KONKURS PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E UPZ-SË
15 Dhjetor 2017Duke u mbështetur në dispozitat e nenit 16 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 si dhe vendimin e Këshillit Drejtues të datës 12.12.2017, Universiteti „Ukshin Hoti“ në Prizren, shpall:
KONKURS
PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E UPZ-SË
Ftohen studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren që të aplikojnë për punë praktike në administratën e Universitetit.
Puna praktike ka si objektiv që t’ju ofrojë studentëve mundësi që dijen teorike të nxënë gjatë studimeve, ta aplikojnë në praktikë, dhe njëkohësisht të fitojnë përvojë të punës praktike.
Kjo praktikë do t’ju ndihmojë studentëve që t’i zbulojnë fushat e tyre të interesit, si dhe ta kenë më të qartë se në cilën punë specifike dëshirojnë që të punësohen në të ardhmen.
Praktikantët do të stimulohen me një shumë simbolike prej 50 euro në muaj në emër të shujtës ditore.
Numri i pozitave: 10 praktikantë.
Kohëzgjatja e punës praktike : 3 muaj
Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:
· Kandidatët për punë praktike duhet të jenë: të diplomuar në UPZ në studimet baçelor ose student aktiv të nivelit master të studimeve në Universitetin “Ukshin Hoti”.
· Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, Komisioni do të marrë parasysh notën mesatare të studentëve.
· Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit; aftësi të mira analitike, Shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office dhe shkathtësi në punë teknike; Aftësi të punës në grupe.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim dhe mënyra e aplikimit
Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:
1. CV
2. Kërkesën për shprehje interesi,
3. Certifikatën e notave,
4. Vërtetimin mbi statusin e studentit-master ose kopjen e diplomës baçelor,
5. Kopjen e letërnjoftimit.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë.
• Data për aplikim është nga 15.12.2017 deri më 29.12.2017 në ora 15:00.
• Shpallja e listës me kandidatët e përzgjedhur nga komisioni ad hoc do të bëhet me datën 30.12.2017 në faqen zyrtare të Universitetit.
• Studentët e përzgjedhur për punë praktike, do të nënshkruajnë kontratën e angazhimit me Universitetin e Prizrenit.
• Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik pdf në e-mail adresën: [email protected]
• Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë sipas rregullores 05/2010.
• Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë tre muaj (3 muaj), nga data 03.01.2018 deri më 31.03.2018
Kandidatët që nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 3 ditësh në Komisionin për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave që funksionon në kuadër të administratës së Universitetit.
Inkurajohen që të aplikojnë të gjithë studentët e UPZ-së pa kurrfarë dallimi, respektivisht të gjithë ata të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.
Praktikantët në përfundim të programit të punës praktike do të pajisen nga Universiteti “Ukshin Hoti” me: Referencë dhe Certifikatë.
Prof. Dr. Ramë Vataj
Rektor
<< prapa