Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin Master, për vitin akademik 2020/2021

22 Tetor 2020

 

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren në mbledhjen e mbajtur me 12.10.2020 mori vendim që të shpallë:

KONKURS

PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE MASTER, PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021

1. Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në studimet postdiplomike - master për vitin akademik 2020-2021 do të regjistrojë 185 studentë.

2. Nga numri i përgjithshëm i përmendur më lart, duke u bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHT, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP) do të regjistroj deri në 12% përkatësisht deri 22 studentë të rregullt nga komunitetet jo-shumicë. Kuota deri në 12% do të shpërndahet në programet e studimit në proporcion me numrin e përgjithshëm të studentëve që do të pranohen.

I. KUSHTET E PËRBASHKËTA TË KONKURSIT

1. Në studimet master mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet bachelor apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë. Studentët e Universitetit të Prizrenit të cilët në studimet bachelor kanë arritur notën mesatare 8.0 e më lartë, mund të regjistrohen drejtpërdrejt në studime master.

2. Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në një program studimi, mund të konkurrojnë për regjistrim në studimet master në një program tjetër. Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademik mund të caktojë provime diferenciale të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë së programit me studimet themelore të kandidatit. Kandidatët do të kenë më së shumti deri në pesë provime diferenciale të cilave do t’iu nënshtrohen para komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga këshilli i njësisë akademike përkatëse.

3. Kandidatët të cilët kanë të regjistruar një program studimi në cilindo nivel të studimit në kuadër të universitetit, nuk kanë të drejtë konkurrimi në një program tjetër studimi në UUHP pa përfunduar studimet në programin ku janë duke vijuar studimet ose pa u çregjistruar nga programi aktual i studimeve. Kandidatët për pranim si studentë të UUHP-së në vitin akademik 2020-21 nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet, drejtim apo program.

II. PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE

Do të bëhet në përputhje me dispozitat e Statutit të Universitetit dhe Rregullores nr. 01-494 për Përcaktimin e Kritereve për Studime Master

1. Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:

-Suksesi në studimet themelore deri në 30 % të pikëve;

-Suksesi në provim pranues deri në 70 % të pikëve;

2. Studentët e Universitetit të Prizrenit të cilët në studimet bachelor kanë arritur notën mesatare 8.0 e më lartë, mund të regjistrohen drejtpërdrejt në studime master. Përzgjedhja e kandidatëve deri te numri i paraparë me konkurs bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve bachelor, ndërsa studentët me pikë të barabarta me notën 8.0 të Universitetit në rast të plotësimit të numrit me notë të njëjtë i nënshtrohen provimit pranues.

3. Studentët që kanë studiuar në Universitete dhe kolegje të tjera shtetërore apo private, ata pavarësisht notës mesatare do të seleksionohen pasi që janë përzgjedhur kandidatët që kanë studiuar në Universitetin e Prizrenit, dhe që i kanë plotësuar kriteret e parapara. Në rastet kur numri i kandidatëve të paraqitur është më i vogël se numri i shpallur me konkurs atëherë mund të pranohen edhe studentë me notë mesatare nën 8.0 por ata do t'i nënshtrohen provimit pranues dhe kualifikues, mbi bazën e kritereve, të cilat i përcakton Fakulteti përkatës.

4. Të drejtë konkurrimi kanë gjithashtu edhe kandidatët të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës. Në raste të tilla kandidati duhet të sjellë vendimin mbi nostrifikimin e diplomës.

5. Të drejtë pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë minimumi 40% ( për ata aplikues që do ti nënshtrohen provimit pranues) nga numri i pikëve të parapara për provim pranues, deri në plotësimin e vendeve të kërkuara me konkurs. Kandidatët të cilët nuk e arrijnë pragun e kalueshmërisë nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të pa plotësuara sipas konkursit.

6. Nëse numri i pikëve te disa kandidatë të ranguar si të fundit në listën e të pranuarve është i barabartë me kandidatë tjerë jashtë numrit të planifikuar për pranim, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të provimit pranues, e nëse edhe pikët e provimit pranues janë të njëjta atëherë do të merret parasysh suksesi i studimeve themelore. Në qoftë se edhe suksesi është i njëjtë atëherë përparësi do të kenë kandidatët e gjinisë femërore. Fakultetet janë të obliguara që listën e kandidatëve, të cilët kanë konkurruar, t’ia dërgojnë Rektoratit të universitetit dhe ta publikojnë në ueb-faqen zyrtare.

7. Njësitë akademike fillimisht shpallin rezultatet preliminare, në bazë të të cilave rezultate kandidatët që nuk janë pranuar fitojnë të drejtën e ankesës dhe vetëm pas shqyrtimit të ankesave dalin listat përfundimtare të cilat në asnjë rast nuk duhet të tejkalojnë numrin total të vendeve të shpallura në konkurs. Kandidatët që gjenden në fund të listës së të pranuarve sipas rezultateve preliminare nuk e kanë të garantuar vendin deri në përfundim të afatit të ankesave.

III. AFATET E KONKURSIT

Paraqitja e dokumenteve bëhet prej: 26.10.2020 - 04.11.2020 nga ora 09:00 deri 15:00 (çdo ditë përjashtuar të dielen) ditën e fundit aplikacionet pranohen deri ora 16:00.

Për aplikim kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:

-Fletë aplikacioni i plotësuar i cili shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti;linku për aplikim:http://www.uni-prizren.com

-Ekstraktin e lindjes (origjinale).

-Diplomën origjinale (orgjinal, të noterizuar ose duplikatë-Duplikati) ose certifikatën e diplomimit.

-Pasqyrën e notave në studimet themelore, (përjashtuar kandidatët që studimet baçelor i kanë kryer në UUHP).

-Kandidatët me rastin e aplikimit paguajnë 2.50 euro (fletëpagesa shkarkohet nga interneti me rastin e aplikimit).

-(ju lutem gjatë aplikimit plotësoni saktësisht të dhënat personale dhe informata tjera sepse me këto informata do të kontaktojë universiteti me studentët sidomos email-adresa ku ju do të njoftoheni për çdo aktivitet të universitetit në relacionin Aplikues-Student-Universitet)

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit të semestrit do të paguajnë tarifat e shkollimit sipas UA 17/2014 të datës 06.05.2014

Provimi pranues do të mbahet më 06.11.2020:

-Fakulteti Ekonomik- Administrim Biznesi 06.11.2020 ora 13:00

-Fakulteti Ekonomik-Kontabilitet dhe Auditim 06.11.2020 ora 15:00

-Fakulteti i Shkencave Kompjuterike- Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi 06.11.2020 ora 13:00

Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më 09.11.2020.

Afati për ankesa është më: 09-10.11.2020, ndërsa shqyrtimi i tyre do të bëhet më 11.11.2020.

Rezultati përfundimtar më: 12.11.2020.

IV. REGJISTRIMI I KANDIDATËVE TË PRANUAR PAS SHPALLES SË REZULTATEVE

Fotografimi dhe regjistrimi i studentëve të pranuar:

-Fakulteti Ekonomik- Administrim Biznesi: 13-19.11.2020 prej orës 09:00-15:00

-Fakulteti Ekonomik-Kontabilitet dhe Auditim: 13-19.11.2020 prej orës 09:00-15:00

-FSHK - Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi: 13-19.11.2020 prej orës 09:00-15:00

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

-Fletëregjistrimin e plotësuar

-Dy fotografi formati 6x4

-Fletëpagesën (e cila shkarkohet nga interneti) në shumën prej 150 euro për një semestër. Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste.

Luteni që ti përmbaheni afatit të lartshënuar, në rast të lëshimit të këtyre afateve përgjegjësia bie mbi kandidatin për mosrespektim të tij.

 

Njësia Akademike

Programi

Vende të lira

Kandidatë nga komunitetet jo-shumicë

UA 09/2016

12%

Totali

FAKULTETI I EKONOMISË

Administrim Biznesi

70

10

80

FAKULTETI I EKONOMISË

Kontabilitet dhe Auditim

53

7

60

FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

Shkencat Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi

40

5

45

 

V. KUSHTET E VEÇANTA PËR APLIKIM SIPAS FAKULTETEVE

1. Kontabilitet dhe Auditim :

Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në:

- Fakultetin e Ekonomisë,

2. Administrim Biznesi :

Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këto fakultete-programe:

-Fakultetin e Ekonomisë,

-Fakultetin e Juridikut,

-Fakultetin e Shkencave Politike,

-Fakultetin e Agrobiznesit.

3. Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi:

Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këtë drejtime:

- Shkenca Kompjuterike,

- Telekomunikacion,

- Mekatronikë,

- Elektronikë,

- Informatikë Ekonomike,

- Matematikë Kompjuterike

- Matematikë- Informatikë, Teknologji-Informatikë.

Për mënyrën e organizimit të provimit pranues dhe lëndët nga të cilat do të mbahet provimi, obligohen dekanët e njësive akademike të dalin me njoftimet zyrtare dhe atë më së largu deri 3 ditë para provimit.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit