Konkurs për lirimin nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit të Prizrenit për vitin akademik 2016/2017
16 Maj 2017
K O N K U R S
Për lirimin nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit të Prizrenit për vitin akademik 2016/2017
Të drejtë lirimi nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2016/2017 në UPZ kanë:
1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale;
2. Studentët, të cilët janë invalidë të luftës (qofshin ata ushtarakë apo civilë);
3. Studentët, që kanë mbetur pa njërin prind si pasoj e luftës (gjatë periudhës 01.01.1998 -12.06.1999) dhe fëmijët e Invalidëve të UÇK-së;
4. Studentët me aftësi të kufizuara fizike;
5. Studentët e të njëjtit prind i cili ka dy (2) e me shumë studentë të rregullt në studime në Universitetet publike të Kosovës.
Të gjithë studentët duhet t’i paraqesin:
- Kërkesën për lirimin nga pagesa e semestrit dhe
- Vërtetimin e studimeve për vitin akademik 2016 - 2017
- Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale, i paraqesin edhe:
- Kopjen e vërtetuar të vendimit të ndihmës sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ;
- Vërtetimin e Qendrës për Punë Sociale për familjen dhe studentin ( forma shkarkohet web-faqja ose merret në QPS në Komunë);
- Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të ndihmës sociale;
- Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës;
- Certifikatën e lindjes së studentit/ës.
- Studentët që janë invalid të luftës (ushtarakë apo civilë) i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të pensionit për invalid të luftës apo invalid civil të luftës nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ose nga komuna përkatëse;
b. Kopjen e letërnjoftimit të studentit /ës invalid.
- Studentët që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës dhe invalidëve të UÇK-së, i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit për njohjen e statusit të familjes së dëshmorit, viktimës civile dhe invalidëve të UÇK-së, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ose nga komuna përkatëse;
b. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të statusit të familjes së dëshmorit/viktimës civile;
c. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës;
d. Certifikatën e lindjes së studentit/ës.
- Studentët me aftësi të kufizuara fizike i paraqesin edhe:
a. Kopjen e vërtetuar të vendimit për njohjen e statusit person me aftësi të kufizuara fizike nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ose nga shoqatat e licencuara të personave me aftësi të kufizuara;
b. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës.
- Studentët e të njëjtës familje duhet të paraqesin:
a) Certifikatën e lindjes së studentëve;
b) Vërtetimet e të gjithë studentëve për regjistrimin në vitin akademik 2016/2017.
Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në zyrën nr. 308, në objektin e Rektoratit.
Kërkesat dhe dokumentacioni i pranuar zyrtarisht nga zyra nr. 308 i dorëzohet Komisionit për lirim në Rektoratin e Universitetit të Prizrenit.
Me rastin e paraqitjes për lirim nga pagesa e semestrit, studentët duhet t’i sjellin vetëm dokumentet origjinale.
Afati për konkurrim është prej datës 15.05.2017 e deri më 26.05.2017
Format e nevojshme për konkurrim gjenden në web-faqen e Universitetit të Prizrenit: www. uni-prizren.com dhe në Zyrën nr. 308.
<< prapa
