Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONKURS PËR ANGAZHIMIN E PERSONELIT AKADEMIK NË BAZË TË NEVOJAVE TË NJËSIVE AKADEMIKE

15 Janar 2021

KONKURS

PËR ANGAZHIMIN E PERSONELIT AKADEMIK NË BAZË TË NEVOJAVE TË NJËSIVE AKADEMIKE

Viti akademik 2020/21 semestri veror

Angazhimi me honorar i personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Ligjin e Punës së Republikës së Kosovës nr. 03/L-212, dhe Rregulloren e brendshme nr. 01-17 të datës 28.01.2020.

a) Kushtet e përgjithshme për angazhim:

  • 1. Personeli i jashtëm akademik mund të angazhohet në Universitet për një periudhë të caktuar kohore, me qëllim të realizimit të veprimtarisë arsimore e shkencore mbi bazën e një konkursi publik për bashkëpunëtorë të jashtëm (me honorar).  Angazhimi nuk nënkupton sipas këtij konkursi themelimin e marrëdhënies së rregullt të punës e as pagesë me automatizëm gjatë periudhës për të cilën angazhohet.
  • 2. Angazhimi me honorar i bashkëpunëtorëve të jashtëm bëhet në mënyrë transparente në përputhje me Rregulloren për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm.

b) Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Kërkesa për aplikim dhe CV-ja;
  • Çertifikata apo ekstrakti i lindjes;
  • Çertifikata penale (dëshmi nga gjykata mbi të kaluarën penale);
  • Kopja e diplomës përkatëse e noterizuar nga organi kompetent, (kandidatët që kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet të sjellin edhe vendimin e nostrifikimit të diplomës përkatëse si: bachelor, master, magjistraturë, dhe doktoraturë);
  • Kandidatët të cilët aplikojnë për pozitën e asistentit, lektorit apo korepetitorit, duhet të sjellin edhe çertifikatën e notave të studimeve bachelor dhe master;
  • Dëshmi për publikime shkencore e profesionale, si dhe informata të tjera specifike shtesë;
  • Dëshmi për angazhime në Universitet (nëse kanë qenë të angazhuar më parë) ose në ndonjë institucion tjetër (të akredituar) të arsimit të lartë;
  • Kandidatët që nuk kanë shtetësi të Republikës së Kosovës, duhet të sjellin dëshminë e lejeqëndrimit. Nëse nuk kanë qëndrim rezident në Republikën e Kosovës, të sjellin një deklaratë nën betim që nuk janë banorë rezident në Republikën e Kosovës.
  • Dëshmia për njohjen e gjuhëve të huaja, (njohja e gjuhës angleze ose e ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi).

· Stafi i rregullt akademik i Universiteteve Publike në Republikën e Kosovës të cilët shprehin interesin për angazhim sipas këtij konkursi përveç dokumentacionit të përmendur më lart, duhet të sjellin edhe leje ose konfirmim nga ana e Rektorit të Universitetit prej nga vijnë si dhe dëshminë për vlerësimin e performancës së kandidatit nga institucioni akademik ku ka punuar paraprakisht.

I. FAKULTETI EKONOMIK[1]

  1. Një mësimdhënës për lëndën: Makroekonomi (bsc. AB sem 2, 4 orë).
  2. Një mësimdhënës për lëndët: Makroekonomi (bsc. MN sem 2, 4 orë) dhe Sistemi informativ në biznes (bsc. AB sem 4, 2orë.
  3. Një mësimdhënës për lëndët: Kontabiliteti menaxherial (bsc. AB sem. 6, 2 orë) dhe Raportimi financiar II (bsc.AB sem. 6, 2orë).
  4. Një mësimdhënës për lëndët: Financat ndërkombëtare (bsc. MN sem.4 L+U, 3+1 orë) dhe Komunikimi i tregut (bsc. MN sem. 4, 1 orë).
  5. Një mësimdhënës për lëndët: Anglishtja afariste 2, (bsc. AB sem 2, 2 orë) dhe Anglishtja afariste 2, (bsc. AB sem 4, 2 orë).
  6. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë gjermane 1 (bsc. MN sem 2, 2L+2U dhe Gjuhë gjermane 2 (bsc. MN sem 4, 2L+1U) = 4L+3U.
  7. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë turke 2 (bsc. MN sem 4 2L+1U dhe Gjuhë tuke 3 (bsc. MN sem 6, 2L+1U) = 4 orë L+2 orë U.
  8. Një asistent për lëndët: Analiza financiare (bsc. AB sem 6, 6 orë) dhe Sistemi informativ në biznes (bsc. AB, sem 4, 2 orë).
  9. Një asistent për lëndën: Raportimi financiar 2 (bsc. AB sem 6 U, 6 orë).
  10. Një asistent për lëndën: Kontabiliteti financiar i avancuar (msc. AB sem 2, 4 orë)[2].
  11. Një asistent për lëndët: Biznesi ndërkombëtar- projekti (bsc. MN sem 6, 6 orë) dhe Komunikim i tregut (Bsc. MN sem 4) 2 orë.
  12. Një asistent për lëndët: Ekonomiksi menaxherial (msc. AB sem 2, 4 orë) dhe Aftësitë menaxheriale (msc. AB sem 2, 2 orë)[3].
  13. Një asistent për lëndët: Anglishtja afariste 2 (bsc. AB sem 2, 2 orë dhe Anglishtja afariste 2 (AB sem 4, 1 orë).

II. FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

a) Në gjuhën mësimore shqipe:

1. Dy mësimdhënës për lëndët: Matematika diskrete (SD sem II, O, TIT sem II, O, msc. sem II Z; L).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Teknologjia e gjuhëve (msc. sem II Z, L+U), Algoritmet e përzgjedhura (msc. sem II, O, L+U).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Anglisht për shkenca kompjuterike II (DS sem II, Z, L+U), Anglisht për shkenca kompjuterike II, (TIT sem II, Z, L+U).

4. Një mësimdhënës për lëndët: Interaksioni njeri – kompjuter (Z, sem II, SD, L).

5. Një mësimdhënës për lëndët: Senzorët dhe interfejesët (O, sem II, TIT, L), Mikrokontrollerët (O, sem. IV, TIT, L).

6. Një mësimdhënës për lëndët: Kompjutimi mobil (SD sem. VI, O, L), Sistemet e shpërndara (SD sem. IV, O, L).

7. Tre asistentë për grup lëndësh.

8. Dy asistentë për lëndët: Matematika diskrete (SD sem. II, O, TIT, sem. II, O, Msc sem. II, Z, U).

b) Në gjuhën mësimore turke:

1. Një mësimdhënës për lëndën: Matematika diskretet (sem. II, O).

2. Një mësimdhënës për lëndën: Metodat e hulumtimit (sem. IV, O).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Algoritmet dhe struktura e të dhënave, Teknologjia, TCP/IP, Cloud Computing, Përmbajtja dinamike e ueb inxhinjeringut (sem. II, O, sem. IV, O, sem VI, O, sem VI, O).

4. Një mësimdhënës për lëndët: Senzorët dhe interfejesi, Mikrokontrollerët, Arkitektura e sistemeve dhe sistemet operative, Autentifikim dhe kriptografi (sem. II, O, sem IV, O, sem II, O, sem. IV, O).

5. Një mësimdhënës për lëndët: Konceptet e telekomunikimit mobil (sem VI, O).

6. Një mësimdhënës për lëndët: Anglisht për shkenca kompjuterike II (sem. II, Z), Anglisht për shkenca kompjuterike IV, (sem. IV, Z).

7. Një mësimdhënës për lëndën: E-biznesi, Ndërveprimi njeri- kompjuter (sem. II, Z, sem. IV, Z).

8. Tre asistentë për grup lëndësh.

c) Në gjuhën mësimore boshnjake:

1. Një mësimdhënës për lëndën: Matematika diskrete (sem. II, O).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Senzorët dhe interfejesët, Mikrokontrollerët (sem. II, O, sem. IV, O).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Algoritme dhe strukturat e të dhënave, Cloud Computing (sem. II, O, sem. VI, O).

4. Një mësimdhënës për lëndën: Përmbajtja dinamike e ueb inxhinjeringut (sem. VI, O).

5. Një mësimdhënës për lëndën: E- biznesi (sem. II, Z, L).

6. Një mësimdhënës për lëndët: Arkitektura e sistemeve dhe sistemet operative, Hyrje në ueb teknologjitë dhe gjuhët, Konceptet e telekomunikimit mobil (sem. II, O, sem. II, Z, sem VI, O).

7. Një mësimdhënës për lëndën: Anglisht për shkenca kompjuterike II (sem. II, Z).

8. Tre asistentë për grup lëndësh.

III. FAKULTETI JURIDIK

1. Një mësimdhënës për lëndën: Informatika dhe krimet kompjuterike ( 6 orë L).

2. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë angleze – juridike 2 (3 orë L).

3. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë gjermane 2 (3 orë L).

4. Një mësimdhënës për lëndën: Penologji ( 2 orë L).

5. Një mësimdhënës për lëndën: Politika dhe administrata publike (2 orë L).

6. Një asistent për lëndën: E drejta romake ( 8 orë U).

7. Një asistent për lëndët: E drejta penale 2, dhe E drejta e mediave ( 3 orë U).

8. Një asistent për lëndën: E drejta e procedurës administrative (8 orë U).

9. Një asistent për lëndët: Politika dhe administrate publike, E drejta ndërkombëtare e punës, Teoria dhe praktika parlamentare, dhe Planifikimi hapsirorë (4 orë U).

IV. FAKULTETI I EDUKIMIT

a) Në gjuhën mësimore shqipe:

  1. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë shqipe II (programi fillor).
  2. Një mësimdhënës për lëndën: Matematikë II (programi parashkollor).
  3. Një mësimdhënës për lëndët: Metodologji e arteve figurative, Punë dore me modelim.
  4. Një asistent për lëndën: Bazat e hulumtimit në edukim.
  5. Një asistent për lëndën: Edukim gjithëpërfshirës me metodologji.
  6. Një asistent për lëndën: Metodologji e arteve figurative.
  7. Një asistent për lëndët: Psikologji edukimi, Vështirësitë në të nxënit, Puna me fëmijë të talentuar.
  8. Një asistent për lëndët: TIK në edukim fillor, Tik në edukim parashkollor.

b) Në gjuhën mësimore turke:

  1. Një mësimdhënës për lëndët: TIK në edukim fillor, TIK në edukim parashkollor.

2. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e arsimit muzikor me metodologji (programi fillor), Bazat e arsimit muzikor me metodologji (programi parashkollor).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Punë dore me modelim (programi parashkollor).

4. Një mësimdhënës për lëndët: Metodologji e arteve figurative (programi parashkollor).

5. Një mësimdhënës për lëndët: Edukimi mjedisor – programi fillor, Edukimi mjedisor (programi parashkollor).

c) Në gjuhën mësimore boshnjake:

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë boshnjake II për programi fillor (O) Gjuhë boshnjake II për programin parashkollor (O).
  2. Një mësimdhënës për lëndën: Strategjitë dhe metodat e shkrim- leximit, programi fillor (O).
  3. Një mësimdhënës për lëndën: Metodika e letërsisë, (programi parashkollor) (Z).
  4. Një mësimdhënës për lëndët: TIK në programin fillor (O), TIK në programin parashkollor (O).
  5. Një mësimdhënës për lëndët: Matematika II për programin fillor (O), Matematika II për programin parashkollor (O).
  6. Një mësimdhënës për lëndët: Filozofi e edukimit (programi fillor) (O), Filozofi e edukimit (programi parashkollor) (O), Historia e arsimit kombëtar (Z).
  7. Një mësimdhënës për lëndët: Metodologji e arteve figurative (programi parashkollor) (O), Punë dore me modelim (programi parashkollor) (O).
  8. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze II (programi parashkollor) (Z), Gjuhë angleze për mësues (programi fillor) (Z).

V. FAKULTETI I FILOLOGJISË

a) Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Letërsi e vjetër (O), Folklor arbëresh (Z).

2. Një mësimdhënës për lëndët: Letërsi për fëmijë (O), Letërsi antike (Z).

3. Një mësimdhënës për lëndët: Gjuhë angleze II, Gjuhë angleze IV.

4. Një mësimdhënës për lëndën: Psikologji (Z).

5. Një asistent për lëndët: Letërsi e vjetër, Letërsi antike (Z).

6. Një asistent për lëndët: Teori e letërsisë, Letërsi për fëmijë.

7. Një asistent për lëndët: Letërsi romantike II, Letërsi moderne II, Letërsi e sotme II, Letërsi botërore II.

8. Një asistent për lëndët: Fonetikë e gjuhës shqipe, Gjuhë shqipe II (dega e gjuhës agleze).

9. Një asistent për lëndët: Kulturë gjuhe, Leksikologji e gjuhës shqipe, Gjuhësi indoevropiane, Sociolinguistikë, Psikolinguistikë.

10. Një asistent për lëndët: Stilistikë e gjuhës shqipe, Fonetikë historike, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe.

11. Një asistent për lëndët: Gjuhë angleze II, Gjuhë angleze IV (dega e gjuhës shqipe).

b) Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Sintaksë I, Të nxënit e gjuhës së parë dhe të dytë.

2. Një mësimdhënës për lëndët: Histori e gjuhës angleze, Përkthim anglisht – shqip, Testimi dhe vlerësimi.

3. Një asistent për lëndën: Romanticizëm.

4. Një asistent për lëndën: Histori e gjuhës angleze.

c) Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane:

1. Një mësimdhënës për lëndët: Letërsia gjermane III, Seminar në shkencën e letërsisë.

2. Një mësimdhënës për lëndët: Sintaksë e gjuhës gjermane, Hyrje në didaktikën e gjuhëve të huaja.

3. Një asistent për lëndën: Praktikë gjuhe IV, Gjuhë e sotme gjermane; (B 1/2).

VI. FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT

1. Një mësimdhënës për lëndën: Prodhim shtazor (3 orë L dhe 4 orë U).

2. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë angleze 2 (2 orë L, dhe 4 orë U).

3. Një mësimdhënës për lëndën: Kimi e përgjithshme dhe organike 2 (3 orë L).

4. Një mësimdhënës për lëndën: Pedologjia e pyjeve ( 2 orë L dhe 4 orë U).

5. Një mësimdhënës për lëndën: Informatikë (2 orë L).

6. Një mësimdhënës për lëndën: Gjuhë angleze ( 2 orë L dhe 4 orë U).

7. Një asistent për lëndën: Kimi e përgjithshme dhe organike 2 ( 4 orë U).

8. Një asistent për lëndën: Informatikë (4 orë U).

9. Një asistent për lëndën: Bazat e statistikës (4 orë U).

Dokumentacioni dorëzohet në kopje fizike në fakultetet përkatëse nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në objektet e Universitetit “Ukshin Hoti”, adresa: “Rruga e Shkronjave”, nr. 1, 20000 Prizren. Të drejtë aplikimi, pa asnjë diskriminim, kanë të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kriteret ligjore dhe të konkursit.

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në faqen e Universitetit respektivisht deri më: 29.01.2021. Publikimi i listave me kandidatët e përzgjedhur bëhet në faqen zyrtare të Universitetit “Ukshin Hoti” .

Procedura e përzgjedhjes së personelit të angazhuar dhe afati i ankesave është e paraparë në Rregulloren nr. 01-17, datë: 28.01.2020; të cilën mund ta gjeni në: www.uni-prizren.com

Vërejtje: Lëndët janë të specifikuara, si: obligative (O), dhe zgjedhore (Z).

Të gjitha ato lëndë zgjedhore, për të cilat nuk plotësohet numri minimal i studentëve për formimin e grupeve sipas Rregullores, do të anulohen, prandaj Universiteti “Ukshin Hoti” paraprakisht u bënë të ditur kandidatëve se përzgjedhja e tyre për lëndë zgjedhore nuk nënkupton doemos angazhimin e tyre për këtë semestër.

Njësitë Akademike dalin me njoftime zyrtare rreth lëndëve zgjedhore.

Luten të gjithë kandidatët që ti përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe udhëzimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me masat për mbrojtjen nga virusi


[1] Për lëndët zgjedhore (Z) nëse nuk formohet grupi nuk do të implementohen

[2] Asistenti për lëndën Kontabilitet financiar i avancuar duhet të ketë gradën shkencore dr. i shkencave ose kandidat i regjistruar në studime doktorale.

[3] Asistenti për lëndën Ekonomiksi menaxherial dhe Aftësitë menaxheriale duhet të ketë gradën shkencore dr. i shkencave ose kandidat i regjistruar në studime doktorale.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit