THIRRJE PËR KONKURS

14 Maj 2015

THIRRJE PËR KONKURS

FOTOGRAFIE PËR TË PROMOVUAR VENDET E

TRASHËGIMISË KULTURORE NË KOSOVË

Nëse jeni student i vitit të fundit të Programit Master në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim të Turizmit në Universitetin e Prizrenit dhe ju intereson trashëgimia kulturore dhe fotografia, aplikoni për të marrë pjesë në foto konkursin tonë, i cili synon promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë. Me ndihmën e menaxhmentit të Fakultetit, 5 studentë do të përzgjidhen dhe do të ftohen që të:

1. Vizitojnë vende të trashëgimisë kulturore në mbarë Kosovën për një seancë njëditore fotografimi dhe mësojnë rreth këtyre vendeve.

2. Dorëzojnë pesë fotografi për konkurs. Tridhjetë (30) fotografitë më të mira do të përzgjidhen nga komisioni i përbërë nga përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

3. Marrin pjesë në foto ekspozitat e lëvizshme të cilat do të mbahen nëpër Kosovë ku 30 fotografitë e përzgjedhura do të ekspozohen dhe do të jenë në dispozicion për blerje.

Shqipë -  Turkçe -  Bosnjacki

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS