Takim informues ICT Awards
11 Mars 2019
OJQ THY në bashkëpunim me Albanian ICT Awards organizojnë takim informues për të gjithë të interesuarit që të njihen me këtë ngjarje mbarëkombëtare që vlerëson individët dhe të arriturat individuale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Konkurs ky, ku objektivi kryesor i këtij evenimenti është identifikimi dhe shpërblimi i profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm, inovatorëve, profesionistëve dhe yjeve në ngritje të cilët me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Ky takim do të mbahet në Sallën 423 të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, më 14 Mars 2019, në ora 14:00.
Pikat të cilat do të zhvillohen në këtë prezentim janë:
- Prezantim i një video përmbledhje (5 min)
- Prezantim dhe përshkrimi i garës qe përfshin mënyrën e aplikimit, kategoritë, përshkrimin e kritereve (20–25 min)
- Pyetje përgjigje dhe diskutime (5-10 min)
Ne mirëpresim të gjithë të rinjtë që kanë interes në fushën ICT.
Për çfarëdo pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në: [email protected]
