KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR REGJISTRIM NË UNIVERSITETIN “UKSHIN HOTI” NË PRIZREN NË STUDIMET THEMELORE BACELOR

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve në secilin vit akademik hap konkurs publik përregjistrimin e studentëve të rregullt dhe me korrespodencë në bazë të drejtimeve përkatëse. Numri i studentëve përcaktohet me vendim të Senatit dhe me miratim të MASHT-it në bazë të akreditimit për secilin program studimor.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Republikën e Kosovës si dhe në shtete tjera jashtë Republikës së Kosovës në kushte të njëjta të konkursit.

Përjashtimisht, mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti ”Ukshin Hoti” rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve, universiteti do të rezervojë të drejtën për regjistrimin e studentëve që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorit deri në 2% (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).

Bazuar në UA të MASHT, Universiteti “Ukshin Hoti” do të rezervojë deri në 12% të vendeve nga numri total i studentëve, për komunitetet pakicë, numër ky i paplotësuar në afatin e parë të cilët do të shpërndahen në mënyrë proporcionale, sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve, për secilin fakultet veç e veç.

Në Universitet do të pranohen edhe studentë nga shtete të tjera (të rajonit) me automatizëm, deri në 3 % të numrit total, nëse ky numër nuk është plotësuar në afatin e parë. Kandidatë joshtetas të Kosovës, konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë Kosovës, dhe shtetasit e huaj. Këta kandidatë me rastin e aplikimit, duhet ta dorëzojnë edhe nostrifikimin e diplomës nga institucionet përkatëse. Njohja (nostrifikimi) i diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë, ndërsa barasvlerësimi notave bëhet nga Zyra për Çështje Akademike në Universitetin “Ukshin Hoti”.

Kandidatët e kualifikuar sipas pikës 4, 5 dhe 6 të konkursit, nëse arrijnë të kualifikohen sipas pikës 1 dhe 2 të këtij konkursi, atëherë këta kandidatë nuk do të llogariten në kuadër të kuotës së rezervuar.

Kalkulimin e numrit për vendet e rezervuara për komunitete sipas UA të MASHT për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike e bëjnë vet njësitë akademike përkatëse.

Njësitë akademike për kandidatët që aplikojnë sipas pikës 3, 4, 5 dhe 6 duhet të bëjnë verifikimin e dokumentacionit para publikimit të rezultateve përfundimtare.

Çdo kandidat mund të konkurrojë vetëm në një program. Studentët aktual të universitetit nuk mund të riaplikojnë në ndonjë program tjetër.

Deklarimi i rrejshëm në formularin për vetëdeklarim, konsiderohet vepër penale sipas nenit 391 të Kodit Penal (KODI NR.04/L-082) të Republikës së Kosovës.

MËNYRA E APLIKIMIT DHE ZGJEDHJA E KANDIDATËVE

Kandidatët duhet ta plotësojnë formularin e aplikimit-ONLINE, nga faqja zyrtare e universitetit www.uni-prizren.comduke printuar aplikacionin së bashku me fletëpagesën.

Kandidatët nuk mund t’i dorëzojnë dokumentet nëse paraprakisht nuk kanë aplikuar online dhe nuk e kanë bërë pagesën. Dokumentet e kërkuar sipas konkursit, dorëzohen në fakultetet përkatëse.

Zgjedhja e kandidatëve bëhet sipas këtyre kritereve:

Kandidatët që kanë diplomë të shkollës së mesme, por që nuk iu kanë nënshtruar provimit të maturës, si dhe kandidatët të cilët nuk e kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Kosovës:

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100:

  • Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe
  • Deri në 70% të pikëve mund të arrihen nga provimin pranues.

Kandidatët që posedojnë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe që e kanë kaluar me sukses provimin e matures:

Numri maksimal i pikëve sipas suksesit dhe provimit pranues është 100:

  • Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme;
  • Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga provimi i matures, dhe
  • Deri në 40% të pikëve mund të arrihen nga provimi pranues.

Do të pranohen vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues. Kandidatët të cilët nuk arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të lira sipas konkursit.

Përjashtimisht kushteve të përgjithshme të përcaktuara më lartë, kandidatët të cilët aplikojnë sipas  kritereve të përcaktuara në paragrafin 4, 5 dhe 6 të pikës I  të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi kanë vetëm ata që arrijnë së paku 30%  nga numri i pikëve të parapara në provim pranues.

Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues më së shumti në tri lëndë mësimore, të cilat i caktojnë vet fakultetet.

Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve është i barabartë, zgjedhja do të bëhet në bazë të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse pikët përsëri do të jenë të barabarta, atëherë merret suksesi nga lëndët e ngushta profesionale.

Komisionet përkatësisht njësitë akademike janë të obliguara që në afat sipas konkursit listën e studentëve të pranuar ta paraqesin në rektorat për protokollim dhe publikim në faqen zyrtare.

Dokumentacioni për aplikim:

  • - Certifikatën e lindjes (origjinale).
  • - Letërnjoftimin fotokopje.
  • - Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinale ose të noterizuara).
  • - Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme dhe dëftesën e maturës (origjinale ose të noterizuara).
  • - Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.
  • - Fletëaplikacionin së bashku me pagesën prej 2.50 €.

Vërejtje: Dokumentacioni i dorëzuar me rastin e aplikimit mbetet në dosje dhe nuk i kthehet kandidatëve deri në diplomim ose ç’regjistrim eventual të studentit.

AFATET E KONKURSIT

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet në korrik afati i parë dhe në shtator afati plotësues.

Provimi pranues do të mbahet më ..., duke filluar prej orës . (shih tabelën me orarin e mbajtjes së provimit pranues).

Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen provimit pranues duhet të kenë me vete një dokument identifikues (letërnjoftimin, pasaportën, patent shoferin).

Gjatë kohës së mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë. Kandidatët duhet të respektojnë dispozitat e kodit të etikës në të kundërtën do të sanksionohen.

Orari i mbajtjes së provimit pranues është:

Më: ...

Nr.

Data

Fakulteti

Programi

Prej

Deri

Grupi

1

Juridik

Juridik

2

Ekonomik

Administrim Biznesi

3

Ekonomik

Menaxhment Ndërkombëtar

4

Filologji

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

5

Filologji

Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

6

Filologji

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

7

FSHK

Dizajn Softueri

8

FSHK

TIT

9

FSHK

TIT –Tur dhe Bos.

11

Edukim

Program Fillor

12

Edukim

Program Parafillor

13

Edukim

Program Fillor- Bos dhe Tur.

14

Edukim

Prog. Parafillor- Bos dhe Tur.

15

FSHJM

Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisi

15

FSHJM

Agrobiznes

 

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më së voni deri më: ... në ora ... në ueb faqen zyrtare të universitetit.

 

Afati për ankesa është më: ..., ndërsa shqyrtimi i tyre do të bëhet më ... duke filluar nga ora ....

 

Rezultatet përfundimtare shpallen gjithashtu në faqen zyrtare më: .....

 

Regjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar do të bëhet nga data ... deri më ... prej orës ....(shih tabelën).

Kandidatët të cilët nuk arrinjë të regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbin mundësinë e regjistrimit, andaj luten studentët që t’i përmbahen afateve të caktuara.

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:

1. Fletëregjistrimin e plotësuar i cili merret me rastin  e regjistrimit;
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm) të cilat duhet të bëhen nga fotograf profesionist;
3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin “Ukshin Hoti”,    vitin e parë të studimeve e kanë falas;
4. Pagesa për një semestër për studentët e rregullt që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, është në shumën prej 25€,  për studime me korrespodencë 125€.

Për informata më të hollësishme kandidatët duhet ta vizitojnë ueb faqen zyrtare: www.uni-prizren.com

I. Numri i studentëve të cilët do të pranohen në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren - sipas programeve është si në tabelë:

Nr.

Fakulteti

Drejtimi

Të rreg.

Me korrespodencë

Për komunitete

Familjet e Dëshmoreve 2%

Kandidatet nga jasht RKS-së 3%

Total

1

Fakulteti Juridik

Juridik

2

Fakulteti Ekonomik

Menaxhment Ndërkombëtar

3

Fakulteti Ekonomik

Administrim Biznesi

4

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor

5

Fakulteti i Edukimit

Programi Parafillor

6

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor- Bos.

7

Fakulteti i Edukimit

Programi Parafillor- Bos.

8

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor- Tur.

9

Fakulteti i Edukimit

Programi Parafillor- Tur.

10

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

TIT

11

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

SD

12

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

TIT- Bos.

13

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

TIT- Tur.

14

Fakulteti i Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

15

Fakulteti i Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

16

Fakulteti i Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

17

F.Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

18

F.Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Agrobiznes

Sqarim:

Në tabelën e paraqitur me kuaota për nxënësit që kanë përfunduar mësimin në gjuhën turke dhe boshnjake, do të merret parasysh gjuha e shkruar në dokumentacionin pedagogjik, dëftesa dhe diploma.

 

Përjashtim nga vërejtja e lartprmendur përbëjnë kandidatët të cilët vijnë nga komunat në të cilat nuk organizohet mësimi në këto dy gjuhë. Këta kandidatë duhet ta plotësojnë formularin për vetdeklarim lidhur me përkatësinë e tyre etnike.

LËNDËT NË PROVIM PRANUES:

1.Fakulteti Juridik: Fillet e së Drejtës, E drejta Kushtetuese dhe Gjuhë Shqipe.

2.Programi Administrim Biznesi: Hyrje në Ekonomi, Matematikë

3.Programi Menaxhment Ndërkombëtar: Hyrje në Ekonomi, Matematikë

4.Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

5.Programi Gjuhë dhe letërsi Angleze: Gjuhë dhe Letërsi Angleze

6.Programi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane: Gjuhë dhe Letërsi Gjermane

7.Programi Fillor: Gjuhë Shqipe-testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

8.Programi Parashkollor: Gjuhë Shqipe- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

9.Programi TIT dhe DS:Kompjuterikë (programim,baza e të dhënave, rrjetet kompjuterike) dhe Matematikë.

10.Programi Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit: Matematikë, Kimi dhe Biologji.

11.Programi Agrobiznesit:Hyrje në Shkencat e Natyrës, Hyrje në Ekonomi dhe Matematikë.

 

Në Gjuhën Boshnjake:

11.Programi Fillor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

12.Programi Parashkollor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

 

Në Gjuhën Turke:

13.Programi Fillor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

14.Programi Parashkollor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

Vërejtje:

Rregullat për regjistrim vlejnë në bazë të Konkursit publik për secilin vit akademik, ndërsa këtu janë dhënë rregullat e përgjithshme si orientim për kandidatët që planfikikojnë të regjistrohen në UPZ!

 

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas