Ftesë – Profesori nga Montclair State University në SHBA mbanë ligjëratë në UPZ
21 Maj 2018
Më 24.05.2018 prej orës 11:00 në Amfiteatrin e Fakultetit të Ekonomisë në UPZ do të mbajë ligjëratë publike Prof. Ass. Dr. Edmond Berisha, profesorë në Montclair State University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tema: Pabarazitë në shpërndarjen e të ardhurave, tregjet financiare dhe huamarrje. Dr. Berisha, ka kryer studimet e doktoraturës në Departamentin e Ekonomisë në West Virginia University në SHBA. Interesi i tij kërkimor përfshin makroekonominë, politikën monetare dhe shpërndarjen e të ardhurave. Dr. Berisha ka botuar disa punime bazuar në hulumtimet e tij në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet variablave kryesore makroekonomike dhe shpërndarjes së të ardhurave në SHBA. Para se të bashkohej me Montclair State, ai punoi si Asistent Profesor i Ekonomisë në Fairmont State University, Virginia Perëndimore, ku dha mësim në disa kurse të ekonomisë dhe financave.
Ftohen studentët e Fakultetit të Ekonomisë por edhe të gjithë të tjerët e interesuar që të ndjekin ligjëratën nga fusha e ekonomisë të profesorit në fjalë.
