NJOFTIM: Program Shkёmbimi-Summer Work Travel
05 Shkurt 2018
NJOFTIM:
Program Shkёmbimi-Summer Work Travel
Ju njoftojmё se me datёn 23-Shkurt-2018 nё ora 14:30 nё Amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë sё Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren, Shefi i Sektorit Konsullor i Ambasadёs Amerikane nё Prishtinё z. Brian Corteville, do tё mbajё njё sesion informativ pёr tё gjithё studentёt e intersuar tё marrin pjesё nё programin e shkёmbimit-Summer Work Travel. Kjo do të jetё njё mundёsi unike pёr tё gjithё tё interesuarit qё dёshirojnё tё kenё informata tё detajuara se si aplikohet? Çka nevojitet? Kushtet qё duhet plotёsuar? Tё drejtat dhe obligimet tuaja? Etj.
Ambasada Amerikane nё Prishtinë i inkurajon tё gjithё studentёt kosovarë qё tё konsiderojnё pjesёmarrjen nё programin e shkёmbimit-Summer Work Travel 2018. Vitin e kaluar pёrafersishtё 500 studentё nga Kosova kanё marrё pjesё nё qytete tё ndryshme të Amerikёs, ku kanё marrё pёrvoja tё dorёs sё parё tё popullit dhe kulturёs amerikane, dhe kanё pёrfituar pёrvojё tё vlefshme tё gjuhёs angleze dhe pёrvoja tё ndryshme nё punё.
<< prapa