UDHËZUES PËR REALIZIMIN E AKTIVITETEVE MËSIMORE TË MBETURA TË VITIT AKADEMIK 2019/20 SI PASOJË E PANDEMISË COVID-19
23 Prill 2020
UDHËZUES PËR STRATEGJINË E REALIZIMIT TË AKTIVITETEVE MËSIMORE TË MBETURA TË VITIT AKADEMIK 2019/20 SI PASOJË E PANDEMISË COVID-19
Pas situatës së krijuar si pasojë e Pandemisë Covid-19, Universiteti “Ukshin Hoti” që nga data 23.03.2020 është duke zhvilluar mësimin online.
Përderisa ende nuk dihet kur do të normalizohet situata dhe të liqen kufizimet e vendosura nga institucionet qendrore, universiteti duhet të përfudojë me sukses procesin mësimorë dhe provimet në vitin akademik 2019/2020, në këto rrethana të gjendjes emergjente për shëndetin publik.
Për këtë qellim propozohet, si në vijim:
- Njësitë akademike të analizojnë dhe zhvillojnë “Strategjitë dalëse” të tyre për implementim e aktiviteteve mësimore të mbetura në bazë të specifikave të fakulteteve nga plan programi mësimor sipas këtyre skenarëve :
Skenari I: Kthimi në objekte deri me datën 15 maj, 2020. Një pjesë të aktiviteteve mësimore të mbetura të realizohet nga distanca përmes platformës virtuale, derisa pjesa tjetër e aktiviteteve të zhvillohet në objektet mësimore.
Skenari II: Kthimi në objekte deri me datën 1 qershor, 2020. Një pjesë të aktiviteteve mësimore të mbetura të realizohet nga distanca përmes platformës virtuale gjatë muajit maj (aty ku është e mundur), derisa pjesa tjetër e aktiviteteve të zhvillohet në objektet mësimore gjatë dy javëve të para të muajit qershor 2020.
Skenari III: Kthimi në objekte pas 15 qershor, 2020. Të gjitha aktiviteteve mësimore të mbetura të realizohen nga distanca përmes platformës virtuale duke përdorur praktikat më të mira për lëndën përkatëse me qellim që studentet të njoftohen në mënyrë virtuale me përmbajtjen e kësaj pjese të lëndës.
- Realizimi i skenarëve të sipërpërmendur kërkon që afati i provimeve të qershorit të jetë fleksibil dhe mund të lëvizë sipas nevoje për çdo njësi akademike, por duhet të përfundoj më së largu me 20 korrik, 2020.
- Strategjitë e propozuara duhet të marrin parasysh krijimin e mundësisë që studentet t’i nënshtrohen provimit nga lënda e caktuar duke marr për baze modifikimet në plan program të cilat iu mundësojnë studentëve përfitimin e kompetencave të nevojshme pas përfundimit të nivelit të caktuar të studimit.
Me respekt,
REKTORATI
