Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

NJOFTIM

30 Nëntor -0001

NJOFTIM

Më datë 17 tetor 2018, e mërkurë, në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, nga Budapesti do të vijnë 5 profesorë:

1. prof. dr. Zoltán Barina, botanist,

2. prof. dr. Antal Molnár, historian,

3. prof. dr. Krisztián Csaplar-Degovics, historian, albanolog

4. Prof. dr. Pál Fodor, turkolog dhe

5. prof. dr. Dénes Sokcsevits, kroatist.

Promovimi i librit “Distribution atlas of vascular plants in Albania” botuar nga botanisti prof. dr. Zoltán Barina dhe një ligjëratë nga prof. dr. Antal Molnár, të dyja këto në gjuhën angleze, do të mbahen në orën 10:00, në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

Nga ora 11:00 do të mbahen ligjërata në 3 degët përkatëse:

Në Degën e Gjuhës Gjermane do të mbahet në gjermanisht, ligjërata e albanologut hungarez Krisztián Csaplar-Degovics, me temë: "Marrëdhëniet në mes Austro-Hungarisë dhe Shqipërisë në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX".

Vendi: Fakulteti i Filologjisë, salla 116.

Në Degën e turqishtes, prof. dr. Pál Fodor do të referoj mbi projektin Szigetvár me tematikë për Sulltan Sulejmanin II-të, vdekur në Hungari gjatë rrethimit të Szigetvár-it 1566.

Vendi: Fakulteti i Edukimit, salla 140

Në Degën e gjuhës boshnjake, kroatisti prof. dr. Dénes Sokcsevits, do të flas, në kroatisht, për librin e tij më të ri, botuar kroatisht në Zagreb.

Vendi: Fakulteti i Edukimit, Salla 141

 

JU MIRËPRESIM!

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS