Njoftim për Studentët
20 Mars 2020
Njoftim për Studentët
Qasje në email-in zyrtar,
Universiteti i “UKSHIN HOTI” Prizren njofton studentët se duke u bazuar në situatën e fundit të shfaqjes së korona virusit dhe duke e parë të nevojshme rëndësinë e vazhdimit të mësimit nga distanca ka krijuar qasjet për të gjithë studentë në emailin zyrtar.
Studentëve i ‘u është krijuar email-i i personalizuar në Google (Gmail) “G Suite for Education”, në mënyrë që të qaseni dhe të vazhdoni mësimin online.
Emailet tuaja janë të formatit, si në shembullin në vijim:
Numri juaj i ID-së: [email protected] - për studentët e nivelit Bachellor,
Numri juaj i ID-së: [email protected] - për studentët e nivelit Master,
kurse fjalëkalimi fillestar i emailit është numri juaj personal i letërnjoftimit.
Shënim: Emaili është i përbërë nga numri i ID.b ose ID.m (e jo numri i letërnjoftimit) dhe shtesa (domain) @uni-prizren.com
Ju lutem, për çdo vështirësi teknike na shkruani në e-mail [email protected] dhe zyra e TI-së e Universitetit do t’u japë përgjigje pyetjeve tuaj, lidhur me çdo gjë që mund të keni të paqartë.
Ju falënderojmë për bashkëpunim!
Me respekt,
Zyra e TI-së
