Universiteti “Ukshin Hoti” ju fton të merrni pjesë në aktivitetin Javës së Mirëseardhjes dhe aktivitetet e rëndësishme dhe argëtuese që janë përfshirë për t'ju ndihmuar të përgatiteni dhe të jeni gati për të filluar studimet tuaja.

Java e Mirëseardhjes 1 - 7 Tetor 2020

Urojmë të filloni mbarë një vit akademik të ri 2020-21 dhe të tregoni sukseset më të larta.

Të gjithë studentët e rinj ftohen të marrin pjesë në aktivitetet që do të organizohen më këtë rast.

Java e Mirëseardhjes është java e parë e semestrit të parë të vitit akademik.

Kjo javë është një kohë e dedikuar për ju që të eksploroni Universitetin dhe kampusin, të takoni student, mësimdhënësit, udhëheqësit e programeve dhe të mësoni kuptimin e jetës studentore që ju pret.

Kur duhet të arrini?

Do të ketë shumë mundësi dhe mbështetje në dispozicion për t'ju ndihmuar të bëni gjithçka gjatë Javës së Mirëseardhjes.

Gjatë Javës së Mirëseardhjes ne do t'ju rekomandojmë ta përdorni këtë kohë për t'u njohur edhe me qytetin e mrekullueshëm të Prizrenit.

Llojet e ngjarjeve / aktiviteteve gjatë " Javës së Mirëseardhjes ":

Mirësevini në Universitetin e Prizrenit:

Të gjithë në Universitet janë të entuziazmuar që të takohen me ju dhe së bashku, ne kemi bashkuar një program kualitativ dhe emocionues të ngjarjeve dhe aktiviteteve që do t'ju ofrojnë informacion thelbësor për të filluar, mundësi për tu socializuar, eksploruar dhe kontribuar dhe t'ju sigurojnë përshtypjen e parë pozitive dhe lidhje e qëndrueshme me Universitetin.

Ngjarjet e induksionit shkollor (thelbësor)

  • 1. Për secilin program studimor në bazë të agjendës që do të publikohet, do të mbahet një takim mirëseardhës nga Dekani ku do të jenë pjesëmarrës të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e degës. Studentët do të njoftohen me programin studimor, mundësitë që ofron universiteti, do të njoftohen me strukturat e fakultetit dhe procesin mësimor. Këtë ditë studentët do të pajisen me Doracakun e Studentit dhe me Doracakun e programit studimor.
  • 2. Shefat e programeve do të takojnë personalisht studentët e interesuar, gjatë tërë javës në bazë të nevojave që kanë për sqarime shtesë. Kjo do të realizohet për shtat ditë prej orës 9 deri në orën 15, në bazë të radhës.
  • 3. Në ditët e  Javës së Mirëseardhjes do të organizohet një vizitë nëpër kampus ku do të njohën me sallat mësimore, bibliotekën, laboratorët, bufenë, dhe hapësirat e tjera.

Ju, studentë të dashur, gjithashtu do të merrni komunikim direkt nga programi juaj para aktivitetit Javës së Mirëseardhjes me një skicë specifike induksionesh të ngjarjeve dhe aktiviteteve, për programin tuaj. Ku do të përfshihen dhe aktivitete zbavitëse.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas