Zyra për Sigurimin e Cilësisë

PH. D. Cand. MSc. Jasmin Jusufi – Koordinator i Zyrës

Email: [email protected]

Tel.044419469

MSc. Nora Rada - Zyrtar për sigurimin e Cilësisë

Email: [email protected]

Tel. 044423406

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë janë:

  • Rritja e veprimtarive ndërgjegjësuese brenda institucionit në lidhje me rëndësinë e sigurimit të cilësisë;
  • Koordinon me anëtarët e tjerë të stafit të Universitetit zbatimin e planit strategjik;
  • Harton dokumente dhe udhëzime të tjera të nevojshme për sigurimin e cilësisë;
  • Kontribuon në mënyrë aktive në Universitet në funksion të kryerjes së aktiviteteve të lidhura me sigurimin e cilësisë;
  • Harton raporte të brendshme të vetëvlerësimit;
  • Mbledh dhe arkivon dokumentet e nevojshme ashtu siç kërkohet nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA), dhe mban korrespodencën e rregullt me AKA-në;
  • Merr pjesë aktive në vlerësimin e përgjithshëm të aktiviteteve në Universitet përfshirë stafin akademik, administrativ,dhe në  infrastrukturë etj.;
  • Organizon procesin e akreditimit institucional dhe asiston në procesin e akreditimit të programeve studimore;
  • Organizon, administron dhe kontrollon procesin e vlerësimit të stafit akademik, administrativ, atë të shërbimeve për studentë, dhe atë të infrastrukturës etj.;
  • Menaxhon procesin e shpërndarjes, dhe publikimit të raporteve të aktiviteteve vlerësuese;
  • Ofron asistencë operative për Komisionin Qendror të Sigurimit të Cilësisë;
  • Udheheqë grupe punuese, sipas propozimit të Komisionit Qendror të Cilësisë në nivel të Universitetit dhe me miratim të Rektorit, për të realizuar aktivitetet e vlerësimit sipas nevojës;
  • Kujdeset që rektorati, njësitë akademike e organizative dhe organet drejtuese të Universitetit të  zbatojnë dinamikën e planeve të veprimit për zbatimin e standardeve të akreditimit dhe rekomandimeve të AKA-së, dhe harton raporte çdo tre muaj për progresin e zbatimit të rekomandimeve dhe standardeve, ku për të njejtat e njofton Rektorin;
  • Dy herë në vit koordinatori i Zyrës për Sigurimin e Cilësisë në Universitet i raporton  Senatit  për sigurimin e cilësisë brenda Universitetit;
  • Udhëheqë proceset e akreditimit dhe riakreditimit institucional, si dhe të programeve studimore dhe mban komunikim të rregullt me AKA-në, dhe institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë vendit.
  • Zyra për sigurimin e cilësisë përkrahet nga zyrtarët administrativ dhe akademik në hartimin e analizave të nevojshme për këtë zyrë.

 

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit