Njoftim për Bursistë
13 Korrik 2017Menaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti”:
NJOFTON
Vendimi i komisionit për ndarjen e bursave nr. 01-160, tregon vetëm emrat e studentëve të cilët i plotësojnë kriteret sipas konkursit, ndërsa për lartësinë e shumës së bursës do të vendoset nga Këshilli Drejtues i Universitetit me një vendim të veçantë.
Andaj, deri në vendimin e radhës së Këshillit Drejtues, studentët nuk duhet të paraqiten për kompletim të dokumentacionit të nevojshëm për ekzekutimin e pagesave.
Pas vendimit të radhës së Këshillit Drejtues studentët përfitues do të njoftohen për afatin dhe vendin e dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm (kopjen e letërnjoftimit, numrin e llogarisë personale, dhe dëshmisë se të njëjtit nuk kanë përfituar bursë nga Kuvendet Komunale prej nga vijnë ose deklaratës nën betim).
Për informacion shtesë mund të drejtoheni në zyrën nr. 308 në objektin e rektoratit të UPZ-së.
Me respekt !
Burim Berisha
u.d. Sekretar i Përgjithshëm
<< prapa
