KONKURS PËR ZGJEDHJEN E PERSONELIT AKADEMIK
14 Shtator 2018
Me bazë në nenin 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, UA nr. 07/2017, nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës nr. 04/L-037 si dhe dispozitat e nenit 47 paragrafi 1.3 të Statutit nr. 04-V-621, Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 13.09.2018, duke miratuar propozimet e njësive akademike, mori vendim për të shpallur:
KONKURS
Për zgjedhjen e personelit akademik
I. FAKULTETI I EKONOMISË:
1. Një mësimdhënës për lëndët: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhimi i Ndryshimeve dhe Qeverisja Korporatave;
2. Një mësimdhënës për lëndët: Raportimi Financiar I, Raportimi Financiar i Avancuar, Raportimi Financiar II, dhe Bazata e Kontabilitetit II;
3. Një asistent për lëndët: Kontabiliteti Financiar I, Kontabiliteti i Tatimeve, Bazat e Kontabilitetit II dhe Kontabiliteti Menaxherial.
II. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE:
1. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në Programim (bsc. SD, sem. I, O), Programim (bsc. TIT, sem. I, O), Programimi i Orientuar në Objekte (bsc. SD, sem. III, O), Algoritmet dhe Struktura e të Dhënave (bsc. SD, sem II, O), Algoritmet dhe Struktura e të Dhënave (bsc. TIT, sem II, O), Ndërveprimi Njeri – Kompjuter (bsc. TIT, sem. IV, Z);
2. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e Bartjes së Informacionit (bsc. TIT, sem. I, O), Zhvillimi dhe Menaxhimi i Sistemit Softurik (msc. sem. II, O), Kërkesat në Dizajnimine Sistemit (bsc. TIT, sem. III, Z); Analiza e Orientuar në Objekte dhe Dizajn (bsc. TIT, sem. III, O), Hyrje në Gjuhë dhe Web Teknologjitë (bsc. TIT, sem. II, Z).
3. Një asistent për lëndët: Senzorët dhe Interfejesët (bsc. TIT, sem. II, O), Mikrokontrollerët (bsc. TIT, sem. IV, O), Metodat e Transmetimit (bsc. TIT, sem. III, O), Machine Learnin (bsc. SD, sem. III, Z);
III. FAKULTETI I JURIDIKUT:
1. Një asistent për lëndët: Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, E Drejta Ndërkombëtare Publike, E Drejta Evropiane, E Drejta Ndërkombëtare Private.
IV. FAKULTETI I EDUKIMIT:
Në Gjuhën Mësimore Shqipe
1. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në psikologji, Psikologji Edukimi, Psikologji e Fëmijës;
2. Një mësimdhënës për lëndët: Praktikë Pedagogjike;
3. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e Shkencave Natyrore me Metodologji dhe Edukim Mjedisor;
4. Një asistent për lëndët: Histori Kombëtare, Metodologji e Shkencave Shoqërore dhe Bazat e Shkencave Shoqërore me Metodologji,
5. Një asistent për lëndët: Matematikë I dhe II.
Në Gjuhën Mësimore Turke
6. Një mësimdhënës për lëndë pedagogjike: Metodologji e Edukimit Gjithpërfshirës, Strategjitë e Edukimit Parashkollorë, Filozofi Edukimi, Edukimi Gjithpërfshirës me Metodologji.
Në Gjuhën Mësimore Boshnjake
7. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë Boshnjake I dhe II për programin fillor dhe parafillor dhe Metodika e Gjuhës Boshnjake;
8. Një mësimdhënës për lëndët: Teoria e Mësimit, Pedagogjia e Mësimit Parashkollor, Filozofia e Edukimit dhe Psikologjia e Edukimit;
9. Një asistent për lëndët: Gjuhë Boshnjake I dhe II për programin fillor dhe parafillor si dhe Metodika e Gjuhës Boshnjake;
10. Një asistent për lëndët: Matematikë I dhe II për programin fillor dhe parafillor si dhe Metodika e Mësimit të matematikës I dhe II;
11. Një asistent për lëndët: Teoria e Mësimit, Pedagogjia e Mësimit Parashkollor dhe Filozofi e Edukimit.
V. FAKULTETI I FILOLOGJISË:
Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
1. Një asistent për lëndët: Hyrje në gjuhësi, Morfologji I, morfologji II, Sintaksë I; Sintaksë II, Histori e gjuhës standarde shqipe, Gjuhë shqipe I dhe II (Dega e gjuhës Angleze);
Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze
2. Një asistent për lëndët: TEFL: Leximi dhe shkrimi; TEFL: nxënësit e rinj, Seminar në mësim praktik, Menaxhmenti në klasë, Anglishte për qëllime specifike I dhe II, Anglishte për qëllime akademike II, Shkathtësitë e integruiara II;
Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane
3. Një mësimdhënës për lëndët: Praktikë gjuhe I, Gjermanishtja e ekonomisë, Praktikë gjuhe II, Leximi dhe kuptimi i teksteve, Gjuhësi kontrastive.
VI. FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT:
Programi: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit
1. Një mësimdhënës për lëndët: Silvikultura 1 (sem. III), Silvikultura 2 (sem. IV), Rivitalizimi i Pyjeve (sem. V), dhe Mbrojtja e Pyjeve nga Zjarret (sem. VI).
Programi: Agrobiznes
2. Një mësimdhënës për lëndët: Menaxhimi i Fermave (sem. IV), Menaxhim Agrobiznesi (sem. IV), Projekte në Agrobiznes (sem. V), Ekonomia Bujqësore (sem. II) dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore (sem. V).
3. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e Marketingut (sem. II), Çmimet dhe Tregjet e Produkteve Bujqësore (sem. V), Komunikim Biznesi (sem. IV), Bazat e Ekonomisë (sem. VI), dhe Menaxhim Agroturizmi (sem. V).
I. Kushtet dhe dokumentacioni për aplikim
1. Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Kandidatët të cilët aplikojnë për mësimdhënës duhet të kenë së paku gradën doktor i shkencave (Dr. sc.) si dhe për pozitën e asistentit gradën MSc ose Magjistër në fushën përkatëse.
2. Dokumentacioni për aplikim:
· Kërkesën dhe CV-në,
· Kopjen e diplomës përkatëse (për pozitën e mësimdhënësit diploma e tri niveleve të studimeve ndërsa për pozitën e asistentit dy nivelet e studimit gjithashtu edhe certifikatën e notave) të noterizuar.
· Ekstraktin e lindjes (origjinale) dhe kopjen e letërnjoftimit.
· Dëshminë që nuk janë nën hetime ose nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale (origjinale).
· Kandidatët të cilët janë të punësuar në ndonjë institucion të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës duhet të paraqesin edhe vendimin për zgjedhjen e fundit.
· Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.
· Njohja e gjuhës angleze ose ndonjë gjuhe tjetër, të huaj është përparësi për aplikantët.
3. Kandidatët që kanë doktoruar, maxhistruar ose që kanë mbaruar master jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT, në të kundërtën, dosja e aplikantit do të konsiderohet e pa kompletuar.
4. Në rast se asnjëri prej kandidatëve nuk i plotëson kriteret ligjore për mësimdhënës apo asistent të shpalluar sipas këtij konkursi atëherë pozita e njëjtë mbetet e paplotësuar, dhe procedura e konkursit do të mbyllet deri në rishpalljen eventuale të të njëjtës.
II. Afati dhe mënyra e aplikimit
1. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në gazetë dhe ueb-faqe respektivisht deri më datë 29.09.2018 ora 15:00.
2. Paraqitja e dokumenteve bëhet në njësitë përkatëse akademike (te Sekretarët e Njësive Akademike), dhe kopjen elektronike në e mail-in zyrtar: [email protected].
3. Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato që janë të pakompletuara nuk do të pranohen (nuk do të shqyrtohen nga komisioni përkatës).
4. Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen zyrtare në këtë adresë: www.uni-prizren.com
III. Procedura e Zgjedhjes së Kandidatëve dhe e Drejta e Ankesës
1. Hartimi i raporteve të komisioneve recensuese dhe aprovimi i tyre nga Këshilli i Fakultetit duhet të bëhet në afat prej më së largu 45 ditësh, nga data e mbylljes së këtij konkursi.
2. Pas aprovimit të Raporteve të Komisioneve Recensuese nga Këshilli i Fakultetit, të njëjtit brenda afatit prej 10 ditësh duhet të dërgohen për publikim në faqen zyrtare të universitetit;
3. Faza e parë e ankimimit: Raportet qëndrojnë në faqen zyrtare 15 ditë nga data e publikimit të tyre sa zgjat edhe afati i ankesave ndaj këtyre raporteve, afati i ankesave në këtë fazë fillon ditën e publikimit të raportit në faqen zyrtare dhe i drejtohen komisionit të ankesave në kuadër të Njësisë Akademike, i cili është i obliguar që në afat pre 7 ditësh të jap përgjigje lidhur me ankesën.
4. Këshilli i Fakultetit të Njësisë Akademike pas përgjigjes së Komisionit të Ankesave dhe rishikimit të raportit të komisionit recensues, dërgon propozimin për Senat ( komisionin e studimeve ) brenda 5 dite.
5. Komisioni i Studimeve brenda 15 ditësh duhet ta dorëzoj raportin në Senat i cili në afat prej 30 ditësh duhet të marrë vendim lidhur me zgjedhjen e kandidatëve përkatësisht moszgjidhjen e tyre.
6. Faza e dytë e ankimimit (ankimimi përfundimtar në nivel të institucionit): Kundër vendimit të Senatit (njoftimit për zyrtar për zgjedhjen e stafit), lejohet ankesa në Komisionin për Zgjidhjen e Ankesave në nivel të Senatit, në përputhje me nenin 185 paragrafi 2 dhe 3.4 të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”në afat prej 15 ditësh si instancë e fundit në nivel të Universitetit.
_________________
Rektori
Prof. Dr. Ramë Vataj
<< prapa
