Urimi i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren për Muajin e Ramazanit
18 Qershor 2015
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe i gjithë stafi i këtij Universiteti, të gjithë besimtarëve mysliman ju uron fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë. Ky muaj i shenjtë shërben për shprehjen e përkushtimit dhe devotshmërisë e solidaritetit ndaj njëri tjetrit. Synimi i Muajit të Ramazanit është edhe pastrimi nga veset negative.
Qoftë i lehtë për ju ky muaj agjërimi!
Sinqerisht,
Prof. Dr. Ramë Vataj
Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
