KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE BACHELOR, PËR VITIN AKADEMIK 2016/2017
11 Korrik 2016KONKURS
PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE BACHELOR, PËR VITIN AKADEMIK 2016/2017
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore- Bachelor, në afatin e parë për vitin akademik 2016/2017, do të pranojë 1330 studentë nga të cilët 159 studentë nga radhët e komuniteteve pakicë.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Republikën e Kosovës dhe në shtete tjera.
Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti ”Ukshin Hoti” rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.
Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të përmendur më lart, universiteti do të rezervojë të drejtën për regjistrimin e studentëve që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).
Bazuar në UA nr.09/2016 MASHT, Universiteti “Ukshin Hoti” do të rezervojë deri në 12% nga numri total i studentëve, për komunitetet pakicë, të cilët do të shpërndahen në mënyrë proporcionale, sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve, për secilin fakultet veç e veç.
Universiteti nuk do t’u mundësojë lehtësira për pranim nëse njëri prej kandidatëve binjakë nuk do të arrijë të pranohet në programin e njëjtë, apo të ndryshëm, me binjakun tjetër.
Në Universitet do të pranohen edhe studentë nga shtete të tjera, me automatizëm në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, gjithsej 14 (katërmbëdhjetë studentë).
Kandidatë joshtetas të Kosovës, konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollën e mesëm jashtë Kosovës, dhe shtetasit e huaj. Këta kandidatë me rastin e aplikimit, duhet ta dorëzojnë edhe nostrifikimin e diplomës nga institucionet përkatëse. Njohja (nostrifikimi) i diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë.
Deklarimi i rrejshëm në formularin për vetëdeklarim, konsiderohet vepër penale sipas nenit 391 të Kodit Penal (KODI NR.04/L-082) të Republikës së Kosovës.
Çdo kandidat mund të konkurrojë vetëm në një program. Studentët aktual të universitetit nuk mund të riaplikojnë në ndonjë program tjetër.
MËNYRA E APLIKIMIT DHE ZGJEDHJA E KANDIDATËVE. Kandidatët duhet ta plotësojnë formularin e aplikimit-ONLINE, nga faqja zyrtare e universitetit www.uni-prizren.com duke printuar aplikacionin së bashku me fletëpagesën.
APLIKIMI ONLINE
Kandidatët nuk mund t’i dorëzojnë dokumentet nëse paraprakisht nuk kanë aplikuar online dhe nuk e kanë bërë pagesën. Dokumentet e kërkuar sipas konkursit, dorëzohen në fakultetet përkatëse.
Zgjedhja e kandidatëve bëhet sipas këtyre kritereve:
1. Kandidatët që kanë diplomë të shkollës së mesme, por që nuk iu kanë nënshtruar provimit të maturës, si dhe kandidatët të cilët nuk e kanë kryer shkollën e mesme në Republikën e Kosovës:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100:
- Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme dhe
- Deri në 70% të pikëve mund të arrihen nga provimin pranues.
2. Kandidatët që posedojnë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe që e kanë kaluar me sukses provimin e matures:
Numri maksimal i pikëve sipas suksesit dhe provimit pranues është 100:
- Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga suksesi në shkollën e mesme ;
- Deri në 30% të pikëve mund të arrihen nga provimi i matures, dhe
- Deri në 40% të pikëve mund të arrihen nga provimi pranues.
Do të pranohen vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues. Kandidatët të cilët nuk arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të lira sipas konkursit.
Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues më së shumti në tri lëndë mësimore, të cilat i caktojnë vet fakultetet.
Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve është i barabartë, zgjedhja do të bëhet në bazë të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse pikët përsëri do të jenë të barabarta, atëher merret suksesi nga lëndët e ngushta profesionale..
Komisionet janë të obliguara që tërë ranglistën e kandidatëve sipas pikëve t’ia dërgojnë rektoratit të universitetit.
Për aplikim kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
- -Certifikatën e lindjes (origjinale).
- -Letërnjoftimin fotokopje.
- -Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme(origjinale).
- -Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme dhe dëftesën e maturës (origjinal).
- -Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.
- -Fletëaplikacionin së bashku me pagesën prej 2.50 €.
Shtetasit e huaj, që nuk e kanë mbaruar shkollën e mesëm në gjuhën shqipe, përveç dokumenteve të lartcekura, duhet të paraqesin edhe dëshmin mbi njohjen e gjuhës shqipe.
Vërejtje: Ju njoftojmë se dokumentet origjinale nuk mund t’i tërhiqni deri në diplomim. Prandaj, ju lutemi, fotokopjoni dhe vërtetoni te noteri dokumentet për nevojat tuaja në të ardhmen.
AFATET E KONKURSIT:
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 12.07.2016 deri më 16.07.2016, nga ora 10:00-15:00. Provimi pranues do të mbahet më 18-19.07.2016, duke filluar prej orës 09:00 (shih tabelën me orarin e mbajtjes së provimit pranues).
Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen provimit pranues duhet të kenë me vete një dokument identifikues (letërnjoftimin , pasaportën, patent shoferin). Gjatë kohës së mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë. Kandidatët duhet të respektojnë dispozitat e kodit të etikës në të kundërtën do të sanksionohen.
Orari i mbajtjes së provimit pranues është:
Më 18-19.07.2016
|
Nr. |
Data |
Fakulteti |
Programi |
Prej |
Deri |
Grupi |
|
1 |
18.07.2016 |
Juridik |
Juridik |
09:00 |
10:30 |
RR |
|
2 |
18.07.2016 |
Ekonomik |
Administrim biznesi |
09:00 |
10:30 |
RR |
|
3 |
18.07.2016 |
Ekonomik |
Menaxhment Nderkombetar |
11:00 |
12:30 |
RR |
|
4 |
18.07.2016 |
Filologji |
Gjuhe dhe Letersi Shqipe |
09:00 |
10:30 |
RR |
|
5 |
18.07.2016 |
Filologji |
Gjuhe dhe Letersi Gjermane |
09:00 |
10:30 |
RR |
|
6 |
18.07.2016 |
Filologji |
Gjuhe dhe Letersi Angleze |
09:00 |
10:30 |
RR |
|
7 |
19.07.2016 |
FSHK |
Dizajn Softueri |
09:00 |
10:30 |
RR |
|
8 |
19.07.2016 |
FSHK |
Teknologji Informative |
11:00 |
12:30 |
RR |
|
9 |
19.07.2016 |
Edukim |
Program Fillor |
09:00 |
11:00 |
RR |
|
10 |
19.07.2016 |
Edukim |
Program Parafillor |
11:00 |
12:30 |
RR |
|
11 |
18.07.2016 |
FSHJM |
Agrobiznes |
13:30 |
14:30 |
RR |
|
12 |
18.07.2016 |
FSHJM |
Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisi |
13:30 |
14:30 |
RR |
Regjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar do të bëhet nga data 26.07.2016 deri më 29.07.2016 prej orës 10:00-15:00 (shih tabelën).
Kandidatët të cilët nuk arrinjë të regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbin mundësinë e regjistrimit, andaj ju lutemi që t’i përmbaheni afateve të caktuara.
|
Nr. |
Fakulteti |
Departamenti |
Data e fotografimit |
Ora |
|
1 |
Juridik |
Juridik |
26 - 29.07.2016 |
10:00 - 15:00 |
|
2 |
Ekonomik |
Administrim Biznesi |
26 - 27.07.2016 |
10:00 - 15:00 |
|
Menaxhment Nderkombetar |
28 - 29.07.2016 |
10:00 - 15:00 |
||
|
3 |
FSHK |
T I T |
26 - 27.07.2016 |
10:00 - 15:00 |
|
S D |
28 - 29.07.2016 |
10:00 - 15:00 |
||
|
4 |
Edukim |
Parashkollor |
26 - 27.07.2016 |
10:00 - 15:00 |
|
Fillor |
28 - 29.07.2016 |
10:00 - 15:00 |
||
|
5 |
Filologjise |
Gjuhe dhe Letersi Shqipe |
26.07.2016 |
10:00 - 15:00 |
|
Gjuhe dhe Letersi Gjermane |
27.07.2016 |
10:00 - 15:00 |
||
|
Gjuhe dhe Letersi Angleze |
28.07.2016 |
10:00 - 15:00 |
||
|
6 |
FSHJM |
Agrobiznes |
26 - 27.07.2016 |
10:00 - 15:00 |
|
Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit |
28 - 29.07.2016 |
10:00 - 15:00 |
Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar i cili merret me rastin e regjistrimit;
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm) të cilat duhet të bëhen nga fotograf profesionist;
3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin “Ukshin Hoti”, vitin e parë të studimeve e kanë falas;
4. Pagesa për një semestër për studentët e rregullt që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, është në shumën prej 25€, për studime me korrespodencë 125€.
Për informata më të hollësishme kandidatët duhet ta vizitojnë ueb faqen zyrtare:www.uni-prizren.com
I.Numri i studentëve të cilët do të pranohen në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren - sipas programeve është si në tabelën:
|
Nr. |
Fakulteti |
Drejtimi |
Te rreg.
|
Me korrespodence
|
Per komunitete
|
Total |
|
1 |
Fakulteti Juridik |
Juridik |
220 |
0 |
26 |
220 |
|
2 |
Fakulteti Ekonomik |
Menaxhment Nderkombetar
|
200 |
0 |
24 |
200 |
|
3 |
Fakulteti Ekonomik |
Administrim Biznesi |
250 |
0 |
30 |
250 |
|
4 |
Fakulteti i Edukimit |
Programi Fillor |
100 |
0 |
12 |
100 |
|
5 |
Fakulteti i Edukimit |
Programi Parafillor |
80 |
0 |
10 |
80 |
|
6 |
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike |
TIT |
100 |
0 |
12 |
100 |
|
7 |
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike |
SD |
100 |
0 |
12 |
100 |
|
8 |
Fakulteti i Filologjise |
Gjuhe dhe Letersi Shqipe |
60 |
0 |
7 |
60 |
|
9 |
Fakulteti i Filologjise |
Gjuhe dhe Letersi Angleze |
60 |
0 |
7 |
60 |
|
10 |
Fakulteti i Filologjise |
Gjuhe dhe Letersi Gjermane |
60 |
0 |
7 |
60 |
|
11 |
F.Shkencave te Jetes dhe Mjedisit |
Agrobiznesi |
50 |
0 |
6 |
50 |
|
12 |
F.Shkencave te Jetes dhe Mjedisit |
Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit |
50 |
0 |
6 |
50 |
Sqarim: Në tabelën e paraqitur me kuaota për nxënësit që kanë përfunduar mësimin në gjuhën turke dhe boshnjake, do të merret parasysh gjuha e shkruar në dokumentacionin pedagogjik, dëftesa dhe diploma.
Përjashtim nga vërejtja e lartprmendur përbëjnë kandidatët të cilët vijnë nga komunat në të cilat nuk organizohet mësimi në këto dy gjuhë. Këta kandidatë duhet ta plotësojnë formularin për vetdeklarim lidhur me përkatësinë e tyre etnike.
LËNDËT NË PROVIM PRANUES:
1. Fakulteti Juridik: Fillet e së Drejtës, E drejta Kushtetuese dhe Gjuhë Shqipe.
2. Programi Administrim Biznesi: Hyrje në Ekonomi, Matematikë.
3. Programi Menaxhment Ndërkombëtar: Hyrje në Ekonomi, Matematikë.
4. Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
5. Programi Gjuhë dhe letërsi Angleze: Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
6. Programi Gjuhë dhe Letërsi Gjermane: Gjuhë dhe Letërsi Gjermane.
7. Programi Fillor: Gjuhë Shqipe-testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.
8. Programi Parashkollor: Gjuhë Shqipe- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë.
9. Programi TIT dhe DS:Kompjuterikë (programim, baza e të dhënave, rrjetet kompjuterike) dhe Matematikë.
10. Programi Agrobiznesit: Matematikë, Hyrje në Ekonomi dhe Hyrje në Shkencat e Natyrës.
11. Programi Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit: Matematikë, Kimi dhe Bioligji.
<< prapa