Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Ftesë pë pjesëmarrje në takim Informues nga zyra ERASMUS+ Prishtinë

22 Nëntor 2018

Në emër të zyrës Erasmus+ në Kosovë ju ftojmë të merrni pjesë në Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë, e cila do të mbahet më 26 Nëntor 2018, duke filluar nga ora 9:30 për IAL-të, si dhe nga ora 14:00 sesioni përstudentët. Kjo ditë informuese do të mbahet në Amfiteatrin e ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".

Në këtë Ditë Informuese Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të prezantojnë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.

Erasmus+ është programi më i ri arsimorë i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.

Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

Për agjendën dhe detajet tjera teknike do ju njoftojmë në ditët në vijim.

Zyra e Kordinatorit - Erasmus +

UPZ

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS