Urimi i Rektorit Vataj për festën e Fitër Bajramit
16 Korrik 2015
Urimi i Rektorit Vataj për festën e Fitër Bajramit
|
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, të gjithë studentëve profesorëve, punëtorëve të administratës së Universitetit dhe gjithë qytetarëve të besimit islam ju uron festën e Fitër Bajramin, me lutjet për paqe, shëndet dhe begati në familjet e tyre. Gjithashtu atyre që kanë agjëruar ju uron përfundimin e Ramazanit dhe pranim të agjërimit nga ana e Perëndisë. Le të shërbej kjo festë që të bashkohemi dhe të ia zgjasim dorën njëri-tjetrit dhe të reflektojmë në detyrimet që kemi ndaj njëri-tjetrit dhe për shoqërinë në përgjithësi. Urime festën e Fitër Bajramit! Me respekt, Prof. Dr. Ramë Vataj Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren |
