Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: rektorati@uni-prizren.com (Rektorati)

Projekti KSV/801 Mbështetja e Bashkimit Evropian për Rikualifikimet Profesionale dhe Profesionet në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (“ESVET PRO”)

18 Janar 2021

FTESË

Prezantimi i Raportit Fillestar të Projektit

Projekti KSV/801- Mbështetja e Bashkimit Evropian për Rikualifikimet Profesionale dhe Profesionet në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (“ESVET PRO”) financuar nga Bashkimi Evropian, kam kënaqësinë të ju ftojë në ngjarjen e prezantimit të raportit fillestar të projektit. Kjo ngjarje do të mbahet të martën, më 26 janar 2021, nga ora 14:00 -16:00 nëpërmjet platformës ZOOM. Detajet e kycjes do t'ua dërgojmë gjatë ditëve në vijim.

Qëllimi i Projektit ESVET PRO është që të kontribuojë në zhvillimin e një sistemi të arsimit dhe aftësimit që bazohet në cilësi, është gjithëpërfshirës dhe i përgjegjshëm, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Agjencia e Luksemburgut për Zhvillim të Bashkëpunimit.

Kjo ngjarje i ka dy objektiva kryesore:objektivi i parë është që ta prezantojë progresin që e ka arritur Projekti gjatë fazës fillestare, dhe t’i ndajë me ju aktivitetet që parashihen në të ardhmen; dhe objektivi i dytë është që t’i identifikojë dhe t’i mbledhë propozimet për ndër-veprim dhe bashkëpunim nga projektet e tjera, nga akterët e AAP-së, ndërmarrjet private, OJQ-të dhe individët të cilët janë të interesuar të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të AAP-së në Kosovë.

Gjuha që do të përdorët gjatë kësaj ngjarje është anglishtja me përkthim simultan në gjuhën shqipe.

Draft agjenda e ngjarjes është bashkangjitur për informim tuajin. Ju lutemi ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj, si dhe ta shpërndani këtë ftesë tek kolegët tuaj para të hënës, më 25 janar 2021, duke e dërguar një e-mail në blond.gerqari@luxdev.lu

Besoj sinqerisht se do të jepni një kontribut pozitiv dhe shpresoj të shihemi në këtë ngjarje. Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje shtesë.

Në pritje të pjesëmarrjes tuaj.

 

Linku i takimit: https://zoom.us/j/98379242248?pwd=eitXNVRxQjFPbThvOHhWKzF4WlBkdz09

ID i takimit: 983 7924 2248
Kodi për kyçje: 2021

Ju falenderojmë paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj dhe mirëpresim bashkëpunimin tuaj në të ardhmen me Projektin ESVET PRO.

 

Sinqerisht i Juaji,

Daniele Cristian PASSALACQUA
Chief Technical Adviser (CTA) KSV/801 - Kosovo
+383 (0)45 300 916
www.luxdev.lu | Facebook: @LuxDevHQ
<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit