Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Thirrje për aplikim: " Shpikjet digjitale në shërbim të mësimit të gjuhëve të huaja?"

04 Qershor 2020

Me mbështetjen e Ambasadës se Francës në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti nga Franca  Epitech organizojnë aktivitetin Hackathon me temën: " Shpikjet digjitale në shërbim të mësimit të gjuhëve të huaja?"

Më 24 dhe 25 Qershor, në Aleancën Franceze të Prishtinës, 28 pjesëmarrës nga 17 deri në 25 vjeç do të punojnë në ekip për të imagjinuar se si do të duket mësimi i gjuhës në të ardhmen, duke marrë parasysh zhvillimet shoqërore dhe përdorimin e teknologjitë dixhitale. Ata duhet të propozojnë një zgjidhje origjinale për këto probleme, duke paraqitur një mundësi zhvillimi të një projekt zhvillimi të aplikacioneve në një prezantim prej 5 minutash.

Juria do të bëjë përzgjedhjen e tre projekteve më të mira të zhvillimit të aplikacionit. Fituesve do t'u ofrohen bursa shuma e të cilave është nga 500 deri në 3000 euro për të studiuar në fushën e  shkencave  kompjuterike në Epitech në nivelin bachelor, ose për të marrë pjesë në trajnime intensive në akademinë e kodimit. Ata gjithashtu do të kenë mundësine të përfitojnë bursa për të mësuar gjuhën frënge në Aleancen Franceze ne Prishtine.

Afati për aplikim : nga 1 deri më 15 qershor, në linkun: https://forms.gle/UggYADHusyQZ88WQ8

Thirrja për aplikim, dhe rregullorja, këtu: https://www.facebook.com/events/2646278185608784/

Kandidatët e interesuar duhet të kenë njuhuri bazike në gjuhë angleze.

Në lidhje me organizatorët:

Aleanca Franceze e Prishtinës, partnere e Ambasadës së Francës, është shkolla më e madhe e gjuhës frënge në Kosovë. Ajo ka për mision promovimin e diversitetit gjuhësor dhe shkëmbimet kulturore midis Kosovës dhe vendeve frankofone.

Epitech është një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë francez në fushën e IT, me 20 kampuse në të gjithë botën. Campus Epitech Ballkan ndodhet në Tiranë. http://epitech.al

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS