NJOFTIM
09 Nëntor 2015NJOFTIM
Të nderuar studentë,
Me anë të këtij njoftimi lajmëroheni se bazuar në vendimin e datës 19.10.2015, lëshuar nga Senati gjegjësisht kryesuesi i Senatit rektor Prof.dr. Ramë Vataj, në mbledhjen e mbajtur me 16.10.2015, me numër reference nr.300, paraqitja e provimeve për afatin shtesë të Nëntorit për studime baçellor është dashur të filloj me 26.10. 2015 dhe përfundoj me 30.10.2015, por për shkaqe të vonesave të vendosjes së notave ne SMS nga ana e profesorëve, ky afat i paraqitjes së provimeve është shtyrë dhe do të filloj nga data 11 Nëntor 2015 deri me 13 Nëntor 2015.
Gjithashtu ju njoftojmë se ky afat shtesë është aprovuar për t’a fituar kushtin për vitin vijues akademik 2015-2016.
Me respekt,
Përparim Avdullahu
Koordinator i Shërbimit Përkrahës dhe Mbështetës i Studentëve
