Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR ANGAZHIMIN E PERSONELIT AKADEMIK NË BAZË TË NEVOJAVE TË NJËSIVE AKADEMIKE PER VITIN AKADEMIK 2020/21

05 Tetor 2020

 

KONKURS

PËR ANGAZHIMIN E PERSONELIT AKADEMIK NË BAZË TË NEVOJAVE TË NJËSIVE AKADEMIKE

Viti akademik 2020/21 Semestri Dimërorë.

Angazhimi me honorar i personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës nr. 03/L-212, dhe Rregulloren e Brendshme nr. 01-17 të datës 28.01.2020

a) Kushtet e përgjithshme për angazhim;

1. Personeli i jashtëm akademik mund të angazhohet në Universitet për një periudhë të caktuar kohore, me qëllim të realizimit të veprimtarisë arsimore e shkencore mbi bazën e një konkursi publik për bashkëpunëtorë të jashtëm (me honorar). Angazhimi nuk nënkupton sipas këtij konkursi themelimin e marrëdhënies së rregullt të punës e as pagesë me automatizëm gjatë periudhës për të cilën angazhohet.

2. Angazhimi me honorar i bashkëpunëtorëve të jashtëm bëhet në mënyrë transparente në përputhje me Rregulloren për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm.

b) Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

- Kërkesa për aplikim dhe CV-ja;

- Çertifikata apo ekstrakti i lindjes;

- Çertifikata penale (vërtetim nga gjykata mbi të kaluarën penale);

- Kopja e diplomës përkatëse e noterizuar nga organi kompetent, (kandidatët që kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet të sjellin edhe vendimin e nostrifikimit të diplomës përkatëse si: bachelor, master, magjistraturë, dhe doktoraturë);

- Kandidatët të cilët aplikojnë për pozitën e asistentit, lektorit apo korepetitorit, duhet të sjellin edhe çertifikatën e notave të studimeve bachelor dhe master;

- Dëshmi për publikime shkencore e profesionale, si dhe informata të tjera specifike shtesë;

- Dëshmi për angazhime në Universitet (nëse kanë qenë të angazhuar më parë) ose në ndonjë institucion tjetër (të akredituar) të arsimit të lartë;

- Kandidatët që nuk kanë shtetësi të Republikës së Kosovës, duhet të sjellin dëshminë e lejeqëndrimit. Nëse nuk kanë qëndrim rezident në Republikën e Kosovës, të sjellin një deklaratë nën betim që nuk janë banorë rezident në Republikën e Kosovës.

- Dëshmia për njohjen e gjuhëve të huaja, (njohja e gjuhës angleze ose e ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi).

· Stafi i rregullt Akademik i universiteteve publike në Republikën e Kosovës të cilët shprehin interesin për angazhim sipas këtij konkursi përveç dokumentacionit të përmendur më lart, duhet të sjellin edhe leje ose konfirmim nga ana e Rektorit të Universitetit prej nga vijnë si dhe dëshminë për vlerësimin e performancës së kandidatit nga institucioni akademik ku ka punuar paraprakisht.

I. FAKULTETI EKONOMIK¹

  1. Një profesor për lëndën: Matematika Afariste (8 orë).
  2. Dy profesorë për lëndën: Anglishtja Afariste I (4+4 orë).
  3. Një profesor për lëndën: Informatika në Biznes (4 orë).
  4. Një profesor për lëndën: Anglishtja Afariste II dhe Gjuhë Angleze III (4+2 orë).
  5. Një profesor për lëndën: Gjuhë Gjermane (Z) (2 orë ligjerata dhe 2 orë ushtrime).
  6. Një profesor për lëndën: Sistemi Informativ në Biznes (6 orë).
  7. Një profesor për lëndën: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore (4 orë).
  8. Një profesor për lëndën: Kërkimet e Tregut (2 orë).
  9. Një profesor për lëndën: Sistemi Informativ i Kontabilitetit (4 orë).
  10. Një profesor për lëndën: Sistemi Informatik i Menaxhmentit (master)(2 orë).
  11. Dy asistentë për lëndën: Matematika Afariste (9+9 orë).
  12. Dy asistentë për lëndën: Anglishtja Afariste I (6+8 orë).
  13. Një asistent për lëndën: Informatika në Biznes (4 orë).
  14. Një asistent për lëndën: Anglishtja Afariste II dhe Gjuhë Angleze III (2+6 orë).
  15. Një asistent për lëndën: Sistemi Informativ në Biznes (3 orë).
  16. Një asistent për lëndën: Qeverisja Korporative (3 orë).
  17. Një asistent për lëndën: Komunikimi në Biznes (Z) (2 orë), Logjistika dhe Distribuimi (3 orë).
  18. Një asistent për lëndën: Kontabiliteti i Tatimeve (6 orë).
  19. Një asistent për lëndën: Sistemi Informativ i Kontabilitetit (6 orë).
  20. Një asistent për lëndën: Kërkimet e Tregut (2 orë).
  21. Një asistent për lëndën: Sistemi Informatik i Menaxhmentit (master)(4 orë).

II. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

a) Në gjuhën mësimore shqipe:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Mekatronikë (Master, Sem. 3, Z, L+U), Rrjetet e Sensorëve pa Tela (Master, Sem. 3, O, L+U);

2. Një mësimdhënës për lëndët: Pajisjet Elektronike (TIT, Sem. 3, O, L+U), IT dhe Ndërmarrësia (SD dhe TIT, Z, Sem. 1, L);

3. Një mësimdhënës për lëndët: Zhvillimi i lojërave (SD, Sem 5, O, L), Inxhinieringu Softuerik dhe Menaxhimi i Projekteve (SD, Sem. 3, O, L), Inxhinieringu Softuerik (TIT, Sem. 3, O, L);

4. Një mësimdhënës për lëndët: Kërkesat në Dizajnimin e Sistemit (TIT, Sem. 3, Z, L+U) Media e Re dhe Multimedia (SD, Sem. 1, Z, L+U);

5. Një mësimdhënës për lëndët: Menaxhimi i Informacionit (TIT, Sem. 5, Z, L+U), Kërkimet Operacionale (DS, Sem. 5, Z, L+U);

6. Një mësimdhënës për lëndët: Parimet e Avancuara të Gjuhës Programuese (Master, Sem. 1, O, L+U), Tema të Zgjedhura nga të Mësuarit e Makinës dhe Inteligjenca Artificiale (Master, Sem. 3, O, L);

7. Dy mësimdhënës për lëndët: Anglishtja për Shkenca Kompjuterike 1 (SD, Sem. 1, Z, L+U); Anglishtja për Shkenca Kompjuterike 1 (TIT, Sem. 1, Z, L+U), Anglishtja për Shkenca Kompjuterike 3 (SD, Sem 3, Z, L+U);

8. Një mësimdhënës për lëndën: Matematika 1 (SD, Sem. 1, O, L);

9. Një mësimdhënës për lëndën: Matematika 1 (TIT, Sem. 1, O, L);

10. Një mësimdhënës për lëndën: Matematika e Avancuar për Shkencat Kompjuterike (Master, Sem. 1, O, L+U);

11. Dy asistentë për lëndët²: Matematika 1 (SD, Sem. 1, O, U), Matematika 1 (TIT, Sem. 1, O, U);

12. Tre asistentë për grup lëndësh: Hyrje në Informatikë (SD, Sem. 1, O, U), IT dhe Ndërmarrësia (SD dhe TIT, Sem. 1, Z, U), Zhvillimi i Lojërave (SD, Sem. 5, O, U), Takime dhe Negociata (SD, Sem. 5, Z, U), Sigurimi i Cilësisë së Softuerit (SD, Sem. 5, Z, U), Tema të Zgjedhura nga të Mësuarit e Makinës dhe Inteligjenca Artificiale (Msc, Sem. 3, O, U).

b) Në gjuhën mësimore turke:

1. Një mësimdhënës për lëndën: Matematika 1 (Sem. 1, O, L+U);

2. Një mësimdhënës për lëndët: Programimi (Sem. 1, O, L), Dizajni dhe Analiza e Orientuar në Objekte (Sem. 3, O, L), Inxhinieringu Softuerik (Sem. 3, O, L), Sistemet e Databazave (Sem. 5, O, L);

3. Një mësimdhënës për lëndët: Anglishtja për Shkenca Kompjuterike I (Sem. 1, Z, L+U), Anglishtja për Shkenca Kompjuterike 3 (Sem. 3, Z, L+U);

4. Një mësimdhënës për lëndët: Teknologji Digjitale (Sem. 1, O, L), Hyrje në Rrjete (Sem. 1, O, L), Metodat e Transmetimit (Sem. 3, O, L), Pajisjet Elektronike (Sem. 3, O, L);

5. Një mësimdhënës për lëndët: Siguria në Rrjetat e IT-së (Sem. 5, O, L), Teknologjitë të IP-ve dhe Rrjetat e Avancuara (Sem. 5, O, L);

6. Një mësimdhënës për lëndët: IT-ja dhe Ndërmarrësia (Sem. 1, Z, L+U), Menaxhimi i Kualitetit (Sem. 5, L);

7. Dy mësimdhënës për lëndët zgjedhore: Bazat e Bartjes së Informacionit (Sem. 1, Z, L+U), Menaxhimi i Informacionit (Sem. 5, L+U), Mjetet për Siguri në Internet (Sem. 5, O, L);

8. Tre asistentë për grup lëndësh: Programimi (Sem. 1, O, U), Dizajni dhe Analiza e Orientuar në Objekte (Sem. 3, O, U), Inxhinieringu Softuerik (Sem. 3, O, U), Sistemet e Databazave (Sem. 5, O, U), Teknologji Digjitale (Sem. 1, O, U), Hyrje në Rrjete (Sem. 1, O, U), Metodat e Transmetimit (Sem. 3, O, U), Pajisjet Elektronike (Sem. 3, O, U), Siguria në Rrjetat e IT-së (Sem. 5, O, U), Teknologjitë të IP-ve dhe Rrjetat e Avancuara (Sem. 5, O, U), Mjetet për Siguri në Internet (Sem. 5, O, U), Menaxhimi i Kualitetit (Sem. 5, Z, U).

c) Në gjuhën mësimore boshnjake:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Teknologji Digjitale (Sem. 1, O, L), Siguria në Rrjetet e IT-së (Sem. 5, O, L), Mjetet për Siguri në Internet (Sem. 5, O, L);

2. Një mësimdhënës për lëndët: Programimi (Sem. 1, O, L), Sistemet e Databazës (Sem. 5, O, L);

3. Një mësimdhënës për lëndën: Matematikë 1 (Sem. 1, O, L+U);

4. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në Rrjete (Sem. 1, O, L), Teknologjitë të IP-ve dhe Rrjetat e Avancuara (Sem. 5, L);

5. Një mësimdhënës për lëndën: Anglishtja për Shkenca Kompjuterike 1 (Sem. 1, Z, L+U);

6. Dy mësimdhënës për lëndët zgjedhore: Bazat e Bartjes së Informacionit (Sem. 1, Z, L), IT-ja dhe Ndërmarrësia (Sem. 1, Z, L), Menaxhimi i Informacionit (Sem. 5, L), Menaxhimi i Kualitetit (Sem. 5, L);

7. Tre asistentë për grup lëndësh: Teknologji Digjitale (Sem. 1, O, U), Siguria në Rrjetet e IT-së, Mjetet për Siguri në Internet (Sem. 5, O, U), Programimi (Sem. 1, O, U), Sistemet e Databazës (Sem. 5, O, U), Hyrje në Rrjete (Sem. 1, O, U), Teknologjitë të IP-ve dhe Rrjetat e Avancuara (Sem. 5, O, U), Bazat e Bartjes së Informacionit (Sem. 1, Z, U), IT-ja dhe Ndërmarrësia (Sem. 1, Z, U), Menaxhimi i Kualitetit (Sem. 5, U), Menaxhimi i Informacionit (Sem. 5, U).

III. FAKULTETI JURIDIK

1. Një profesor për lëndën: Mjekësia Ligjore (6 orë).

2. Një profesor për lëndët: Gjuhë angleze I (Juridike), alternative Gjuhë Gjermane I, Gjuhë Frënge I.


IV. FAKULTETI I EDUKIMIT

a) Në gjuhën mësimore shqipe:

  1. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë shqipe I, (Programin Fillor);
  2. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze I, (Fillor dhe Parashkollor)
  3. Një mësimdhënës për lëndët: Metodologjia e Mësimit të Matematikës II, Lojrat Matematikore;
  4. Një mësimdhënës për lëndën: Dramatizimi dhe Shfaqja me Kukulla;
  5. Një mësimdhënës për lëndën: Metodologjia e Arteve Figurative;
  6. Një asistent për: Lëndët Psikologjike;
  7. Një asistent për lëndët: Metodologjia Edukimit Gjithëpërfshirës, Strategjitë e Edukimit Parashkollor;
  8. Një asistent për lëndën: Metodologji e Arteve Figurative;

b) Në gjuhën mësimore turke:

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze I (Programi Fillor), Gjuhë angleze I-(Programi Parashkollor);

2. Një mësimdhënës për lëndët: Histori Kombëtare;

3. Një mësimdhënës për lëndët: Metedologji e Gjuhës Turke (Programi Fillor), Metedologji e Gjuhës Turke (Programi Parashkollor);

4. Një mësimdhënës për lëndët: Lojrat Matematikore (Programi Parashkollor);

5. Një mësimdhënës për lëndët: Metodologji e Edukimit Fizik (Programi Fillor), Metodologji e Edukimit fizik (Programi Parashkollor);

6. Një mësimdhënës për lëndët: Metodologji e Shkencave Shoqërore (Programi Fillor);

7. Një mësimdhënës për lëndët: Metodologji e Arteve Figurative (Programi Fillor);

8. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e Shkencave Natyrore me Metodologji I (Programi Fillor);

c) Në gjuhën mësimore boshnjake:

  1. Dy mësimdhënës për lëndët: Gjuhë boshnjake I (Programi Fillor), Gjuhë boshnjake I për (Programi Parashkollor), Metodologji e Gjuhës Boshnjake (Programi Fillor), Metodologji e Gjuhës Boshnjake (Programi Parashkollor);
  2. Një mësimdhënës për lëndët: Historia e Letërsisë Kombëtare, (Programi Fillor);
  3. Dy mësimdhënës për lëndët: Matematika I (Programi Fillor), Matematika I (Programi Parashkollor), Metodologji e Mësimit të Matematikës II (Programi Fillor), Lojërat Matematikore (Programi Parashkollor);
  4. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë Angleze I (Programi fillor), Gjuhë Angleze I (Programi Parashkollor);
  5. Një mësimdhënës për lëndët: Histori Kombëtare, (Programi Parashkollor);
  6. Një mësimdhënës për lëndën: Metodologji e shkencave shoqërore;
  7. Një mësimdhënës për lëndët: Metodologji e Edukimit Fizik, (Programi Fillor); Metodologji e Edukimit Fizik, (Programi Parashkollor);
  8. Një mësimdhënës për lëndën: Metodologji e Arteve Figurative, (Programi Fillor);
  9. Një mësimdhënës për lëndën: Praktikë Pedagogjike III (6 javë), (Programi Fillor);
  10. Një mësimdhënës për lëndën: Praktikë Pedagogjike III (6 javë), (Programi Parashkollor);
  11. Një mësimdhënës për lëndët: Strategjitë e Edukimit Parashkollor, (Programi Parashkollor), Dramatizimi dhe Shfaqjet me Kukulla, (Programi Parashkollor);

V. FAKULTETI I FILOLOGJISË

a) Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe:


1. Një mësimdhënës për lëndët: Letërsi romantike I, Eseistikë;

2. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze I, Gjuhë angleze III;

3. Një asistent për lëndët: Kulturë dhe qytetërim shqiptar, Letërsi botërore I, Letërsi krahasimtare, Eseistikë, Letërsi romantike I;

4. Një asistent për lëndët: Hyrje në shkencën e letërsisë, Letërsi popullore, Letërsi moderne I, Letërsi e sotme I;

5. Një asistent për lëndët: Hyrje në gjuhësi; Histori e gjuhës standarde, Morfologji e gjuhë shqipe I, Sintaksë e gjuhës shqipe I, Gjuhë shqipe I –(programi i gjuhës angleze).

6. Një asistent për lëndët: Praktikum i gjuhës shqipe, Shkrim akademik, Dialektologji e gjuhës shqipe, Morfologji historike;

7. Një asistent për lëndët: Gjuhë angleze I, Gjuhë angleze III.


b) Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze:


1. Një mësimdhënës për lëndët: Analizë teksti dhe Shkathtësi prezantimi;

2. Një mësimdhënës për lëndët: Sintaksë e gjuhës angleze II dhe Hyrje në gjuhësi;

3. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhësi e aplikuar dhe Shkrim kreativ;

4. Një mësimdhënës për lëndët: Histori dhe qytetërim britanik;

5. Një asistent për lëndët: Anglishte për qëllime të veçanta II, dhe Përkthim shqip-anglisht;

6. Një asistent për lëndët: Shkathtësi prezantimi dhe Analizë teksti;

7. Një asistent për lëndët: Hyrje në studimet e letërsisë dhe Letërsi viktoriane;

8. Një asistent për lëndët: Të kuptuarit e poezisë dhe Shekspiri;


c) Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane:


1. Një mësimdhënës për lëndën: Letërsia gjermane II;

2. Një mësimdhënës për lëndët: Hyrje në teknikën e punës së studimit të gjermanistikës;

3. Një asistent për lëndët: Praktikë gjuhe III, Gjuhë e sotme gjermane.

 

VI. FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT

1. Një mësimdhënës për lëndën mësimore: Matematikë (6 orë ligjërata);

2. Një mësimdhënës për lëndën mësimore: Sociologji Rurale (2 orë L, dhe 4 orë U);

3. Një mësimdhënës për lëndën mësimore: Gjuhë Angleze I (2 orë L, 4 orë U);

4. Një mësimdhënës për lëndën mësimore: Kimi e Përgjithshme dhe Organike I (3L, 4U);

5. Një mësimdhënës për lëndën mësimore: Biologji e Bimëve (3 orë L);

6. Një mësimdhënës për lëndën mësimore: Fizikë (3 orë L);

7. Një mësimdhënës për lëndën mësimore: GIS për analizën e peizazhit (3 orë L, 2 U);

8. Një mësimdhënës për lëndën mësimore: Kimi e Pyjeve (3 orë L, 2 orë U);

9. Një mësimdhënës për lëndën mësimore: Kontabilitet (3 orë L);

10. Një asistent për lëndën mësimore: Matematikë (8 orë U);

11. Një asistent për lëndën mësimore: Fizikë (4 orë U);

Dokumentacioni dorëzohet në kopje fizike në fakultetet përkatëse nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në objektet e Universitetit “Ukshin Hoti”, adresa: “Rruga e Shkronjave”, nr. 1, 20000 Prizren. Të drejtë aplikimi, pa asnjë diskriminim, kanë të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kriteret ligjore dhe të konkursit.

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në faqen e Universitetit respektivisht deri më: 20.10.2020. Publikimi i listave me kandidatët e përzgjedhur bëhet në faqen zyrtare të Universitetit “Ukshin Hoti”.

Procedura e përzgjedhjes së personelit të angazhuar dhe afati i ankesave është e paraparë në Rregulloren nr. 01-17, të datës 28.01.2020; të cilën mund ta gjeni në: www.uni-prizren.com

Vërejtje: Lëndët janë të specifikuara, si: obligative (O), dhe zgjedhore (Z).

Të gjitha ato lëndë zgjedhore, për të cilat nuk plotësohet numri minimal i studentëve për formimin e grupeve sipas Rregullores, do të anulohen, prandaj Universiteti “Ukshin Hoti” paraprakisht u bënë të ditur kandidatëve se përzgjedhja e tyre për lëndë zgjedhore nuk nënkupton doemos angazhimin e tyre për këtë semestër.

Njësitë Akademike dalin me njoftime zyrtare rreth lëndëve zgjedhore.

· Obligohen të gjithë kandidatët që ti përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe udhëzimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me masat për mbrojtjen nga virusi.

 

____________________________

Rektor

Prof. asoc. dr Ismet Temaj



¹ Për lëndët zgjedhore (Z) nëse nuk formohet grupi nuk do të implementohen

² Vërejtje: për këtë pikë kandidatët duhet të kenë të përfunduar Matematikën Shkencore.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Universiteti i Prizrenit"

Qasja - SMU (SEMS)

Qasja - SMU (SEMS)

SEMS