Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE NË NIVELIN BACHELOR, PËR VITIN AKADEMIK 2020/2021

21 Shtator 2020

KONKURS

PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE NË NIVELIN BACHELOR, PËR VITIN AKADEMIK

2020/2021

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren në bazë kompetencave të përcaktuara sipas nenit 99 të statutit në mbledhjen e mbajtur më 10.09.2020 ka miratuar propozimet e njësive akademike për numrin e studentëve që do të pranohen në vitin akademik 2020/21, dhe ka  miratuar kushtet dhe kriteret për regjistrim në studimet themelore - bachelor.

I. KUSHTET E PËRGJITHSHME

1. Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2020/2021, do të regjistroj  1680 studentë, prej të cilëve 1630 studentë të rregullt dhe 50 studentë me korrespondencë.

2. Në kudër të numrit të përgjithshëm të përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri 204 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpëndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

3. Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, mund të pranohen deri në 3% përkatësisht deri në 48 kandidatë të cilët kanë lindur në vendet jashtë Kosovës (shtetas të huaj dhe nga trojet shqiptare  ), ndërsa shkollimin e mesëm e kanë mbaruar në Republikën e Kosovës, do t’iu nënshtrohen kushteve të njëjta për pranim si kandidatët nga Kosova.

4. Përjashtimisht kushteve të veçanta të përcaktuara për kandidatët si në pikën 2, 3, nëse të njëjtit arrijnë të kualifikohen brenda numrit të paraparë si në pikën 1, atëherë këta kandidatë nuk do të llogariten në kuadër të kuotës së rezervuar.

5. Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.

6. Universiteti nuk do të mundësojë lehtësira për pranim nëse njëri prej kandidatëve binjakë nuk arrin të pranohet në programin e njëjtë apo të ndryshëm me binjakun tjetër.

7. Të drejtë pranimi në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët shkollimin e mesëm e kanë përfunduar në njërën prej shkollave publike apo shkollave private të licencuara në Republikën e Kosovës dhe që e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

8. Në Universitet mund të pranohen edhe kandidatët nga shtetet e tjera në kushte të njëjta konkurrimi me kandidatët nga Kosova.

9. Kandidatët jo-kosovarë konsiderohen kandidatët të cilët shkollimin e mesëm e kanë mbaruar jashtë Kosovës.

10. Vendimi për njohjen dhe për barasvlerën diplomës merret nga MASHT-i,

11. Universiteti do të sigurojë përgatitjen e testeve për provim pranues në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar shkollimin paraprak ose/dhe për të cilën deklarohen paraprakisht në formularin për vetë deklarim, përveç në rastet specifike ku testi do të përgatitet në gjuhën në të cilën zhvillohet programi (psh. në programet e Fakultetit të Filologjisë).

12. Njësitë akademike përkatëse me rastin e aplikimit të kandidatëve nga komuniteti jo-shumicë bëjnë verifikimin e dokumentacionit pedagogjik duke përfshirë dëftesat dhe diplomat në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar shkollimin e mesëm.

13. Deklarimi i rrejshëm në formularin për vetë deklarim, sipas nenit 391 të Kodit Penal (KODI NR. 04/L-082) të Republikës së Kosovës konsiderohet vepër penale.

14. Kandidatët të cilët kanë të regjistruar një program studimi në cilindo nivel të studimit në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren nuk kanë të drejtë konkurrimi në program tjetër studimi në Universitet pa përfunduar studimet në programin ku kanë qenë duke studiuar ose pa u çregjistruar nga programi aktual i studimeve.

15. Kandidatët për pranim si student në Universitetin e Prizrenit në vitin akademik 2020/21 nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet, departament, drejtim apo program.

II. MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE

1. Përzgjedhja e kandidatëve për të gjitha fakultetet do të bëhet sipas kritereve si në vijim:

a) Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës:

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:

- Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë; dhe

- Suksesi në provim pranues deri në 70 pikë.

b) Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe e kanë dhënë me sukses provimin

e maturës:

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:

- Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë;

- Suksesi në maturë deri në 30 pikë; dhe,

- Suksesi në provimin pranues deri në 40 pikë.

c) Provimi pranues hartohet me 100 Pikë ( ku sistemi sipas aplikuesit i konverton në 70 apo 40 pikë)

2. Të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijmë së paku 40% nga numri i        pikëve të parapara për provim pranues.

3. Kandidatët të cilët nuk arrijnë së paku 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të paplotësuara sipas konkursit.

4. Përjashtimisht kushteve të përgjithshme të përcaktuara në paragrafin 2 dhe 3 të pikës III, kandidatët të cilët konkurrojnë sipas kritereve të përcaktuara si në paragrafin 2, 3, të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi  kanë vetëm ata që arrijnë së paku 30% nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues, vendet e lira të cilat mbesin nga pika 2 dhe 3 nuk zëvendesohen.

5. Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues në lëndët mësimore të cilat i caktojnë vetë fakultetet.

6. Fakultetet janë të obliguara që listën e kandidatëve që kanë konkurruar, t’ia dërgojnë Rektoratit të Universitetit dhe ta publikojnë në ueb-faqen e Fakultetit.

Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve të ranguar si të fundit në listën e të pranuarve është i barabartë me kandidatë tjerë jashtë numrit të planifikuar për pranim, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të provimit pranues, e nëse edhe pikët e provimit pranues janë të njëjta atëherë do të merret parasysh suksesi i shkollës mesme.

III. AFATET E KONKURSIT

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, oraret do të jenë si në vijim:

1. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 21.09.2020 deri më 30.09.2020, nga ora 09:00-15:00 (ditë pune) ditën e fundit dokumentet pranohen deri ora 16:00. Provimi pranues do të mbahet më 02.10.2020, duke filluar prej orës 09:00 (shih tabelën me orarin e mbajtjes së provimit pranues).

2. Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo ç’regjistrim nga fakulteti.

3. Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

a) Ekstraktin e lindjes (origjinale) jo me i vjetër se 6 muaj,

b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara ose dublikatë),

c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal, të noterizuar ose dublikalë-Dublikati),

d) Kopjen e letërnjoftimit,

e) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është: smu.uni-prizren.com

j) Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ndërsa pagesa bëhet në bankë,

g) Vendimin mbi njohjen e shkoillimit jashtë vendit.

4. Me rastin e aplikimit, të gjithë kandidatët janë të obliguar që dokumentet e nevojshme si në pikën 3 të këtij neni t’i dorëzojnë në sportelet e fakulteteve.

5. Datat e mbajtjes së provimeve pranuese në fakultetet e ndryshme janë të shpallura si në vijim:

 

Orari i mbajtjes së provimit pranues është:

Më ....................................................

Nr.

Data

Fakulteti

Programi

Prej

Deri

Grupi

1

02.10.2020

Juridik

Juridik

09:00

10:30

RR+K

2

02.10.2020

Ekonomik

Administrim Biznesi

09:00

10:30

RR

3

02.10.2020

Ekonomik

Menaxhment Ndërkombëtar

11:00

12:30

RR

4

02.10.2020

Filologji

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

13:00

14:30

RR

5

02.10.2020

Filologji

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

13:00

14:30

RR

6

02.10.2020

FSHK

Dizajn Softueri

11:00

12:30

RR

7

02.10.2020

FSHK

TIT

13:00

14:30

RR

8

02.10.2020

FSHK

TIT –Tur dhe Bos.

14:30

16:00

RR

9

02.10.2020

Edukim

Program Fillor

09:00

10:30

RR

10

02.10.2020

Edukim

Program Parafillor

11:00

12:30

RR

11

02.10.2020

Edukim

Program Fillor- Bos dhe Tur.

13:00

14:30

RR

12

02.10.2020

Edukim

Prog. Parafillor- Bos dhe Tur.

13:00

14:30

RR

13

02.10.2020

FSHJM

Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisi

11:00

12:30

RR

14

02.10.2020

FSHJM

Agrobiznes

13:30

15:00

RR

Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më 06.10.2020  në ora  12:00 në faqen zyrtare të universitetit.

Afati për ankesa është më:06-07.10.2020  ndërsa shqyrtimi i tyre do të bëhet më 08.10.2020  duke filluar nga ora 09:00.

Ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më së largu me datë 09.10.2020 më së largu ora 16:00

Regjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar do të bëhet nga data 12.10.2020 deri më 16.10.2020 prej orës 10:00-15:00 (shih tabelën e mëposhtme).

Kandidatët të cilët nuk arrinjë të regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbin mundësinë e regjistrimit, andaj ju lutemi që t’i përmbaheni afateve të caktuara.

Nr.

Fakulteti

Departamenti

Data e fotografimit

Ora

1

Juridik

Juridik

12.10-13.10.2020

10:00 - 15:00

2

Ekonomik

Administrim Biznesi

12.10-14.10.2020

10:00 - 15:00

Menaxhment Ndërkombëtar

15.10-16.10.2020

10:00 - 15:00

3

FSHK

T I T (Shq. Tur.Bos.)

12.10 – 14.10.2020

10:00 - 15:00

S D

15.10-16.10.2020

10:00 - 15:00

4

Edukim

Fillor (Shq. Tur. Bos.)

12.10 – 14.10.2020

10:00 - 15:00

Parashkollor (Shq. Tur. Bos.)

15.10 - 16.10.2020

10:00 - 15:00

5

Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

12.10-13.10.2020

10:00 - 15:00

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

14.10-16.10.2020

10:00 - 15:00

6

FSHJM

Agrobiznes

12.10-16.10.2020

10:00 - 15:00

Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

12.10-16.10.2020

10:00 - 15:00

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:

1.Fletëregjistrimin e plotësuar i cili merret me rastin  e regjistrimit;

2.Një  fotografi (formati 4.5 x 6 cm) të cilat duhet të bëhen nga fotograf profesionist;

3.Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin “Ukshin Hoti”,    vitin e parë të studimeve e kanë falas;

4.Pagesa për një semestër për studentët e rregullt që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, është në shumën prej 25€,  për studime me korrespodencë 125€.

Për informata më të hollësishme kandidatët duhet ta vizitojnë ueb-faqen zyrtare:www.uni-prizren.com

I. Numri i studentëve të cilët do të pranohen në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren - sipas programeve është si në tabelën:

Nr.

Fakulteti

Drejtimi

Për studi. të rregullta

Për komunitete 12%

Kandidatet nga jasht RKS-së 3%

Me korrespodencë

Total

1

Fakulteti Juridik

Juridik

163

30

7

50

250

2

Fakulteti Ekonomik

Menaxhment Ndërkombëtar

170

24

6

0

200

3

Fakulteti Ekonomik

Administrim Biznesi

127

18

5

0

150

4

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor

85

12

3

0

100

5

Fakulteti i Edukimit

Programi Parafillor

85

12

3

0

100

6

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor- Bos.

34

5

1

0

40

7

Fakulteti i Edukimit

Programi Parafillor- Bos.

34

5

1

0

40

8

Fakulteti i Edukimit

Programi Fillor- Tur.

34

5

1

0

40

9

Fakulteti i Edukimit

Programi Parafillor- Tur.

34

5

1

0

40

10

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

TIT

153

22

5

0

180

11

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

SD

153

22

5

0

180

12

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

TIT- Bos.

25

4

1

0

30

13

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

TIT- Tur.

25

4

1

0

30

14

Fakulteti i Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

85

12

3

0

100

15

Fakulteti i Filologjisë

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

85

12

3

0

100

16

F.Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit

43

6

1

0

50

17

F.Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Agrobiznes

43

6

1

0

50

Sqarim: Në tabelën e paraqitur me kuota për nxënësit që kanë përfunduar mësimin në gjuhën turke dhe boshnjake, do të merret parasysh gjuha e shkruar në dokumentacionin pedagogjik, dëftesa dhe diploma.

Përjashtim nga vërejtja e lartpërmendur përbëjnë kandidatët të cilët vijnë nga komunat në të cilat nuk organizohet mësimi në këto dy gjuhë. Këta kandidatë duhet ta plotësojnë formularin për vetëdeklarim lidhur me përkatësinë e tyre etnike.

LËNDËT NË PROVIM PRANUES:

1.Fakulteti Juridik: Fillet e së Drejtës, E drejta kushtetuese dhe Gjuhë Shqipe.

2.Programi Administrim Biznesi: Hyrje në ekonomi, Matematikë

3.Programi Menaxhment Ndërkombëtar: Hyrje në ekonomi,  Matematikë

4.Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

5.Programi Gjuhë dhe letërsi Angleze: Gjuhë dhe Letërsi Angleze

6.Programi Fillor: Gjuhë Shqipe-testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

7.Programi Parashkollor: Gjuhë Shqipe- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

8.Programi TIT dhe DS: Kompjuterikë (programim,baza e të dhënave, rrjetet kompjuterike) dhe Matematikë.

9.Programi Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit: Matematikë, Kimi dhe Biologji.

10.Programi Agrobiznesit: Hyrje në Shkencat e Natyrës, Hyrje në Ekonomi dhe Matematikë.

Në Gjuhën Boshnjake:

11.Programi Fillor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

12.Programi Parashkollor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

Në Gjuhën Turke:

13.Programi Fillor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.

14.Programi Parashkollor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/