Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR EMËRIMIN, RIEMËRIMIN DHE AVANCIMIN E PERSONELIT AKADEMIK

03 Gusht 2020

Bazuar në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” nr. 04-V-621, Rregulloren nr. 01.111/A për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik si dhe vendimet nr. 01-162 dhe 01-166; Senati i Universitetit, shpall:

KONKURS

PËR EMËRIMIN, RIEMËRIMIN DHE AVANCIMIN E PERSONELIT AKADEMIK

I. FAKULTETI I EKONOMISË

1. Një profesor (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit) për lëndët: Bazat e Marketingut (AB, MN), E-Marketingu (AB dhe MN), Tatimet dhe Vendimmarrja (Ma).

2. Një profesor (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të statutit) për lëndët: Mikroekonomi (AB dhe MN), Bazat e Financës, Analiza Financiare (Ma).

3. Një profesor (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit) për lëndët: Menaxhmenti Komunikues Ndërkulturor, Menaxhimi i Projekteve (AB dhe MN), Sjellja e Konsumatorit, Etika Profesionale (Ma).

4. Një profesor (në përputhje me nenin 173 të Statutit) për lëndët: Organizimi i Ndërmarrjeve, Spss/ Anova – Ekonometria, Makroekonomi (AB dhe MN).

5. Një profesor (në përputhje me nenin 173 të Statutit) për lëndët: Etika në Biznes (AB dhe MN), Menaxhimi i Potencialeve Turistike dhe Analiza Financiare (AB dhe MN).

II. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

1. Një mësimdhënës (në përputhje me nenin 173 të Statutit) për lëndët: Protokollet e Internetit (DS, sem. II, Z), Mësimi i Makinës (DS, sem. III, Z), Zhvillimi i Lojrave DS, sem. V, O), Finite Automata dhe Gjuhët Formale (TIT, sem. V, Z), Algoritmet e Selektuara ( Maser sem. II, O), Tema të Zgjedhura nga Mësimi i Makinës dhe Inteligjenca Artificiale (Master, sem. III, O).

2. Një mësimdhënës (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit) për lëndët: Metodat e Hulumtimit (TIT sem. IV, O), Metodat Kërkimore (DS, sem. IV, O), Metodat Empirike Kërkuese (Master sem. III, O), Inxhinieringu Softuerik dhe menaxhimi i Projekteve (DS sem. III, O), Dizajnimi i Sistemeve të Informacionit (DS sem. IV, Z), IT – Qeverisja (Master sem. III, Z).

III. FAKULTETI JURIDIK

1. Një profesor ( në përputhje me nenin 173 të Statutit) për lëndët: E Drejta Administrative (6 orë), Procedura Administrative (6 orë).

2. Një profesor (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit) për lëndët: E Drejta e Procedurës Penale I (Pjesa e përgjithshme) (6 orë), E Drejta e Procedurës Penale II (Pjesa e posaqme) (6 orë).

3. Një asistent (në përputhje me nenin 174 të Statutit) për lëndët: E Drejta e Procedurës Penale I (Pjesa e përgjithshme) (6 orë), E Drejta e Procedurës Penale II (Pjesa e posaqme) (6 orë), Politika Kriminale, Penologjia, Klinika Penale, Informatika dhe Krimet Kompjuterike.

IV. FAKULTETI I EDUKIMIT

Në gjuhën mësimore shqipe:

1. Një mësimëdhënës (në përputhje me nenin 173 të Statutit) për lëndët: Gjuhë shqipe I për Programin Parashkollor, Gjuhë Shqipe II për Programin Parashkollor.

2. Një mësimdhënës (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit) për lëndët: Metodologji e gjuhës shqipe ( Programi Fillor dhe Parashkollor ); Strategjitë dhe metodat e shkrim leximit ( Programi Fillor ) me plotësim orësh në fakultetin e Filologjisë ( Metodologji e gjuhës dhe Metodologji e letërsisë shqipe )

3. Një mësimëdhënës (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit) për lëndët: Matematika I për Programin Fillor, Matematika II për Programin Fillor; Matematika I për Programin Parashkollor; Matematika II për Programin Parashkollor.

4. Në asistent/te (në përputhje me nenin 174 të Statutit) për lëndët: Matematika I për Programin Fillor, Matematika II për Programin Fillor; Matematika I për Programin Parashkollor; Matematika II për Programin Parashkollor, Metodologji e Mësimit të Matematikës I PF, Metodologji e Mësimit të Matematikës II PF.

5. Një mësimëdhënës (në përputhje me nenin 173 të Statutit) për lëndët: Metodologji e Edukimit Fizik (Programi Fillor), Metodologji e Edukimit Fizik (Programi Parashkollor)

Në gjuhën mësimore turke:

1. Një mësimëdhënës (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit) për lëndët: Teoria e Mësimit; Praktika Pedagogjike II dhe III, Bazat e Hulumtimit në Edukim, Pedagogjia e Edukimit Parashkollor (Programi Fillor dhe Parashkollor).

2. Një mësimëdhënës (në përputhje me nenin 173 të Statutit) për lëndët: Psikologji e Fëmijës (Programi Parashkollor); Hyrje në Psikologji (Programi Fillor); Hyrje në Psikologji (Programi Parashkollor); Psikologji e Edukimit (Programi Fillor).

Në gjuhën mësimore boshnjake:

1. Një mësimëdhënës (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit) për lëndët: Bazat e Shkencave Natyrore me Metodologji I (Programi Fillor); Edukimi Mjedisor (Programi Fillor); Bazat e Shkencave Natyrore me Metodologji  (Programi Parashkollor); Edukimi Mjedisor (Programi Parashkollor).

V. FAKULTETI I FILOLOGJISË

Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe:

1. Një mësimdhënës (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit) për lëndët: Kulturë Gjuhe, Shkrim Akademik, Leksikologji, Sociolinguistikë, Dialektologji e Gjuhës Shqipe, Gjuhësi Indoevropiane, Gjuhësi Ballkanike.

2. Një mësimdhënës (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit) për lëndët: Letërsi Popullore, Letërsi e Vjetër Shqipe, Letërsi për Fëmijë, Letërsi Krahasimtare, Letërsi Botërore I, Letërsi e Sotme I, Letërsi Botërore II, Letërsi e Sotme II.

Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze:

1. Një mësimdhënës (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit) për lëndët: Fonetikë dhe Fonologji, Morfologji e Gjuhës Angleze, Anglishte për

Qëllime të Veçanta I dhe II, Anglishte për Qëllime Akademike I dhe II.

2. Një asistent (në përputhje me nenin 174 të statutit) për lëndët: Shkathtësitë e Integruara II, Hyrje në Gjuhësi, Shkrim Akademik, Anglishte për Qëllime Akademike II, Anglishte për Qëllime të Veçanta I dhe II.

Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane:

1. Një mësimdhënës (avancim / riemërim në përputhje me nenin 172 përkatësisht 173 të Statutit) për lëndët: Gramatikë e Gjuhës Gjermane I, Morfologji e Gjuhës Gjermane, Hyrje në Didaktikën e Gjuhëve të Huaja, Metodika dhe Didaktika e Gjuhës Gjermane I, Metodika dhe Didaktika e Gjuhës Gjermane II, Seminari i Didaktikës.

2. Një mësimdhënës (në përputhje me nenin 173 të statutit) për lëndët: Civilizimi dhe Kultura Gjermane I, Civilizimi dhe Kultura Gjermane II, Hyrje në Teknikën e Punës së Studimit të Gjermanistikës, Qytetërim Gjerman (DACHL) Komunikimi Ndërkulturor, Gjuhësi Gjermane I dhe II (Në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze).

VI. FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT

1. Një asistent (në përputhje me nenin 174 të Statutit) për lëndët nga lëmi i agrobiznesit: Projekte në Agrobiznes, BE-ja dhe Politikat e Përbashkëta Bujqësore, Ekonomiks, Çmimet dhe Tregjet e Produkteve Bujqësore, Ekonomia Bujqësore, Menaxhimi i Fermave, Menaxhim Agrobiznesi, Logjistikë e Avancuar në Agrobiznes.

2. Një asistent (në përputhje me nenin 174 të Statutit) për lëndët nga lëmi i biologjisë: Biologjia e Shtazëve, Biologjia e Bimëve, Gjenetika e Pyjeve, Ekologji e Bimëve dhe Gjeobotanikë, Sistematikë dhe Botanikë e Pyjeve, Mikrobiologjia Ekologjike dhe Monitorimi i Mjedisit.

 

I. Kushtet dhe dokumentacioni për aplikim

1. Emërimi i personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Kandidatët të cilët aplikojnë për mësimdhënës duhet të kenë së paku gradën, Doktor i Shkencave (Dr. sc.), si dhe për pozitën e asistentit gradën Master ose Magjistër në fushën përkatëse.

2. Kandidatët të cilët aplikojnë për rizgjedhje asistent duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës, si dhe rizgjedhja e tyre bëhet në përputhje me dispozitat e nenit 174 të statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”.

3. Dokumentacioni për aplikim:

  • Kërkesën dhe CV-në,
  • Kopjen e diplomës përkatëse (për pozitën e mësimdhënësit diploma e tri niveleve të studimeve; ndërsa për pozitën e asistentit dy nivelet e studimit edhe çertifikatën e notave) të noterizuar;
  • Ekstraktin/çertifikatën e lindjes (origjinale) dhe kopjen e letërnjoftimit;
  • Dëshminë nga gjykata mbi të kaluarën penale (origjinale);
  • Kandidatët të cilët janë të punësuar në ndonjë institucion të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës duhet të paraqesin edhe vendimin për zgjedhjen e fundit si dhe raportin mbi vlerësimin e performancës (nëse aplikohet).
  • Dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë;
  • Njohja e gjuhës angleze ose ndonjë gjuhe tjetër është përparësi për aplikantët.

4. Kandidatët që kanë doktoruar, magjistruar ose që kanë mbaruar master jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse nga MASHT-i, në të kundërtën do të konsiderohet e pakompletuar dosja e aplikantit.

5. Në rast se asnjëri prej kandidatëve nuk i plotëson kriteret ligjore për mësimdhënës apo asistent të shpalluar sipas këtij konkursi, atëherë pozita e njëjtë mbetet e paplotësuar dhe procedura e konkursit do të mbyllet deri në rishpalljen eventuale të së njëjtës.

II. Afati dhe mënyra e aplikimit

1. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në ueb-faqe, përkatësisht deri më datën 18.08.2020 në orën 15:00.

2. Paraqitja e dokumenteve bëhet në njësitë përkatëse akademike duke dorëzuar kopjen fizike si dhe të skanuara në CD, të njëjtën në kopje elektronike e dërgoni edhe në e mail-in zyrtar: [email protected] (aplikacioni i dorëzuar vetëm në njërën mënyrë, fizike ose elektronike, nuk shqyrtohet nga komisioni).

3. Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato që janë të pakompletuara apo të parregullta nuk do të pranohen në konkurs (nuk do të shqyrtohen nga komisioni përkatës).

4. Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen zyrtare në këtë adresë: www.uni-prizren.com

III. Procedura e zgjedhjes së kandidatëve dhe e drejta e ankesës

1. Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve sipas këtij konkursi dhe e drejta e ankesës realizohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” dhe dispozitat e rregullores nr. 01.111/A për procedurat përzgjedhëse lidhur me emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik (të cilën mund ta gjeni në faqen zyrtare: https://uni-prizren.com).

 

_________________

Rektor

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas