Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Ofertë për studime dhe hulumtime në Gjermani

18 Tetor 2019

Institucionet e Arsimit të Lartë në Gjermani kanë një gamë të gjerë të ofertave për studime dhe hulumtime.

Ekzistojnë më shumë se 16 000 programe studimore për t’u zgjedhur.

Studentët mund të gjejnë një program studimi, të përshtatshme për interesat e tyre.

Për hulumtuesit shkencor dhe shkencëtarët, Gjermania ofron mundësinë e përfshirjes së tyre në kërkime apo hulumtime të hollësishme.

Në mënyrë që të diplomuarit dhe PostDocs e talentuar të mos heqin dorë nga studimet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, Gjermania ofron një program gjithëpërfshirës të bursave me mbështetje të veçantë për studentët dhe hulumtuesit ndërkombëtarë.

Nëse dëshironi të keni një pasqyrë për ofertat të cilat i ofron DAAD si edhe mbështetjen e organizatave të tjera në lidhje me qëndrimin studimor në Gjermani ju drejtojmë në faqën
www.funding-guide.de

Këtu gjeni informacione lidhur me mundësitë mbështetëse të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik- DAAD, si dhe nga organizatat tjera të përzgjedhura për studentët e huaj, të diplomuarit dhe PostDocs.

Afati i fundit për aplikim për programin Master të të gjitha drejtimeve shkencore është deri më 15 nëntor 2019. Varësisht nga drejtimi, variojnë dhe afatet per dorëzim.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/