Konkurs për Sekretar të Përgjithshëm i Universitetit
23 Qershor 2017K O N K U R S
për:
Titulli i vendit të punës: Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit, (1) UNI6 (SP/020).
Mbikëqyrësi i nëpunësit: Rektori i Universitetit.
Pozita: Shërbyes Civil i karrierës -Niveli i Lartë Drejtues, orari i plotë (40 orë në javë).
Vendi i punës: Prizren, Republika e Kosovës.
Kandidatët që konkurrojnë për këtë vend pune, përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligjin për Shërbyesit Civil të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-149, duhet t’i plotësojnë edhe këto kushte:
- Të kenë diplomë universitare me më së paku katër (4) vjet të studimeve;
- Duhet të jenë nga fusha profesionale e drejtësisë,
- Të kenë tetë (8) vjet përvojë pune, prej tyre 5 vite menaxheriale ;
- Të kenë aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese;
- Të kenë njohuri të mjaftueshme për proceset e arsimit të lartë.
Detyrat-Përgjegjësitë: nën mbikëqyrjen e Rektorit kryen ushtron këto detyra:
- Është zyrtar më i lartë i administratës;
- Është udhëheqës i administratës qendrore;
- Është udhëheqës i Sekretarëve të Njësive Akademike;
- Është zyrtar përgjegjës për udhëheqje efikase, ekonomike dhe efektive të Universitetit;
- Është udhëheqës i drejtorëve të departamenteve në kuadër të administratës qendrore;
- Është zyrtar përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;
- Është përgjegjës për çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli Drejtues dhe Rektori, të cilat nuk janë të përcaktuara me Statut.
Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet merren në Rektorat, zyra nr. 308, adresa: rruga “Shkronjave” nr. 1, Prizren ose mund t’i shkarkoni nëpërmjet adresës elektronike në linkun: www.uni-prizren.com.
Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në objektin e Rektoratit. Aplikacioni i kompletuar duhet të dorëzohet edhe në formën elektronike në adresën [email protected] .
Dokumentacioni për aplikim:
-Fletë aplikacionin dhe CV-në
-Letërnjoftimin fotokopje,
-Ekstraktin e lindjes, origjinale,
-Diploma Universitare, (të diplomuarit në universitet jashtë Republikës së Kosovës t’ia bashkëngjisin dëshminë e nostrifikimit të diplomës), të noterizuar,
-Dëshminë për përvojën e punës profesionale dhe menaxheriale (origjinale ose të noterizuar) dhe dëshminë e përvojës së punës në përgjithësi duke i bashkangjitur edhe pasqyrën e Trustit.
-Dëshminë se nuk është në hetime apo i dënuar për vepër penale dhe
-Dokumentacionet shtesë sipas vlerësimit të kandidatëve të rëndësishme për pozitën që aplikon.
“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë
shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë
mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë
dhe proporcional në organet e Shërbimit Civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3, të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.
Kërkesat e dërguara pas përfundimit të afatit për aplikim nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.
Në rast të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin për verifikim dokumentet origjinale.
Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjete (15), ditë nga dita e shpalljes në gazetë përkatësisht deri më: 07.07.2017.
Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adrese elektronike: www.uni-prizren.com, ku edhe mund ta shkarkoni aplikacionin zyrtar.
<< prapa