Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

KONSTITUOHET KËSHILLI DREJTUES I UNIVERSITETIT “UKSHIN HOTI” NË PRIZREN

08 Korrik 2014

Mbështetur në dispozitat e Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, më 13.06.2014, është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues, në bazë të dinamikës së paraparë të Zgjedhjeve të Përgjithshme në këtë universitet.  Me këtë rast është zgjedhur edhe Kryesuesi dhe zv.Kryesuesi i KD-së së UPZ-së. Me votat e të gjithë anëtarëve të KD-së, Prof. Dr. Abdulla Aliu është zgjedhur Kryesues ndërsa, Dr. Sc. Bekim Gashi, zv.Kryesues. Kryesuesi i KD-së së UPZ-së, e vlerësoi shumë të rëndësishme konstituimin e organit më të lartë drejtues të universitetit, dhe theksoi se do të punoj me përkushtim në zhvillimin e këtij universiteti. Ai shtoi se në ditët në vijim do të caktohet agjenda e mbledhjes së ardhshme dhe do të kryejnë të gjitha detyrat që i takojnë Këshillit Drejtues.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të zgjedhur nga Senati i UPZ-së: Prof. Ass. Dr. Hysni Terziu, Prof. Ass. Dr. Malush Mjaku, Prof. Ass. Dr. Shkelqim Millaku dhe Mynaver Mujo.

Anëtarët e caktuar nga MASHT: Prof. Dr. Abdulla Aliu, Prof. Dr. Abdullah Zejnullahu, Dr. Sc. Bekim Gashi.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/