KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE MASTER, PËR VITIN AKADEMIK 2017-2018
13 Tetor 2017KONKURS
PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE MASTER, PËR VITIN AKADEMIK
2017-2018
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në studimet postdiplomike - master për vitin akademik 2017-18 do të pranojë 165 studentë.
Nga numri i përgjithshëm i përmendur më lart, duke u bazuar në UA nr. 09/2016, Universiteti “Ukshin Hoti” do të regjistroj deri në 12% përkatësisht deri 20 studentë të rregullt nga komunitetet pakicë. Kuota deri në 12% do të shpërndahet në programet e studimit në proporcion me numrin e përgjithshëm të studentëve që do të pranohen.
Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve, universiteti do të rezervojë të drejtën për regjistrimin e studentëve që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorit (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).
I. KUSHTET E PËRBASHKËTA TË KONKURSIT
Në studimet master mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet bachelor apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë. Në kushte të barabarta, përparësi në pranim do të kenë kandidatët të cilët i kanë mbaruar studimet themelore në Universitetin “Ukshin Hoti”.
Të drejtë konkurrimi kanë gjithashtu edhe kandidatët të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës. Në raste të tilla kandidati duhet të sjellë vendimin mbi nostrifikimin e diplomës.
Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në një program studimi, mund të konkurrojnë për regjistrim në studimet master në një program tjetër. Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademik mund të caktojë provime diferenciale të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë së programit me studimet themelore të kandidatit. Kandidatët do të kenë më së shumti deri në pesë provime diferenciale të cilave do t’iu nënshtrohen para komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga këshilli i njësisë akademike përkatëse.
Kandidatët të cilët kanë të regjistruar një program studimi në cilindo nivel të studimit në kuadër të universitetit, nuk kanë të drejtë konkurrimi në një program tjetër studimi në UPZ pa përfunduar studimet në programin ku janë duke vijuar studimet ose pa u çregjistruar nga programi aktual i studimeve. Kandidatët për pranim si studentë të UPZ-së në vitin akademik 2017/18 nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet, drejtim apo program.
II. MËNYRA E PËRZGJEDHJEJ SË KANDIDATËVE
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:
-Suksesi në studimet themelore deri në 30 pikë
-Suksesi në provimin pranues deri në 70 pikë
Të drejtë pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues. Kandidatët të cilët nuk e arrijnë pragun e kalueshmërisë nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të pa plotësuara sipas konkursit.
Nëse numri i pikëve te disa kandidatë të ranguar si të fundit në listën e të pranuarve është i barabartë me kandidatë tjerë jashtë numrit të planifikuar për pranim, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të provimit pranues, e nëse edhe pikët e provimit pranues janë të njëjta atëherë do të merret parasysh suksesi i studimeve themelore. Në qoftë se edhe suksesi është i njëjtë atëherë përparësi do të kenë kandidatët e gjinisë femërore. Fakultetet janë të obliguara që listën e kandidatëve, të cilët kanë konkurruar, t’ia dërgojnë Rektoratit të universitetit dhe ta publikojnë në ueb-faqen zyrtare.
Njësitë akademike fillimisht shpallin rezultatet preliminare, në bazë të të cilave rezultate kandidatët që nuk janë pranuar fitojnë të drejtën e ankesës dhe vetëm pas shqyrtimit të ankesave dalin listat përfundimtare të cilat në asnjë rast nuk duhet të tejkalojnë numrin total të vendeve të shpallura në konkurs. Kandidatët që gjenden në fund të listës së të pranuarve sipas rezultateve preliminare nuk e kanë të garantuar vendin deri në përfundim të afatit të ankesave.
III. AFATET E KONKURSIT
Paraqitja e dokumenteve bëhet prej: 16.10.2017 deri më 23.10.2017 ora 15:00 (dokumentet do të pranohen vetëm ditëve të punës).
Për aplikim kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
-Fletë aplikacioni i plotësuar i cili shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti;linku për aplikim:http://www.uni-prizren.com
-Ekstraktin e lindjes (origjinale).
-Diplomën origjinale ose duplikatë përkatësisht certifikatën e diplomimit.
-Pasqyrën e notave në studimet themelore.
-Kandidatët me rastin e aplikimit paguajnë 2.50 euro (fletëpagesa shkarkohet nga interneti me rastin e aplikimit).
-(ju lutem gjatë aplikimit plotësoni saktësisht të dhënat personale dhe informata tjera sepse me këto informata do të kontaktojë universiteti me studentët sidomos email-adresa ku ju do të njoftoheni për çdo aktivitet të universitetit në relacionin Aplikues-Student-Universitet)
Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit të semestrit do të paguajnë tarifat e shkollimit sipas UA 17/2014 të datës 06.05.2014
Provimi pranues do të mbahet më 25.10.2017:
-Fakulteti Ekonomik- Administrim Biznesi 25.10.2017 ora 10:00
-Fakulteti Ekonomik-Kontabilitet dhe Auditim 25.10.2017 ora 13:00
-Fakulteti i Shkencave Kompjuterike- Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi 25.10.2017 ora 10:00
Shpallja e rezultateve bëhet më 26.10.2017.
Afati për ankesa është më: 27-29.10.2017, ndërsa shqyrtimi i tyre do të bëhet më 30.10.2017.
Rezultati përfundimtar më: 31.10.2017.
IV. REGJISTRIMI I KANDIDATËVE TË PRANUAR PAS SHPALLES SË REZULTATEVE
Fotografimi dhe regjistrimi i studentëve të pranuar:
-Fakulteti Ekonomik- Administrim Biznesi 01.11.2017 prej orës 09:00-15:00
-Fakulteti Ekonomik-Kontabilitet dhe Auditim 02.11.2017 prej orës 09:00-15:00
-Fakulteti i Shkencave Kompjuterike - Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi:
03.11.2017 prej orës 09:00-15:00
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
-Fletëregjistrimin e plotësuar
-Dy fotografi formati 6x4
-Fletëpagesën (e cila shkarkohet nga interneti) në shumën prej 150 euro për një semestër. Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste.
Luteni që ti përmbaheni afatit të lartshënuar, në rast të lëshimit të këtyre afateve përgjegjësia bie mbi kandidatin për mosrespektim të tij.
|
Nr. |
Fakulteti |
Drejtimi |
Të lira |
Të rezervuar sipas UA 09/2016 |
Total |
|
1 |
Fakulteti Ekonomik |
Administrim Biznesi |
53 |
7 |
60 |
|
2 |
Fakulteti Ekonomik |
Kontabilitet dhe Auditim |
53 |
7 |
60 |
|
3 |
FSHK |
Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi: |
40 |
5 |
45 |
V. KUSHTET E VEÇANTA PËR APLIKIM SIPAS FAKULTETEVE
1. Kontabilitet dhe Auditim :
Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në:
- Fakultetin e Ekonomisë,
Kandidatët që studimet themelore i kanë përfunduar në UPZ ( Administrim Biznesi dhe Menaxhment Ndërkombëtar) e që notën mesatare e kanë 8.5 e më lartë, i kanë vendet e rezervuara - pa provim pranues.
2. Administrim Biznesi :
Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këto fakultete-programe:
-Fakultetin e Ekonomisë,
-Fakultetin e Juridikut,
-Fakultetin e Shkencave Politike,
-Fakultetin e Agrobiznesit.
Kandidatët që studimet themelore i kanë përfunduar në UPZ ( Administrim Biznesi dhe Menaxhment Ndërkombëtar) e që notën mesatare e kanë 8.5 e më lartë, i kanë vendet e rezervuara - pa provim pranues.
3. Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi:
Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këtë drejtime:
- Shkenca Kompjuterike,
- Telekomunikacion,
- Mekatronikë,
- Elektronikë,
- Informatikë Ekonomike,
- Matematikë Kompjuterike
- Matematikë- Informatikë, Teknologji-Informatikë.
Kandidatët që studimet themelore i kanë përfunduar në UPZ (TIT dhe SD) e që notën mesatare e kanë 8.5 e më lartë, i kanë vendet e rezervuara - pa provim pranues.
Për mënyrën e organizimit të provimit pranues dhe lëndët nga të cilat do të mbahet provimi, obligohen dekanët e njësive akademike të dalin me njoftimet zyrtare dhe atë më së largu deri 3 ditë para provimit.
<< prapa
