ProCredit Bank organizon prezantim në UPZ
22 Maj 2017
ProCredit Bank në bashkëpunim me Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ka organizuar mbajtjen e një prezantimi ku ftohen të marrin pjesë të gjithë studentët e nivelit Bachelor si dhe ata që vijojnë studimet post-diplomike në këtë Universitet pavarësisht profilit të studimeve. Pjesëmarrësit do të informohen për mundësitë e zhvillimit profesional që ofron Banka ProCredit në kuadër të Programit të Praktikës dhe Entry Programme.
Pikat kyçe për të cilat do të diskutohet në këtë prezantim janë:
Misioni dhe principet e Bankës ProCredit
Filozofia e Biznesit të Bankës
Mundësitë për zhvillimin e stafit punonjës
Procedura e aplikimit
Procesi i përzgjedhjes.
Prezantimi mbahet të Marten më datë 23 maj, në orën 11:00. Vendi: Amfiteatri i Madh i Universitetit “Ukshin Hoti”.
