NJOFTIM
02 Tetor 2019NJOFTIM
Njoftohen studentët e interesuar se afati për transferim nga Universitetet e tjera publike në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, fakultetet përkatëse është prej datës 01.10.2019 deri 31 .10.2019.
Kusht për pranimin e studentëve përmes procedurës së transferimit është që ta ketë, së paku, të përfunduar vitin e parë të studimeve, para se të aplikoj.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Kërkesa për transferim;
- Certifikata e notave;
- Dëshmi për vërtetimin e semestrit së paku 2018/2019 apo edhe 2019/20;
- Certifikata e lindjes ;
- ID kartela e studentit;
Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet te jene ne origjinal.
Dokumentacioni dorëzohet vetëm në kopje fizike tek Referenti i Fakultetit përkatës.
Komisioni i Studimeve i Fakultetit përkatës do t'i shqyrtojë kërkesat dhe do t'i njohë notat nga fakulteti paraprak jo më vonë se deri më 15 Nëntor 2019.
Prizren, 01.10.2019
