Sesion informativ: Gratë në Energji - Programi i bursave
13 Mars 2019
Sesion informativ: Gratë në Energji - Programi i bursave
Millennium Foundation Kosovo
Kinema Lumbardhi, E Enjte, 14 Mars 2019 nga ora 10:30
Millennium Foundation Kosovo në kuadër të programit për shkollim të grave në fushën e energjisë, të quajtur Women in Energy / Gratë në Energji, planifikon që më datën 14.03.2019 të organizojë një Sesion Informues lidhur me mundësinë e aplikimit për bursa studimi ne Iowa të SHBA-ve. Bursat do të ofrohen për të mbuluar kostot e plota të studimeve në institucione të akredituara ndërkombëtare akademike, me një fokus të veçantë në fushat e teknologjisë, shkencës, matematikës dhe elektro-teknikës dhe jo vetëm por dhe dege të tjera. MFK me fondet qeveritare amerikane do të sigurojë rreth 25 bursa të plota për periudhën kohore 2019-2021, në vlerë prej rreth 1 milion dollarë. Aktivitet tjera të programit Women in Energy përfshinë 200 pozita gjashtë-mujore të punës të paguar praktike në sektorin e energjisë si dhe grante grave ndërmarrëse. Women in Energy / Gratë në Energji është inicuar dhe mbështetet nga Millennium Foundation Kosovo, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit si dhe sektori privat.
Duke pas parasysh se ne kuadër te universitetit “Ukshin Hoti ” ekzistojnë dege te përshtatshëm për këtë ngjarje dhe ftojmë qe studentet e UPZ të jenë prezentë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi.
Faleminderit për mirëkuptim dhe presim ne përkrahjen tuaj!
