Mandati dhe kompetencat e Gjykatës Speciale
25 Nëntor 2019
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) është organizatë rajonale joqeveritare e cila ka shtrirë veprimtarinë e saj në Serbi, Kosovë, Malit të Zi, dhe Bosnje e Hercegovinë. YIHR e kanë themeluar të rinjtë nga këto vende, me dëshirë që të shpeshtojnë pjesëmarrjen e të rinjve në demokratizimin e shoqërisë dhe forcimin e sundimit të ligjit përmes procesit të ballafaqimit me të kaluarën dhe vënien e lidhjeve të reja progresive në rajonin e post-konfliktit të ish-Jugosllavisë.
Te ftuar: Micheal Doyle, Outreach Coordinator.
Solene Moutier, Oitreach Assistant,
Tadeja Novinc, Legal Officer Victimes Participation Office,
Silke Studinskz, Head of the Victims Participations Offoce
Amfiteatër: Ora 10:00, date 27/11/2019. (e Mërkurë).
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR-KS) është duke bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara te Kosovës (Gjykata Speciale), duke organizuar workshope me të rinjtë nga rajone të ndryshme të Kosovës, me qëllim që të informohen për mandatin dhe kompetencat e Gjykatës Speciale.
Të rinjtë do të kenë mundësi te informohen drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (Gjykata Speciale) dhe të bëjnë pyetje në lidhje me autorizimet dhe fushë veprimtarinë e këtij institucioni. Gjatë workshopit do të ketë përkthim simultant për të gjithë pjesëmarrësit, nga gjuha angleze në gjuhën shqipe.
