ID kartelë, e-mail zyrtar dhe kyqjen në sistemin e SMU-së.

 

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit