LAJMËRIM
18 Dhjetor 2017Kompania Melita&Partners Përfaqsuese e QuickBooks®, Intuit Affiliate Partner dhe Certiport Authorized Testing Center, me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kompetencave profesionale të studentëve të shoqërisë kosovare ndan 3 bursa për trajnime përgaditore për Certifikim në QuickBooks Certified User®.
Qëllimi i ofrimit të këtyre trajnimeve është që secili individ të ketë mundësinë e përfitimit dhe të avancimit të njohurive në kontabilitet dhe ndërlidhjës praktike me sistemin më të përhapur në botë për menaxhmin financiar QuickBooks®, duke mundësuar qasje në tregun e punës vendor dhe ndërkombëtar.
Për të qenë përfitues të bursës, studentët duhet t’i plotësojnë këto kritere:
· Të jenë student të regullt në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, Fakulteti Ekonomik;
· Të jenë student të dalluar me notë mesatare 8.5+;
· Të vijojnë vitin e II-të apo të III-të, të studimeve Bachelor dhe të kenë të dhënë
provimin e kontabilitetit, apo në vitin e I-rë dhe II-të studimeve Master;
· Studentët duhet të kenë njohuri të avancuara të gjuhës angleze;
· Studentët duhet të kenë njohuri të punës me kompjuter;
Vërtetimin që jeni studentë të rregullt të vërtetuar nga fakulteti, transkriptin e notave dhe CV-në e azhurnuar e dërgoni në mënyrë elektronike në email adresen: [email protected]; Dokumentat e kërkuara duhet të dorëzohen në formë elektronike deri me datën 20.12.2017, në ora 16:00 me c’rast do të bëhet edhe përzgjedhja e tre (3) studentave përfitues.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet me date 26.12.2017 me fillim prej ores 11:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Të gjithë aplikuesit duhet të jenë prezent personalisht gjatë përzgjedhjes së përfituesve.
