Ftesë - Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “XV. European Conference on Social and Behavioral Sciences”.
08 Maj 2018
Ftesë
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten më 10.05.2018 në orën 10:30 është hapja solemne e punimeve të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “XV. European Conference on Social and Behavioral Sciences”. Këtë konferencë e organizojnë 12 universitete ndërkombëtare në mesin e tyre edhe UPZ dhe UGJFA ndërsa marrin pjesë 200 studiues.
Në Ceremoninë e hapjes do të mbajnë fjalime: Prof Dr. HASAN ARSLAN, Prof. Dr. RAME VATAJ, Prof. Dr. SHABAN BUZA dhe Prof. Asoc. ENGIN DEMIREL.
Vendi: Amfiteatri i madh i UPZ-së.
Sesionet fillojnë në orën 13:30.
Ftoheni të merrni pjesë!
<< prapa
