Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Njoftim

27 Prill 2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”, organizon punëtorinë ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim ‘’ në Universitetin “Ukshin Hoti”- Prizren.

Kjo punëtori ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së studentëve për të kërkuar llogaridhënie për shfrytëzimin e parasë publike, për identifikimin e flamujve të kuq në kontratat publike, dhe mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.

Detajet e punëtorisë: Universiteti “Ukshin Hoti”- Prizren.

Lokacioni: Fakullteti i shkencave të jetës - salla 502,

Data: 15.05.2018

Kohëzgjatja e punëtorisë: rreth 3 (tre) orë

Afati i aplikimit: 08.05.2018

Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes.

Apliko tani në: http://bit.ly/2FUl1H5.

Për bashkëpunimin e treguar, KDI falënderon zyrën për karrierë të Universitetit: ‘’Ukshin Hoti’’-Prizren

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/