Kongresi Evropian i Bioteknologjisë EBTNA 2020
18 Shtator 2019
Të dashur profesorë dhe asistentë,
Kemi kënaqësinë ta ndajmë me ju ftesen nga Asociacioni Evropian i Bioteknologjisë për pjesëmarrje në Kongresin Evropian Bioteknologjisë EBTNA 2020.
Ky kongres do të mbahet në Pragë të Republikës Çeke në datat 16-18 Prill 2020. Hollësitë rreth kongresit mund t'i merrni në http://eurobiotech2020.eu.
EBTNA 2020 do të ketë një program shumë interesant shkencor dhe aktivitete atraktive sociale.
Koordinator për Kosovë është Prof. Dr. habil. Bajram Berisha, profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.
