Njoftim për bursa
02 Mars 2016Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani dhe Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, kanë shpallë konkurs për dhënien e bursave për vajzat që vijojnë studimet në vitin e 2-të dhe të 3-të në Universitetin Publik të Kosovës.
Në link , mund të gjeni shpalljen e konkursit dhe formën e aplikimit dhe ju lutemi që t´i njoftoni studentet e Universitetit të Prizrenit me këtë mundësi.
Të gjitha studentet, mund të njoftohen për dokumentacionin që u nevojitet edhe nëpërmes web faqes së Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani www.union-business.de dhe web faqes së Odës Ekonomike Gjermano Kosovare www.oegjk.eu
Për çdo informacion shtesë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.
