Urimi i Rektorit të UPZ, Prof. Dr. Ramë Vataj për Ditën e Çlirimit të Prizrenit dhe Ditën e Paqes
12 Qershor 2015
Urimi i Rektorit të UPZ, Prof. Dr. Ramë Vataj për Ditën e Çlirimit të Prizrenit dhe Ditën e Paqes
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, studentëve dhe të gjithë qytetarëve u uron Ditën e Çlirimit të Prizrenit dhe Ditën e Paqes. Kjo është ditë e madhe në historinë më të re të Kosovës, sepse me të është kurorëzuar liria e vendit tonë nga okupatori serb, si rezultat i luftës së lavdishme çlirimtare , e cila ishte ëndërr e shumë gjeneratave që u sakrifikuan dhe ranë heroikisht për këtë ditë. Tani na mbetet që të punojmë fuqishëm në ndërtimin e vendit tonë në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të gjithë atyre që ranë për këtë ditë.
Urime Ditën e Çlirimit të Prizrenit dhe Ditën e Paqes.
Me nderime
Prof. Dr. Ramë Vataj
Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
