Lajme

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Vizitë e suksesshme në disa universitete të Turqisë

08 Korrik 2014

Një grup prej profesorësh dhe studentësh të Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit kanë qëndruar në një vizitë studimore 5-ditore në Universitetin Trakia nga Edirne – Turqi, me ftesë të këtij universiteti. Të gjithë studentët kanë ndjekur një seminar në Fakultetin e Edukimit dhe në fund të seminarit janë pajisur edhe me certifikata. Ndërsa, u. d. rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini,  e ka nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Unionit të Universiteteve të Ballkanit dhe së bashku edhe me Universitetin e Trakias, Çanakkale Onsekiz Mart University, Namik Kemal University, Kurklareli University, University of Zenica and International University of Novi Pazar, Universitetin Shtetëror të Tetovës, tani është themelues i këtij Unioni Ballkanik edhe Universiteti ynë. Kjo është një marrëveshje e rëndësisë së veçantë dhe një mundësi që së bashku edhe me universitete tjera ballkanike të harmonizojnë planet dhe veprimet për ngritjen e cilësisë të studimeve, të organizojnë bashkarish vizita studimore, konferenca ndërkombëtare dhe aktivitete tjera të rëndësishme për rritjen e cilësisë së studimeve dhe ofrimin e njohurive më të reja nga fushat përkatëse studimore.

Gjatë kësaj vizite, edhe Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Bekim Berisha ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësisë së veçantë me Odën e Tregtisë dhe Industrisë të Edirnes - ETSO për sistemimin e studentëve të studimeve Master në kontabilitet dhe auditim në kompanitë e Turqisë për kryerjen e punës praktike. Me këtë marrëveshje parashihet që studentët e Fakultetit Ekonomik të kryejnë pjesën praktike nëpër kompani të ndryshme të cilët pas kthimit janë të obliguar që këto përvoja t’i prezantojnë dhe t’i përcjellin edhe tek studentët tjerë.

Ndërkaq, me këtë marrëveshje parashihet që studentët e Fakultetit Ekonomik të marrin pjesë në të gjitha konferencat, seminaret apo simpoziumet të cilat do t’i organizojë Oda e Tregtisë dhe Industrisë - ETSO në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga këto takime.

Të gjitha shpenzimet e akomodimit dhe pjesëmarrjes si në punën praktike nëpër kompani po ashtu edhe nëpër konferenca, seminare dhe simpoziume do t’i mbulojë Oda e Tregtisë dhe Industrisë - ETSO.

Gjithashtu, si rezultat i kësaj vizite është arritur edhe marrëveshja me Fakultetin Ekonomik të Universitetit Trakia për zhvillimin e bashkëpunimit, këmbimit të stafit akademik dhe të studentëve si dhe përfshirja e të dy fakulteteve në projektet “MEVLANA”. Së shpejti pritet edhe draftimi i këtyre marrëveshjeve dhe më pas edhe nënshkrimi formal i tyre.

Nga ana e Rektorit dhe Sekretarit të Përgjithshëm është realizuar vizita edhe në Universitetin e Yalovës, Universitetin e Balikiserit dhe Universitetin Sabahatin Zaim ku është realizuar takimi me rektorët e këtyre universiteteve dhe është diskutuar për bashkëpunimin në të ardhmen.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Një histori e shkurtër rreth Prizrenit"

Qyteti  i Universitetit të Prizrenit

Qyteti i Universitetit të Prizrenit