Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Konkurs për ndarjen e bursave Universitare për vitin akademik 2018/19

07 Korrik 2020

Këshilli Drejtues i Universitetit "Ukshin Hoti” në mbledhjen e mbajtur me datë: 26.02.2020, duke u bazuar në dispozitat e Statutit të Universitetit nr. 04-V-621 dhe Rregullores nr. 01-218, mori vendim për të shpall:

KONKURS

Për ndarjen e bursave universitare pervitin akademik 2018/19

Përfitues të bursës universitare do të jenë vetëm studentët e Universitetit" Ukshin Hoti” ata të nivelit Beçelor dhe nivelit Master të studimeve, e të cilët duhet t'i plotësojnë kriteret si në vijim:

  • Studentë në njërin prej fakulteteve në Universitetin “Ukshin Hoti”;
  • Studenti të mos ketë vit të përsëritur të studimeve;
  • Ti ketë të përfunduar të gjitha provimet e vitit akademik 2018/19 në afatin e shtatorit;
  • Të ketë notë mesatare të paktën nëntë pikë zero (9.0).

Dokumentacioni për aplikim:

  • Formulari i aplikimit;
  • Pasqyra e notave;
  • Vërtetimin e studentit;
  • Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
  • Numrin e llogarisë bankare.

Lartësia e bursës do të caktohet varësisht nga numri i studentëve përfitues të bursës.

Afati i aplikimit është 07.07.2020 - 21.07.2020.

Dorëzimi i aplikacionit bëhet në Administratën Qendrore- Objekti i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. Për shkak të situatës së pandemisë dhe në respektim të masave ndaj Covid 19, dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në kutinë e vendosur në katin e parë të këtij objekti.

Formularët për aplikim gjenden në faqen zyrtare të Universitetit të Prizrenit:
www.uni-prizren.com

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit