Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR REKTOR TË UNIVERSITETIT "UKSHIN HOTI" NË PRIZREN

16 Prill 2019

UNIVERSITETI "UKSHIN HOTI" PRIZREN

UNIVERSITY ’’UKSHIN HOTI” PRIZREN

KËSHILLl DREJTUES

Në bazë të dispozitave të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës dhe Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti” nr. 04-V-62I, Këshilli Drejtues në mbledhjen e mbajtur me 15.04.2019, mori vendim për të shpallur:

KONKURS

Për Rektor të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

 

  • Të këtë përvojen e dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore dhe gradën, më së paku, të profesorit të asocuar.
  • Të këtë përvojen e dëshmuar, menaxhuese universitare.

Kandidatët për rektor së bashku me kërkesë, duhet t’i paraqesin këto dokumente:

- Biografinë e shkurtër (CV-në);

- Certifikatën e lindjes;

- Kopjen e letërnjoftimit;

- Dëshminë nga gjykata mbi të kaluaren penale;

- Vendimin mbi thirrjen akademike (të noterizuar);

- Diplomat universitare për tri nivelet e studimit (të noterizuar);

- Dëshminë mbi penvojën akademike dhe menaxheriale në arsimin e lartë;

- Vizionin mbi menaxhimin katërvjeqar të universitetit.


Procedura e përzgjedhjes:

• Për pozitën e rektorit, konkurrimi është i hapur për stafin e brendshëm dhe të jashtëm;

• Zgjedhja e Rektorit bëhet në bazë të dispozitave të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikes së Kosovës si dhe nenit 26 dhe 27 te Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët pa asnjë lloj diskriminimi, te cilët i plotësojnë kriteret ligjore të parapara për këtë pozitë.

Dokumentet e kompletuara në kopje fizike dorëzohen çdo dite pune, sa është i hapur konkursi prej orës 9:00 - 15:30 në Zyrën e Personelit nr. 526, Administrata Qendrore;

Adresa: “Ruga e Shkronjave”, pn. 20000, Prizren - Republika e Kosovës.

Aplikacioni i drejtohet Komisionit Profesional, të formuar nga Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Të gjitha dokumentet perveç në kopje fizike, dërgohen edhe në formë elektronike (të skanuara) ne adresën:

[email protected]

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në Ueb-faqen zyrtare të Universitetit, përkatesisht nga data 16.04.2019 deri më 30.04.2019.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS